Një mami jashtëzakonisht e kujdesshme ndaj gjuhës që do të mësojnë të flasin në jetën e tyre të përditshme fëmijët e saj, teksa do të rriten. Aktorja Jessica Alba ka deklaruar në një revistë se të vegjlit e saj, në një ditë të afërt do të kenë luksin të mësojnë të dyja gjuhët e origjinës së prindërve të tyre. Ky informacion konsiston se Jessica do të shndërrohet kështu në një “mësuese të rreptë” ndaj fëmijëve të saj, për t’u mësuar atyre gjuhën angleze dhe atë spanjolle. Por në ditët e sotme jo të gjithë fëmijët kanë këtë fat të bardhë, që të arrijnë të mësojnë dy gjuhë njëkohësisht që në një moshë të njomë, pavarësisht nga vendi ku jetojnë. Gjithçka vetëm për të respektuar shumë mirë origjinën e prindërve, të cilët qëllojnë jo rrallë me kombësi të ndryshme. E megjithatë, nuk do të thotë që të gjitha çiftet të ndajnë po të njëjtën ide në lidhje me këtë çështje. Bashkëshorti i bukuroshes Alba, një pilot me origjinë spanjolle në aeronautikën amerikane, vajzës së tij të vogël dhe vëllait të saj u ka mësuar vetëm anglisht. Por Jessica sigurisht që nuk do ta pranonte një gjë të tillë. Ajo ka deklaruar se nuk do ta lejonte që gjuha që do të përdorin fëmijët të jetë vetëm ajo e babait, por edhe e nënës. Ajo është me origjinë spanjolle, edhe pse nuk është rritur në këtë vend, e respekton pa masë origjinën e babait të saj. Sot është një aktore e suksesshme në Hollivud, si dhe një mami e ardhshme që po mëson nga gabimi i prindërve të saj në kohën kur ajo ishte në moshë të vogël. “Nuk do t’ia fal asnjëherë babait që nuk ka insistuar asnjëherë të na mësojë gjuhën e tij amtare. Mua dhe vëllait tim do të na kishte pëlqyer shumë të dëgjonim babanë duke folur në gjuhën spanjolle, por ai nuk ka dashur asnjëherë”, - është shprehur ish e dashura e Justin Timberlake, Jessica, duke shtuar më pas se “kjo nuk më pengoi aspak që ta mësoja më vonë pas disa vitesh pjekuri gjuhën e bukur spanjolle. Kështu mu desh ta mësoja vetë teksa rritesha”. Një gabim që aktorja Jessica Alba nuk do ta përsëriste më. “Unë dua që fëmijët e mi të flasin edhe gjuhën spanjolle”, - tregon duke mbrojtur me krenari origjinën e saj.
Feb
11