VIP-a të vetmuar

Ernis Çili, Eneda Tarifa, Hygerta SakoÇfarë raporti kanë personazhet të famshëm me vetminë?! Flasin Ernis Çili, Eneda Tarifa, Hygerta Sako

 

“Vetmia rri kaq shumë me mua, sa më është bërë shoqe e pandarë”, kështu nis një këngë e vjetër franceze. Por edhe për disa syresh mund të kthehet në mikeshën besnike që nuk e tradhton kurrë dhe nuk mërzitet prej tradhtive të njeriut, duke u kthyer në shoqen e jetës. 

 

Nga ana tjetër, jo të gjithë e pëlqejnë vetminë. Disa e kanë frikë. Të tjerët e kërkojnë, që të mund të punojnë në artin e tyre. VIP-at shqiptarë rrëfejnë se çfarë ndodh me ta jashtë ekranit. E njëjta dhomë, i njëjti vend ku rri ulur e sheh atë që e njeh shumë mirë edhe me sy mbyllur, raftet, nuancat e perdes, vazon e vjetër në qoshe dhe të gjitha krisjet që duken mbi të. Mund të ekzaltosh resurset e tua, por dhe të trishtohesh pa fund. Kjo s’është gjithmonë një çështje zgjedhjeje.

 

Të gjithë e njohin vetminë. Kanë me të marrëdhënie të veçanta: ditarin, ndjenja të kundërta ose dhe të njëjta. Po personat e famshëm, ata që është e vështirë të ndodhen jashtë vëmendjes së të tjerëve, çfarë raporti kanë me vetminë? Lidhur me argumentin në fjalë, Ernis Çili ndjen vetmi për hir të muzikës. Dikur një frekuentues i rregullt i mjediseve të zhurmshme, tani një kërkues i palodhur qetësie. Çdo ditë e Ernisit është aktive, më e gjatë se vetja dhe me një kolonë zanore gati të përhershme që ia vendosin angazhimet e tij. Por kushdo që e njeh Ernisin, e di që ai do që t’i respektohet hapësira që i lë vetes: një apo dy orë për t’u çlodhur, për të qëndruar vetëm, për të medituar. Atij i pëlqen vetmia. Është një gjendje që Ernisin besimtar e lë të mendojë për Zotin, Ernisin kantautor e mbush me frymëzim, djalin e qetë e ndihmon të gjejë veten. “Unë jam i lidhur me vetminë, vetëm atëherë mund të krijoj. Çdo këngë e kam realizuar në vetmi dhe kam shumë kujtime të bukura nga ajo”. Vetmia e pastër atë nuk e shqetëson, përkundrazi, do të donte ta kishte më shpesh gjatë ditës, ku pak kohë i ngelet të zgjedhë spontanitetin, sepse dita i organizohet sipas zgjedhjeve që ka bërë më parë. Ndonjëherë ndodh ta trishtojë ajo, kur e ndjen në formën e një mungese, të një pranie që s’e mbush, të njerëzve që e rrethojnë, por që nuk janë ata që ai do të shohë. “Jam duke punuar dhe gjithandej ka njerëz, zëra e muzikë, por unë e kam mendjen diku tjetër, diku ku s’mund të jem, mendoj për dikë që atë çast s’është aty dhe kjo më bën të ndihem vetëm. Nëse ka diçka që s’e dua tek vetmia, është kur e shoh me këtë sy”.

 

Këngëtarja e njohur e skenës, Eneda Tarifa, thotë se “e shijon vetminë”. Edhe pse mund të ngjasojë me titullin e një kënge, nuk është e tillë. Po s’jemi shumë larg, se janë fjalët e Eneda Tarifës. Stilit të saj elegant që e ka shfaqur në prezantimet në skenë, i shton diçka të re që i zbulon karakterit: raportin e ngushtë me vetminë. Pa stërhollime, thjesht e pëlqen. “Kam shumë gjëra për t’u marrë me veten dhe vetmia ma mundëson”. Duket si një pikë takimi, që bashkon një veçori të përbashkët të karaktereve të ndryshme njerëzore, por në rastin e saj, ashtu si mund t’u ndodhë edhe artistëve të tjerë, kjo vetmi merr një vlerë më tepër, bëhet katalizator i muzave që gëlojnë, sapo fantazia dhe ndjesitë lirohen nga e përditshmja. Megjithëse e pëlqen, nuk e kërkon vetminë, por rastësisë i lë të lirë çdo rrugë, që kur ta gjejë vetminë diku, t’ia sjellë dhe ajo ta shijojë me ëndjen e vet. I ndodh ndonjëherë të ndihet vetëm edhe mes njerëzve, por e quan këtë si diçka të zakonshme që ndodh sa herë “je me ta, por nuk je me ta”. Është gati e vështirë për të, të kujtojë kur vetmia e ka trishtuar, sepse gjithmonë ka diçka për të bërë, që plotëson me kënaqësi atë gjendje që mjaft të tjerë e barazojnë me trishtimin. Këtë s’e bën aspak me mundim, sepse i vjen natyrshëm një shpirti që lidhjen me vetminë s’e ka të panjohur apo të lodhshme, por relaksuese, të lirë e të dashur.

 

Fanatikët e spektakleve “Miss Albania” duhet të mbajnë mend që, në çastin e parë të fitores së këtij titulli bukurie, kur Hygerta hodhi hapin e parë në rrugën “Njerëz të njohur”, tha mes emocionesh “Uaaa mami!”. Mund të kuptohej që atëherë, se ajo është  një vajzë që ka nevojë për njerëz pranë, por duke biseduar me atë, zbulon se kjo nevojë është më tepër se kaq, dhe kjo përbën mënyrën e jetesës që ajo ka pëlqyer gjithmonë: mes njerëzish, mes zhurmës e gjallërisë. Aty ajo ka ndërtuar që fëmijë raporte të mira me veten, për t’i prishur ato, deri në bezdi e inat me vetminë.  “Edhe plazhi më pëlqen me njerëz, edhe lokalet më pëlqejnë të mbushur plot, edhe rrugët i dua me njerëz”, flet ajo për mjediset, por duke treguar në fakt veçorinë e personalitetit të saj. Mërzisë nuk ia ka nevojën, as në çaste të vështira, kur ka nevojë të reflektojë, sepse e bën këtë për mrekulli mes zhurmës e njerëzve, rëndësi ka që ajo mos të ngelet vetëm me problemet e saj. Hygerta zgjedh të qëndrojë vetëm, thjesht kur ka nevojë të qetësohet, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e ditës është bërë për të, që ta ndajë me njerëz. “Vetminë nuk e dua as brenda vetes, as përreth meje”. Gati fobike, ajo shmang demonin e vetmisë me dritën e familjes e shoqërisë. Mërzia më e vogël e ditës, është për të arsyeja më e fortë për të folur dhe takuar njerëzit e dashur. Kështu, vetmia dhe bukuroshja shihen rrallë dhe ftohtë, nuk duhen fare!

Marre nga Panorama

3 Responses

  1. albertina mulaj Says:

    nuk mund te rrish vetem me vetmin heret a von do te duhet edhe dashuria qa qao

  2. albertina mulaj Says:

    ey je shum e vendosur se mundesh me ndejt e vetmuar po do ta kuptosh se nuk mundesh qao
    qao

  3. albertina mulaj Says:

    ju are very security per esto because ju not live pa love

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.