Mar 26

MaddonaMadona ka shënuar një tjetër arritje, prestigjioze kësaj radhe, duke shtuar emrin e saj në Hollin e Famës për muzikën “Rock and roll”. Mbretëresha e muzikës pop ka falënderuar të pranishmit, por nuk ka interpretuar në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve. Ndërkohë, Mike Oldfield ka promovuar albumin e tij të 25-të përpara mijëra të pranishmëve në qytetin Bilbao të Spanjës. Muzikanti i mirënjohur Mike Oldfield ka interpretuar pjesë nga albumi i tij i ri në një koncert në Muzeun Guggenhiem në Bilbao të Spanjës. Albumi i tij i fundit titullohet “Music of spheres” dhe është albumi i 25-të i këtij kompozitori. Mike Oldfield njihet si një kompozitor klasik, i cili futi një koncept të ri në këtë muzikë. Albumi i tij i parë titullohet “Turbular Bells” dhe doli në treg në vitin 1974. Në albumin e tij të fundit, Mike Oldfield ka bashkëpunuar me një soprano nga Zelanda e Re, si dhe me një pianist virtuos nga Kina. Madona njihet si Material Girl, apo mbretëreshë e pop-it, por tani në karrierën e saj të ngjeshur shënon dhe vlerësimin në Hollin e Famës së “Rock and roll”-it. E prezantuar nga Justin Timberlake, ajo është ngjitur në skenë për të marrë trofeun e sivjetshëm, duke e shënuar kështu emrin e saj krahas emrave të tjerë të këtij organizimi prestigjios që funksionon prej 25 vitesh. Këtë vit, Madona u përzgjodh së bashku me Kenny Gambel dhe Leon Huff, John Mellencamp, Leonard Cohen, “The Dave Clark Five” dhe grupin “Ventures”. Kantautori Leonard Kohen, duke falënderuar të pranishmit, kujtoi me humor thënien profetike të John Landaut në fillim të viteve ‘70, i cili kishte thënë se “e shoh të ardhmen e “Rock and roll”-it, dhe kjo e ardhme nuk është Leonard Kohen”. Aktori Tom Hanks prezantoi dhe ftoi në skenë për çmimin, grupin “The dave Clark Five”, të cilët erdhën në këtë ceremoni mbas një humbjeje tragjike: këngëtari Mike Smith humbi jetën në moshën 64-vjeçare përpara pak javësh nga pneumonia. Në këtë ceremoni, disa nga fituesit e çmimeve interpretuan këngë dhe hitet e tyre më të njohura në vite. Kështu grupi “Ventura” interpretoi këngët e tyre të mirënjohura “Walk don’t run” dhe Hawaii Five-O”. Këngëtarja Patti La Belle interpretoi “If you don’t know me by now”. Madona nuk interpretoi për të pranishmit, madje ajo nuk dha asnjë intervistë mbas ceremonisë, por u mjaftua duke pozuar për fotografët që ishin pjesëmarrës në këtë mbrëmje.
(VOA)

Feb 18

maddonaLajmi bëhet me dije nga mediat malazeze këto ditë. Ndërkohë që për ardhjen e mundshme të pop-starit është folur më shumë se dy muaj më parë, megjithatë organizatorët atëherë nuk ishin të sigurt për ardhjen e saj dhe për bisedat me menaxherët e saj. Gazeta ditore “Vijesti” mori vërtetimin se marrëveshja është arritur dhe se këtë verë Madonna do të këndojë në plazhin e njohur të Budvas. Rolin kryesor në bisedime e kishte Svetozar Maroviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe ish-kryetari i unionit serb të Malit të Zi. Koncerti mendohet të mbahet nga fundi i gushtit ose në javën e parë të shtatorit. Vitin e kaluar në të njëjtin plazh Maroviç, u ngjit grupi legjendar “The Rolling Stones”, që shënoi kështu interpretimin e parë të një ylli ndërkombëtar të muzikës në Malin e Zi, kësaj here të pavarur. Pas dyshimeve të mëdha, edhe këtë vit Madonna do të fillojë turneun e saj të madh, që do të titullohet “Madonna At 50’”. Emri është i lidhur me vitin në të cilin pop-starja kremton 50-vjetorin e lindjes dhe 25 vjet të punës së suksesshme në skenën muzikore.