Sapo dorëzuan 7000 euro për familjet e viktimave në Gërdec, shumë e mbledhur gjatë koncertit të bamirësisë mbajtur në Tetovë
Në një intervistë ekskluzive për “Korrierin”, grupi tetovar “Elita 5” përgënjeshtron lajmin e dhënë në disa të përditshme, lidhur me shumën që arrin rreth 15 milionë lekë të vjetra gjatë koncertit të organizuar për ftesën e NATO-s për anëtarësim. Madje, grupi nga Maqedonia kishte pranuar me shumë kënaqësi ftesën e dhënë, jo vetëm për faktin e ftesës së Shqipërisë në NATO. Arsyeja e vizitës lidhet edhe me shumën e mbledhur për viktimat e Gërdecit, në dy koncertet e bamirësisë të mbajtur në Tetovë. Ata menduan të jepnin kontributin e tyre, duke mbajtur për dy ditë me radhë koncert në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Pas një mungese të gjatë në skenën shqiptare, “Elita 5” ka menduar të rikthehet për publikun e kryeqytetit me një koncert recital, që do të mbahet më 26 prill në Pallatin e Kongreseve. Nga sa mësuam, repertori do të përmbajë baladat dhe këngët më të njohura për publikun shqiptar, të alternuara me këngët më të fundit të grupit. Ndërkaq, djemtë që janë së bashku që prej 20 vjetësh nuk njohin lodhje. Së shpejti do të publikojnë këngën të re.
-Është përfolur se ju keni marrë një shumë të konsiderueshme të hollash, rreth 15 milionë lekë të vjetra, që ishte edhe gjysma e buxhetit për koncertin organizuar për ftesën e anëtarësimit në NATO. Realisht, sa i vërtetë është një fakt i tillë?
“Më vjen shumë keq që një gazetë e përditshme spekulon me shifra që nuk janë reale. Kur na ka ardhur ftesa, ne u gëzuam jashtë mase, për faktin që na kanë vlerësuar si artistë. Mbi të gjitha, ne vijmë nga bota e artit dhe nuk na pëlqen të merremi me shifra dhe nuk na vjen mirë që një e përditshme të na ngatërrojë me çështje politike, pasi ne jemi të hapur për gjitha partitë”.
-Mund të më thoni sa është shuma e të hollave që keni marrë?
“Më lart theksova se, nuk se nuk na pëlqen të merremi me shifra, por për një gjë ju siguroj, që nuk janë aq shumë sa thuhet në media të ndryshme. Aq më tepër që ne sapo dorëzuam 7000 euro të mbledhura për familjet e viktimave në Gërdec. Kështu që qëllimi ynë është shkon më tej se paratë”.
-Kjo është shuma që u mblodh gjatë koncertit të bamirësisë për Gërdecin?
“Bëhet fjalë për dy koncerte që u mbajtën në Pallatin e Kongreseve në Tetovë, në të cilët patëm të ftuar edhe këngëtaren Genta Ismaili. Mund t’ju them se ishin të shumtë njerëzit që u solidarizuan me dhembjen e familjarëve, duke ofruar ndihmën e tyre, edhe pse me një biletë modeste”.
-Ju ishit të parët dhe të vetmit që organizuat një koncert, menjëherë pas tragjedisë së Gërdecit.
“Kur morëm vesh për tragjedinë, ishim në një koncert në Bolzano të Italisë. Pasi u kthyem, menduam që të jepnim ndihmesën tonë me anë të muzikës dhe kështu organizuam koncertin”.
-Duke qenë se ka kaluar një kohë e gjatë qëkur keni mbajtur një koncert recital në Tiranë, keni menduar të ktheheni sërish?
“Jemi në bisedime me Pallatin e Kongreseve, për të organizuar një koncert recital më datë 26 prill. Mund t’ju siguroj që është punë e kryer”.
-Çfarë repertori do të përfshihet në koncert?
“Përgjithësisht do të jenë këngët nga albume të ndryshme, që këtu në Shqipëri pëlqehen shumë, por do të ketë edhe këngë nga albumi i fundit. Dua të theksoj se zgjodhëm Tiranën, pasi e dimë që jemi shumë të pëlqyer. Sa herë që dalim në skenë, publiku i njeh të gjitha këngët dhe i këndon ato së bashku me ne”.
-Po përgatisni ndonjë këngë të re?
“Për momentin kemi në duar një këngë ritmike, për faktin se balada kemi mjaftueshëm. Por gjithnjë në stilin tonë.
-Duke qenë se jeni së bashku që prej 20 vjetësh, keni menduar ndonjëherë se ky është momenti për të thënë stop?
“Jo, pasi ne jemi si vera e zezë, sa më e vjetër, aq më e mirë. Kështu që, për sa kohë që muzika jonë pëlqehet, do të vazhdojmë të jemi “Elita 5”.
-Si i shihni këngëtarët e panumërt që dalin çdo ditë?
“Për ne kjo është pozitive, pasi duke qenë një stil tjetër nga ata, nuk na rrezikojnë, aq më tepër që kemi 20 vjet që rezistojmë. Por, nga ana tjetër, jo të gjithë ata që dalin dinë të këndojnë live, çka është cilësia e parë e një këngëtari”.
Marre nga Korrieri
Nuk eshte i pari koncert bamiresie i legjendareve “Elita 5″, por ai i se henes na perket te gjitheve. Pallati i Kultures ne Tetove ka qene i tejmbushur. Koncerti u dha dy here, dhe te tjere ende mbeten jashte dyerve dhe nuk munden te shijojne muziken e tyre. Iniciative e grupit “Elita 5″, motoja e se ciles ishte ndihme per Gerdecin, per fshatin e tragjedise se madhe te 15 marsit, jehona e se ciles ka shkuar larg. Pagezuar “Se bashku”, legjendaret, muzika e se cileve degjohet ne cdo kend shqiptar, mbajten koncertin per nje qellim teper fisnik. Ndihme per ata qe me shume kane nevoje ne kete moment. Te ardhurat e biletave te shitura, nga 2 koncertet radhazi te tetovareve, eshte mesazhi i tyre per ate qe ndodhi nder shqiptare, mesin e muajit te shkuar. Solisti i “Elita 5″, Arif Zyberi, eshte shprehur: “Eshte rast i cili nuk mund te mos na prekte, dhe ne e pame te arsyeshme qe te organizojne dicka, qe te dalim ne ndihme ketyre banoreve qe pesuan kete tragjedi te madhe”. Por, nuk kane qene vetem artistet ne kete nisme. Qene disa institucione qe perkrahen kete nisme te madhe te “Elita 5″, dy universitetet shqiptare, Universiteti Shteteror i Tetoves dhe Universiteti i Evropes Juglindore, por edhe nga nje sere biznesesh te vogla private. Gjithcka, cdo qindarke e grumbulluar nga keto dy koncerte te mbremjes te se henes ne Tetove, do te vijne ne Shqiperi, per banoret e Gerdecit.