Apr 7

orinda hutaEshtë rikthyer pranë publikut duke na risjellë ndër mend ikonën e kine- masë botërore Marylin Monroe. Ishte përmendur shpesh në media, mungesa e gjatë e Orinda Hutës, si në skenë ashtu edhe në ekranet muzikore. Dhe ajo vendos të kthehet. Por këtë radhë nuk është e vetme. Vjen në një bashkëpunim me grupin kosovar “NRG band” dhe me imazhin, që na sjell ndër mend bionden e pavdekshme të ekranit Marylin Monroe. Kënga, që Orinda ka vendosur të nxjerrë me videoklip titullohet “As fejesa, as martesa” dhe ka vetëm pak ditë, që ka nisur të transmetohet në ekranet muzikore shqiptare.

Duke qenë një këngëtare, që në fakt nuk ka preferuar të ketë shumë bashkëpunime duhet thënë se kënga në duet me “NRG band”, mund të cilësohet një risi në jetën artistike të këngëtares. Ndoshta kjo është një mënyrë e mirë, që Orinda të gjejë suksesin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Për më tepër, po të kujtojmë faktin, që kjo këngë e shoqëruar me klip vjen pas një periudhe të gjatë mungese. Mësojmë se klipi është realizuar në Maqedoni, prej disa muajsh, por duket se vetëm tani është bërë gati për të qenë në ekran. Sa për imazhin e Orindës? Nuk ka ndryshuar shumë dhe duket se as nuk ka preferuar të luajë me forcën e pamjes. Megjithatë në lëvizjet dhe mënyrën se si performon na sjell ndër mend aktoren Marylin Monroe. Lëvizjet e Orindës përpara kamerës, mënyra se si luan me fustanin, e madje edhe grimi, që këngëtarja ka përdorur na kujtojnë imazhin e biondes Marylin. Pothuajse në të gjitha imazhet e Monroesë, spikasin buzët e lyera fort dhe sytë e patheksuar. E tillë vjen edhe Orinda. Dhe jo vetëm kaq. Në disa sekuenca të klipit, shfaqen kopertinat e disa revistave shqiptare dhe kosovare. Në titullin e njërës prej tyre, shkruhet pikërisht për një bionde, që në këtë rast është Orinda, por ndoshta duke paralelizuar me bionden më të suksesshme të skenës, të të gjitha kohërave. Nuk dimë nëse kjo ka qenë një zgjedhje e Orindës, apo ide e regjisorit të klipit, megjithatë ngjashmëria në stil është e dukshme. Duke mos u ndalur gjatë tek kënga, e cila ka qenë e krijuar pak kohë më parë, por vetëm tashmë ësh- të shoqëruar me klip, mund të themi vetëm se kombinimi i zërit të Orindës me zërin e Besnikut, të “NRG band”, kanë qenë një gjetje e mirë. Në fund të klipit zbulohet edhe sponsori. Bëhet fjalë për “Geraldina Sposa”. Kujtojmë, që lidhja e këngëtares me këtë agjenci martesore është e hershme. Të paktën i referohemi një viti më parë, kur këngëtarja sfiloi me veshjet e nusërisë në sfilatën e përvitshme të agjencisë. E sigurisht edhe fustani i bardhë, që Orinda mban në këtë klip, edhe pse nuk është një fustan tradi- cional, por një fustan modern nuseje, besojmë se i përket të njëjtës agjenci marte- sore. Ndërkohë, këngëtarja vazhdon të mungojë në fes- tivalet e ndryshme në vend, ndoshta duke mos u ndjerë e tërhequr prej tyre. Këtë vit nuk e pamë si pjesëmarrëse as në “Top-fest”. Ndoshta impenjimet e saj me shkollën, e kanë bërë Orindën, paksa më të tërhequr nga fusha muzikore.

Mar 20

olta bokaKengetare dhe artiste te ndryshem ne Shqiperi u sensibilizuan keto diten dhe deshen te dhurojne gjak per te lenduarit e Gerdecit. Ja disa deshmi prej tyre

 

Nëse këngëtari Andi Shkoza, i aksidentuar në tragjedinë e Gërdecit, do të kishte nevojë për një transfuzion gjaku, shumë prej kolegëve të tij me siguri që do t’i gjendeshin pranë. Por jo vetëm!

 

Ndonëse nuk është këngëtare, “Miss Shqipëria 2005”, Edlira Mema, duke e pasur grupin e gjakut “0 pozitiv”, është në gjendje që t’u dhurojë gjak gjithë personave në nevojë, e këtu nuk bën përjashtim as Andi. Para dy ditësh, e shtyrë nga ndjenja e humanizimit, 20-vjeçarja iu drejtua një qendre spitalore këtu në kryeqytet, me dëshirën e mirë për të qenë sadopak e dobishme në gjithë këtë situatë të rëndë. “Dëgjoja çdo ditë në televizor thirrjen për të dhuruar gjak dhe nga kjo më bëri të mendoj se dhe unë duhet të bashkohem me këta njerëz të pafajshëm. Por, duke qenë se unë kam bërë një tatuazh, e kisha të ndaluar që të bëja transfuzion dhe më erdhi vërtet keq që u ktheva në shtëpi pa dhënë edhe unë ndihmesën time”, thotë për gazetën “Korrieri” Edlira Mema.

 

Ashtu si dhe fituesja e çmimit të parë në edicionin e 46-të të Këngës në RTSH, Olta Boka, me grupin e gjakut “A pozitiv”, por ajo e ka të pamundur që të jetë dhuruese në këtë moshë. “Duke qenë se unë jam 16 vjeçe, nuk më lejohet që të jap gjak, sepse me aq sa unë jam informuar, nën moshën 18-vjeçare nuk lejohet që të bëhet transfuzion. Kjo do të thotë që deri më tani unë nuk kam bërë asnjëherë një të tillë, madje edhe kur e kam parë si diçka të nevojshme. P.sh., tragjedia e fundit ishte vërtet e rëndë, por pavarësisht dëshirës, e pata të pamundur që të dhuroja gjak”, pohon Olta.

 

Edhe bashkëmoshatarja tjetër e saj, Greta Koçi, deri më tani nuk ka provuar kurrë që të dhurojë gjak, sepse mosha e vogël nuk ia lejon këtë gjë. Grupi i saj është “A plus”, por deri më tani këngëtarja e suksesshme nuk ka pasur të nevojshme as dhurimin dhe as marrjen e gjakut. 

 

Këngëtarja simpatike Orinda Huta është gjithë e gatshme për të qenë pranë njerëzve që kanë nevojë për gjak. “Grupi im është “A pozitiv” dhe të dielën unë u drejtova tek spitali i QSUT-së për të dhuruar gjak. Po ishte krejtësisht e pamundur që të depërtoja, pasi kishte goxha radhë. Kam qëndruar për tri orë me radhë e nuk munda të hyja dot. Kjo ishte hera ime e dytë që doja të isha dhuruese, pas një herë tjetër që mbaj mend ndodhi në gjimnaz, kur vinin mjekë nëpër shkolla për të marrë kampione gjaku”, thotë Orinda.

 

Ndërsa këngëtares Anjeza Branka sa herë i përmend nocionin e gjakut, ajo bie në gjendje të fikëti. “Grupi im është “0 pozitiv”, por edhe pse quhem dhuruese, sërish më mungon vullneti që të dhuroj gjak, pasi e kam tejet të vështirë. Nuk kam menduar kurrë që të bëj transfuzion e këtë nuk do ta bëj asnjëherë”, shprehet me bindje ajo.

 

Shumë personazhe të njohur kanë shfaqur interes krejt rastësisht për të mësuar grupin e gjakut, edhe pa qenë e nevojshme për të marrë apo dhuruar. “Sepse sa më shumë e informuar, aq më mirë është jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit”, përfundon kështu këngëtarja Anjeza Branka.

Marre nga Panoroma