Mar 11

elvana gjataNje anketim ne internet e nxjerr kengetaren e re shume me lart se emra te tjere pretendente

Sipas një anketimi që ka bërë një sit tepër i klikuar në internet, rezulton që këngëtarja Elvana Gjata të ketë numrin më të madh të votave për femrën më seksi në muzikën shqiptare. Ajo ka lënë pas emra të tjerë të njohur, si Genta Ismaili, Adelina, Zanfina e shumë të tjera. Përpos këtij vlerësimi pozitiv, duket se vetë Elvana në muzikën e saj nuk i mëshon shumë aspektit të pamjes fizike, sepse ajo tashmë është një këngëtare e afirmuar që realizon hite të jashtëzakonshme, që kanë qëlluar në shijet e publikut të kudondodhur. Ndonëse ajo nuk bën pjesë në kategorinë e atyre vajzave që, për hir të komercialitetit, nxjerrin sa më shumë në pah format fizike, sërish Elvana ia ka dalë mbanë që të jetë më e klikuara në anketimin e realizuar, duke u shpallur kësisoj këngëtarja më seksi.

Feb 18

elvana gjataNuk dihet ende se cila do te jete kenga qe Elvana Gjata ka vendosur te beje videoklip, por nje gje eshte e sigurt: javen tjeter do ta shohim kengetaren ne nje version te ri.

Vitin e shkuar, kudo qe te hidhje syte, do perballeshe me Elvana Gjaten, pasi eshte quajtur edhe kengetarja e vitit. Ajo dhe Flori Mumajesi kane realizuar disa kenge te reja dhe kane filluar punen per albumin e ri. Elvana gjithashtu eshte duke u pergatitur per te realizuar nje videoklip te ri, por nuk eshte ai per kengen “Vetem ty te kam”, sic eshte folur ne media. Ne kemi mesuar se videoja e ardhshme e kengetares do te jete e nje kenge te re qe Flori sapo ka perfunduar dhe qe nuk eshte publikuar akoma.

 

Marre nga Korrieri