Kapiteni shqiptar i Marsejës Lorik Cana beson se presioni do të jetë në krahun e skuadrës së tij, në përballjen që do të luhet të dielën në mbrëmje në “Velodrome” dhe që do të jetë decizive për ekipin e drejtuar nga Erik Gerets. Marseja shpreson të arrijë një nga tre vendet e para që të çojnë në Champions League sezonin e ardhshëm dhe për mesfushorin kuqezi, misioni është ende i arritshëm, duke qenë se Nansi është vetëm 3 pikë përpara. “Presioni për të arritur një rezultat të mirë do të jetë mbi shpatullat tona, pasi Lioni edhe në rast se humbet këtë ndeshje, nuk do të ketë shumë pasoja në mbajtjen e vendit të parë” tha Cana, referuar shkëputjes së skuadrës së Alan Perrin në renditje. “Mundja e Lionit do të na lejojë të vazhdojmë ecurinë e mirë në shtëpinë tonë dhe fitorja ndaj skuadrës më të mirë në Francë, do të jetë shumë pozitive. Këtë vit e mundëm Lionin në shtëpinë e tyre dhe luajtëm shumë mirë. Ndeshja ndaj 6 herë kampionëve të Francës është gjithnjë speciale”, deklaroi Lorik Cana.
Fabio Selestini, ish-kapiteni i Olimpikut te Marsejes, sot te Getafe, ka celur nje fondacion per t’u ardhur ne ndihme femijeve me te varfer ne bote. “Foundation 4-4-2″, ka organizuar nje ndeshje bamiresie ne 21 prillin e ardhshem ne Gjeneve te Zvicres, ku do te marrin pjese lojtare me emer ne arenen boterore, qe do te ndeshen me OM Star Club te udhehequr nga kapiteni aktual i Marsejes, Lorik Cana. Asi i futbollit shqiptar do te marre pjese per here te dyte ne nje ndeshje bamiresise te ketij niveli. Nje nga ambasadoret e Kombeve te Bashkuara bashke me Zidanin e Ronaldinjon, ka pranuar ndeshjen e bamiresise organizuar nga Selestini, i cili e deklaroi dje pasdite ne Marseje iniciativen e tij. Ne skuadren e organizuar prej Selestinit do te jene Zidan, Raul, Franceskoli, vellezerit Kantona e Laudrup, Lizarazu, Papen, Ravaneli, Amoros dhe shume emra te tjere te medhenj, qe do te perballen me skuadren e Canes. Yjet do t’i udheheqe trajneri aktual i Realit te Madridit, Bernd Shuster. Fondet e grumbulluara do te sherbejne per te ndihmuar klubin e Renes, skuadra e pare e Selestinit si per nje shkolle futbolli ne Kube dhe per dy nga getot e Brazilit. Cana bashke me Marsejen e tij do te ndeshen me seleksionin e UNESCO-s dhe Getafes. Shume i emocionuar eshte shprehur Lorik Cana, shqiptari i vetem qe eshte prezent ne kete ndeshje bamiresie. Per Canen, kjo eshte nje mundesi e mire per te ndihmuar femijet ne te gjithe boten dhe se eshte krenar qe merr pjese ne nje takim te tille perkrah emrave me te medhenj te futbollit boteror. “Jam i bindur sepse kjo eshte nje iniciative qe u shkon ne ndihme njerezve qe kane nevoje. Kjo me ben ta mbush rrugetimin personal me vepra humanitare si me Kombet e Bashkuara per shembull pse me fondacione te tjera ne France, ne Shqiperi dhe ne Kosove, eshte normale te marr pjese ne nje ndeshje te tille. Kur Olimpiku i Marsejes me propozoi te angazhohesha, pranova pa hezituar. Per me teper, OM eshte nje klub i madh dhe shume mediatik. Objektivi eshte te terheqim vemendjen e opinionit publik qe te ndihmojme kete fondacion. Madje, perderisa luaj me Marsejen, eshte normale te bashkosh imazhin me kete projekt. Fabio e ka strukturuar shume mire kete operacion. Ne do te shkojme me shume deshire. Kjo sherben per te bere gjera te mira”.
Lorik Cana flet për Olimpikun e tij të Marsejës pas fitores së fundit
-Lorik, si ndjeheni pas kësaj fitoreve të Marsejës, sidomos pas një pjese të parë të shkëlqyer?
“Ne bëmë një lojë shumë të mirë në pjesën e parë, ndoshta është më e mira që nga fillimi i sezonit. Pjesa e dytë ishte korrekte, ne patëm shumë raste, por edhe ata iu afruan barazimit. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm që nuk do të na duhet shumë kohë për t’u ngjitur në krye. Më e rëndësishme është që fituam dhe që vazhduam ecurinë tonë pozitive, aq më shumë që mundëm një skuadër që po kalonte një periudhë shumë të mirë. Por ata u shkelën me këmbë. Djemtë janë të ndërgjegjshëm edhe për gabimet që kemi bërë dhe që nuk duhet t’i përsërisim. Jemi të kënaqur me rezultatin, por më shumë me mënyrën sesi u arrit. Ideale është të luajmë gjithnjë siç bëmë në pjesën e parë, por është e vështirë të mbahet gjithnjë ai nivel, porse ne duhet të mbetemi të ekuilibruar në mbrojtje dhe në sulm në të gjitha ndeshjet. E dimë se nuk do të luajmë kështu përgjithnjë, por të përpiqemi të ndodhë sa më shumë që të jetë e mundur”.
-OM po i afrohet gjithnjë e më shumë vendit të tretë në renditje …
“Ne ende nuk jemi aty, jemi ende prapa. Janë 3 pikë diferencë, një ndeshje e plotë dhe nuk është e lehtë. Ne do të jemi sërish pritës javën që vjen dhe do të përpiqemi të fitojmë 3-pikët, porse na duhet të fitojmë maksimumin e pikëe jashtë fushe. Sidoqoftë, jemi në ecuri të mirë. Kam thënë se vetëm në fund të shkurtit do të shikojmë nëse OM do të jetë në luftë për një nga 3 vendet e para apo jo. Koha më dha të drejtë”.
-Ekziston përshtypja se ju po ndiheni gjithnjë e më mirë në pozicionin si mbrojtës?
“Unë nuk kam shumë raste që të luaj në këtë pozicion, por jam përshtatur shpejt dhe ndjehem gjithnjë e më shumë i orientuar drejt. Kjo është logjike sepse në këtë pozicion kam luajtur edhe në ekipin kombëtar, ndaj orientohem shpejt. Edhe skuadra kuptohet shpejt dhe kështu secili prej nesh e ka më të lehtë”.
-Si shpjegohet lëshimi juaj në fund të ndeshjes?
“Është çështje organizimi. Ne patëm shumë raste dhe menduam se mund të shënonim gol sa herë që të dilnim në sulm. Ishte një naivitet i tepruar dhe unë kam pjesën time të fajit sepse duhej të bëja skuadrën të ngadalësohej dhe të mbanim ndeshjen në 2-0. Nuk duhej ta kishim pësuar atë gol”.
-Stiv Mandanda sërish bëri një pritje klasi …
“Po, madje në rezultatin 1-0. Bëri një pritje shumë të bukur. Ashtu duhej bërë dhe ai e realizoi. Nuk kemi ç’të themi për Stivin, ai ishte i pagabueshëm si gjithnjë”.
Përgatiti nga “om.net”, B.Kuka
Marre nga Korrieri
Lorik Cana ka deklaruar se ndihet krenar për pavarësinë e Kosovës. 17 shkurti është shndërruar në një ditë historike dhe ka shënuar lindjen e shtetit më të ri në Evropë. Në një deklaratë të shkurtër të dhënë për agjencinë franceze të lajmeve, “AFP”, kapiteni i Olimpik Marsejës, që është edhe një prej shtyllave kryesore të Kombëtares shqiptare, nuk e ka fshehur gëzimin për këtë ngjarje të shumëpritur. “Shpallja e pavarësisë është diçka që më bën krenar, më lumturon pamasë, pasi e kemi pritur prej shekujsh”, tha 24-vjeçari. “Kjo ngjarje duhet t‘i shërbejë Kosovës për të ecur përpara. Duhet të pranoj se jam i lumtur për familjen time, që ndodhet atje. Mendoj se njerëzit e meritonin. Unë jam shumë krenar për ardhjen e pavarësisë”.
Ashtu sikurse të gjithë kosovarët që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, dita e djeshme është ndjerë edhe nga Loriku, që është një ndër lojtarët më të spikatur me origjinë shqiptare dhe tashmë pëlqehet edhe nga skuadrat më të mëdha në Evropë. I lindur në Prishtinë, në korrik të vitit 1983, Cana është larguar nga vendlindja e tij kur ishte vetëm 9 vjeç (në vitin 1992). Shkak është bërë situata e tensionuar në rajon dhe luftërat që shënuan ndarjen e ish-Jugosllavisë. Në atë periudhë futbollisti u transferua në Zvicër, ku ndodhej familja e tij dhe brenda pak kohësh fitoi statusin e azilantit politik. Në vazhdim të deklaratës së tij, mesfushori nuk e ka fshehur dëshirën për të qenë i pranishëm në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, për të festuar ashtu sikurse mijëra bashkëkombësit e tij. “Do të më kishte pëlqyer të kisha qenë prezent atje (në Kosovë) të dielën, por kishte disa gjëra të rëndësishme që duhej të bëja me Marsejën”, deklaroi Cana, duke iu referuar takimit që skuadra e tij zhvilloi me PSG-në.
Kombëtarja
Pavarësia e Kosovës ka vënë në dyshim të ardhmen e Kombëtares shqiptare të futbollit. Data 17 shkurt ka shënuar lindjen e një shteti, që ashtu sikurse çdo vend tjetër i pavarur do të ketë simbolet e tij, jo vetëm në arenën politike, por edhe në atë sportive. Kjo do të thotë që shumë shpejt federatat kosovare do të aderojnë në organizmat ndërkombëtare dhe do të jenë aktive në të gjitha aktivitetet me ekipet përfaqësuese. Ky ndryshim do të ndjehet më së shumti në Kombëtaren shqiptare të futbollit, ku luajnë një numër i madh kosovarësh, të cilët janë shtylla të rëndësishme të skuadrës. Prej kohësh Cana, Dallku, Curri, Beqaj e të tjerët kanë bërë të ditur se pas shpalljes së pavarësisë do të dalin me një vendim të përbashkët rreth të ardhmes së tyre. Sipas të gjitha gjasave, ata do të përfaqësojnë Kosovën, një fakt për të cilin çdo shqiptari do t‘i bëhej qejfi, por që faktikisht do shënonte largimin e “boshtit” të përfaqësueses kuqezi.
Marre nga gazeta Shqip