Mar 30

ÇiljetaDy vajzat bukuroshe, këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Bleona Qerreti, kohët e fundit janë parë  shpeshherë duke vizituar studion tashmë të njohur “Gramafon Entertainment”, e cila menaxhohet nga Genc Prelvukaj, anëtari i grupit të mirënjohur kosovar “Etno Engjujt”. Genci tashmë ka shkruar mbi 500 tekste këngësh që nga viti 2001, për shumë këngëtarë të njohur, ndër të cilët përmendim: Zanfina Ismajlin, Vesa Lumën, Bleona Qerretin, Dafina Zeqirin, Mirsa Kërcelin, Hekuran Krasniqin, Maciato Band, Ramadan Krasniqin e shumë e shumë të tjerë. Por ja që kësaj liste tashmë i bashkohen edhe dy këngëtaret shqiptare, Çiljeta dhe Bleona dhe lajmi tanimë është bërë publik në internet, në adresën www.thashetheme.com Në fakt nuk dihet nëse dy vajzat simpatike do të kenë një bashkëpunim të mundshëm në një të ardhme shumë të afërt me Gencin, por faktet flasin se po. Këtë e tregojnë më së miri edhe vizitat e shpeshta që po i bëjnë studios së tij dy këngëtaret.

 

Marre nga Bluetooth

Mar 2

Për të qenë sa më joshëse dhe në qendër të vëmendjes, sekreti është të kesh një palë këmbë të gjata. Kush janë VIP shqiptare me këmbë të tilla?

 

Ka ikur koha e shprehjes “Flokët e gjata janë gjysma e bukurisë femërore”. Tanimë ajo është thjesht një klishe, që ia ka lënë vendin një të vërtete, të cilën jo të gjithëve u pëlqen ta pranojnë. Gjatësia e këmbëve cilësohet si gjysma e bukurisë femërore. Është gjithnjë një çështje centimetrash. Për të qenë seksi nuk mjafton vetëm gjatësia, por mbi të gjitha nevojiten këmbë të gjata. Silueta e një tërheqjeje të parezistueshme varet nga “shkëputja e kofshës” disa centimetra më tepër, që ka një ndikim të madh mbi bukurinë.

 

Të kesh këmbë të gjata, në krahasim me mesataren e turpit, bën edhe më tërheqës të dy sekset, si burrat, ashtu edhe gratë. Aq më tepër kur do të jesh seksi dhe në qendër të vëmendjes, këmbët e gjata ndihmojnë. Mund të kalosh orë të tëra në palestër pa asnjë rezultat. Për të qenë me të vërtetë seksi, duhet të kesh diçka që vetëm nëna natyrë mund ta japë: një palë këmbë të gjata. Kështu ka rezultuar për disa nga femrat që zaptojnë më shpesh ekranet tona. Njëra prej tyre është edhe Bleona Qerreti me këmbët e saj, që i ekspozon shpesh nëpër performancat e saj artistike, por jo vetëm. Mesa duket, ajo e ka zbuluar prej kohësh efektin e tyre dhe ka ditur t’i ekspozojë sa më shumë. Ledina Çelo është ndër personazhet që nëna natyra ka treguar bujarinë e saj më të madhe, duke i dhuruar këmbë që janë jo vetëm të gjata, por edhe seksi. Vetë këngëtarja i ekspozon në mënyrë të mrekullueshme në një nga videoklipet e saj me titull “Të ndiej”. Nuk ka ngelur mbrapa edhe këngëtarja kosovare Zanfina Ismaili. Vitin e shkuar është cilësuar si këngëtarja më seksi, kjo falë edhe gjatësisë së këmbëve, në krahasim me mesataren e trupit. Në të njëjtën kategori hyn edhe Çiljeta, që jo pak herë i është vënë në dukje një dhuratë e tillë. Me performancat e saj shpeshherë është shquar për dekoltenë, por nuk ka lënë pa vënë në pah edhe këmbët e saj të gjata. Në një stil më të sofistikuar gjatë performancave të saj, Mariza Ikonomi shpesh tenton mos t’i vërë në dukje kërcinjtë e saj të gjatë, por prapëseprapë nuk kanë si të ngelen pa rënë në sy. Edhe modelet nuk do të donin të lakoheshin pranë emrit të saj, duke qenë se gjatësia e këmbëve mbi bustin është evidente. E kategorisë së “këmbëgjatave” bën pjesë edhe këngëtarja kosovare Arta Bajrami, e cila pranon që këmbët e gjata e bëjnë të ndihet tepër provokuese. Teksa e pyet se sa centimetra mund të falte nga kërcinjtë e  saj, ajo përgjigjet me një frymë: “Asnjë milimetër”.   

 

Sipas një studimi polak, mjafton vetëm një “shkëputje” prej pesë centimetrash mbi bustin, për të siguruar një tërheqje edhe më të madhe. Mesa duket, bukuria identifikohet te kërcinjtë e gjatë, që secili prej nesh do t’i kishte zili.

Marre nga Korrieri

Feb 25

Në qoftë se ndonjëri prej jush ka ndërmend të hedhë në treg një album dhe kërkon rrugën më të lehtë drejt suksesit, duhet të ndjekë shembullin e bukurosheve që kanë kapur majat e suksesit, falë performancës së tyre. Nuk mund të ndodhë ndryshe: për të qenë i suksesshëm duhet të zhvishesh sa më tepër, të zbulosh paksa nga hiret që nëna natyrë u ka falur.

 

Në krye të listës qëndron këngëtarja Nora Istrefi me videoklipin “Mos më lër!”. Edhe pse kënga është prezantuar prej një kohe të gjatë, ajo vijon të jetë më e dëgjuara, çka i atribuohet videos tepër seksi dhe veshjeve ekstravagante të këngëtares. Ndonëse është gjithë kohën në lëvizje, Nora nuk harron kurrë që të merret me veten, duke pasur kështu linja perfekte dhe një luk për t’u pasur zili. “Mbajtja e trupit në formë kërkon një energji dhe kujdes koherent. Por unë ndoshta kam pasur fatin që jam për nga natyra energjike dhe disponoj një imazh natyral, i cili reflekton freski edhe në lukun tim”, përfundon këngëtarja kosovare. Nuk ia ndjen se çfarë mendojnë njerëzit në lidhje me performancat e saj muzikore. Për momentin Nora ka preferuar të ndjekë një tur të tërë, ku njëkohësisht ka dhënë koncerte dhe është marrë me përgatitjet për albumin e tretë që do të dalë brenda qershorit në treg. Albumi do të përmbajë larmi zhanresh muzikore dhe bashkëpunimesh, që këngëtarja preferon t’i mbajë sekret. Ndërkaq, një vend më poshtë pozicionohet Rozana Radi me klipin e saj të fundit “Jolie mambo”. Performanca e saj në rolin e shtojzovalles ka bërë që klipi të dëgjohet dhe pëlqehet nga masa e gjerë. Edhe pse s’ka fabul të përcaktuar, larmia e ngjyrave për t’u përshtatur me mambon, ka mundësuar që ta shohim këngëtaren në një version jashtëzakonisht sensual. Vetë Rozi shprehet se ka dashur të sfidojë këngëtaret e tjera që shpeshherë dalin pothuajse zhveshur. Mesa duket, eksperimenti i ka dalë shumë frytdhënës, duke qenë se “Jolie mambo” është kthyer në këngën më të dashur për shumë nga ne. Ndërkaq, rikthimi i Ingrid Gjonit në skenë sërish me një imazh seksi, ka bërë që klipi i saj më i ri me titull “Vitamina”, të pëlqehet shumë. Deri tani ishte treguar e kujdesshme në daljet e saj mediatike. Në faqet e gazetave dhe revistave, prej një kohe të gjatë Ingrid Gjoni kishte refuzuar të dilte me imazhin e një femre seksi. Ndërsa tashmë, ajo është rikthyer sërish në vajzën e kopertinave të dikurshme, por më të pjekur, më të matur dhe natyrisht më të afirmuar. Prej disa kohësh në ekranet tona po qarkullon videoklipi më i ri këngëtares, i titulluar “Vitamina”, ndërsa gazetat dhe revistat e para kanë nisur të publikojnë foto. Një tjetër imazh, ku këtë radhë ajo ka preferuar flokët e krehura, ku në sfondin e bardhë spikat lakuriqësia e një dekolteje provokuese. Nëse qëllimi i këngëtares ka qenë që ta surprizojë publikun, këtë radhë ia ka arritur realisht. Bëhet fjalë për një këngë të re që u përket ritmeve regaton dhe vjen e kompozuar nga Adi Hila, mbi vargjet e Rozana Radit. Kënga “Vitamina” vjen në tregun muzikor pas këngës “Barbie silicon”, ndërsa mësojmë se Ingridi është duke përgatitur edhe një tjetër videoklip. Ndoshta e ka marrë seriozisht këtë vit. Këtij hit-parade nuk mund t’i mungonte Çiljeta, e cila edhe pse ka shtuar disa kile më tepër, vijon të pëlqehet edhe më tepër. Nëse mendoni se Çili është e fiksuar pas elegancës, e keni gabim. Ajo nuk e ka aspak problem që kohët e fundit ka shtuar disa kile. Madje beson se kështu duket më seksi. Në fakt, jo se Çiljetës i ka munguar ky element, gjithmonë i vënë në dukje nga dekolteja e saj, por ndoshta se këtë radhë seksi nuk e bën të duket vetëm gjoksi. Ndërsa shumë prej këngëtareve i kanë problem kilet e tepërta, Çilin ky fakt nuk e bën aspak të mendojë. Përkundrazi, tashmë këngëtarja nuk ngurron të nxjerrë në pah edhe vithet, që me disa kile më shumë, duket se e bëjnë më të preferuar. Videoklipi i këngës “Falma” nuk ka nevojë për laps e letër, pasi ekzibicionet seksi të këngëtares flasin më shumë se vetë fjalët. Këngëtarja e radhës është Zajmina Vasjari, që vjen gjithnjë me një performancë vërtet joshëse. Në kripin më të fundit të saj, “Chupa-chupa”, si gjithnjë ajo ka preferuar ta ekzagjerojë me pamjen e saj seksi. Një tjetër emër i muzikës moderne shqiptare që zgjedh të prezantohet me klipe të nxehta është edhe Zanfina Ismaili, që falë performancave të tilla duket se ka lënë pas edhe motrën e saj, Adelinën. Vetëm pak ditë më parë ka hedhur në treg një klip të ri, ku sjell një imazh shumë tërheqës dhe seksi. Klipi është xhiruar në Maqedoni, në bashkëpunim me Florian Mumajesin. Klipet e këngëve të Zanfinës dallohen qartë për doza të mëdha feminiliteti, çka shihet qartë në disa nga klipet e saj. Një gjë të tillë e pohon edhe vetë këngëtarja: “Nuk mund ta mohoj që në këngët e mëparshme të miat kam dashur të shfaq anën tjetër të karakterit të femrës, fuqinë e brendshme të saj, moskokëçarjen për asnjë arsyeje në botë, pamposhtmërinë përpara asnjë mashkulli. Kjo ka bërë që këngët e mia të kenë doza të mëdha feminiliteti dhe kjo dallohet në këngën “Ti s’do t’ia dish”, “Partizani i vogël”, “As i fundit as i pari” etj. Ndërsa në klipin më të fundit, të cilin jam duke e përgatitur, kam menduar që të ndërroj stil, por këtë herë në tekstin e këngës është vajza ajo që kërkon dashuri, sepse mashkulli me të cilin ajo jeton është mendjemadh dhe indiferent”, vazhdon ajo.

Marre nga Korrieri