Tre vendet e para në listën e videove më të shikuara në you tube shkojnë tek këngëtarët kosovarë. Çuditërisht më i klikuari është Shpat Kasapi dhe videoja e këngës “Sonte do të pi”. Edhe pse disa nga bukuroshet shqiptare e kosovare kanë lancuar këngë të reja në këtë fillim viti një mashkull ka arritur të tërheqë më shumë vëmendjen e publikut. Kështu videoklipi i Shpatit ka qenë më i shikuar edhe në raport me videot e reja të Adelinës, Zanfinës, Çiljetës apo Ingrit Gjonit. Në vendin e dytë qëndron sërish një bashkëpunim këngëtarësh kosovarë. Kënga “All Night” e kënduar nga Etno Engjujt, Lyrical Son, Kaos, Besnik Qaka ka lënë pas në vendin e tretë klipin e këngëtares së njohur kosovare Adelina Ismajli dhe këngën dedikuar të dashurit të saj, “Trimit tim”. Megjithatë duke llogaritur faktin, që të gjitha këto klipe nuk janë postuar në internet në të njëjtën kohë, vlen për t’u theksuar që klipi i Adelina Ismajlit ka pasur numrin më të madh yt klikimeve në harkun më të shkurtër kohor. 46.814 vizitorë brenda 10 ditëve, ndërsa klipet e vendit të parë dhe të dytë, kanë më shumë se një muaj, që qëndrojnë në internet. Sipas albaniac, që publikon të dhënat në internet, videoja e Shpatit numëron 84.228 klikime, vendi i dytë shënon 47.111 vizita dhe Adelina ka tërhequr vëmendjen e 46 814 fansave.
Zbulohen detajet e krijimit te fundit te kengetares se njohur e cila humbi te dashurin ne nje atentat pak kohe me pare
Pritej prej kohësh rikthimi i saj dhe më në fund, pasi ka kënduar në disa koncerte, Adelina ka publikuar dhe videon e këngës së parë që do të jetë pjesë e albumit të ri. Hiti titullohet “Trimit tim” dhe kjo i është kushtuar Triumf Rizës, të dashurit të Adelinës, i cili humbi jetën vitin e shkuar në një ngjarje që tronditi Kosovën dhe që i shkaktoi dhembjen më të madhe të jetës Adelinës. Bëhet e ditur se këngëtarja ka pasur disa probleme në lidhje me punimet e albumit, por më në fund duket se gjithçka është rregulluar dhe publiku e fansat po presin me padurim që albumi të dalë në tregun muzikor. “Trimit tim” është një këngë tepër e gjetur nga ana e saj, me një tekst dhe videoklip tejet të realizuar. Kanalet televizive muzikore ne Shqiperi dhe ne Kosove kane nisur nderkohe nje gare te vertete se kush do te jete ai qe do te transmetoje i pari ekskluzivisht kengen e Adelines.
Mesohet se edhe teksti eshte nje krijim i vete Adelines nderkohe qe jane te pakta informacionet per vazhdimin e linjes se produksionit. Pak muaj me pare, i dashuri i kengetares se famshme Adelina Ismajli, nje oficer i Policise kosovare, mbeti i vrare ne nje atentat te tipit mafioz duke hapur diskutime te shumta per sigurine dhe nivelin e trimerimit te botes kriminale ne shtetin e ri qe asokohe ishte ne pritje te pavaresise.
Marre nga Korrieri