“Nje paraqitje si kurre me pare”. Kjo eshte ajo qe boksieri i mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato, premton per ndeshjen e 4 prillit. “Kam shtate jave qe pergatitem per kete ndeshje. Nuk mund t’ia lejoj vetes euforine, por ju siguroj se jam ne nje forme te shkelqyer, si fizike, ashtu edhe psikologjike, dhe se mezi po e pres ndeshjen e 4 prillit”, ka theksuar ai. Qato ka pohuar se nuk e njeh mire kundershtarin, por kjo nuk do ta pengoje ate ne rrugen e tij drejt fitores. “Te them te drejten, une nuk e kam pare ate ne ndeshje, por trajneret e mi e kane bere nje gje te tille dhe stervitja 7-javore eshte ndertuar pikerisht mbi keto informacione dhe per kete kundershtar, ka thene boksieri durrsak, qe banon dhe stervitet ne Londer. Megjithate, kjo ka pak rendesi per mua. Ajo qe ka rendesi eshte se te premten, shqiptaret do te shikojne Kreshnik Qaton e vertete. “Ndeshja e 4 prillit 2008 do te zhvillohet ne Tirane, ne ora 20:00. WBC renditet si federata me e mire ne sportin e boksit dhe qendren e ka ne Meksike. Kohet e fundit, ajo ka themeluar edhe nje titull te ri, te quajtur “WBC Mesdhetar”, qe perfaqeson rreth 22 shtete, nder te cilet edhe Shqiperia. Ky eshte nje titull qe do t’i jape Shqiperise shansin e madh per te qene realisht pjese e familjes se madhe te boksit, ne federaten WBC.
Është njohur edhe kundërshtari i Kreshnik Qatos për sfidën e dyfishtë të fillimit të prillit dhe ai do të jetë portugezi Vitor Manuel Ferreira de Sa. Më 4 prill 2008, Qato, i cili banon dhe stërvitet në Britaninë e Madhe, do të zhvillojë një duel me vlerë të dyfishtë, pasi vlen për Titullin Mesdhetar të Federatës WBC, si dhe për Titullin e Kampionit të Botës në version WBF. Ky duel i Qatos, me kundërshtarin portugez që është përcaktuar me short, do të jetë i vlefshëm për peshën e mesme. Boksieri portugez, i njohur shkurt si Vitor Sa, ka lindur në kryeqytetin e vendit, Lisbonë më 13 mars 1973 dhe numëron në karrierën e tij mbi 50 ndeshje, por vetëm 16 prej tyre ai i ka zhvilluar si boksier profesionist. Në këto 16 ndeshje, ai ka korrur 13 fitore dhe është mundur në 3 të tjerat. 34-vjeçari është shpallur “kampion” i Portugalisë për 7 vite radhazi, nga viti 1998, deri më 2004-n, vit kur ka fituar gjithashtu edhe Kupën e Portugalisë në boks. Një tjetër sukses i tij ishte ai i kampionit iberik, i arritur më 2005-n, përpara se të shndërrohej në boksier profesionist. Vitor Sa, i cili renditet i 135-ti në botë, midis 955 boksierëve të peshës së mesme, është 1 metër e 72 centimetra i gjatë dhe peshon 72 kg. Ndeshja e 4 prillit 2008 do të zhvillohet në Tiranë në ora 20:00 dhe do të jepet drejtpërsëdrejti nga TVSH. WBC renditet si federata më e mirë në sportin e boksit dhe qendrën e ka në Meksikë. Kohët e fundit, ajo ka themeluar edhe një titull të ri, të quajtur “WBC Mesdhetar”, që përfaqëson rreth 22 shtete, ndër të cilët edhe Shqipëria. Ky është një titull që do t’i japë Shqipërisë shansin e madh për të qenë realisht pjesë e familjes së madhe të boksit, në federatën WBC. Përveç kësaj, ky është një titull i cili ka rëndësi të madhe në ngjitjen e shkallëve në renditjen botërore nga ana e Qatos. Kurse WBF është themeluar ne Australi dhe ka të drejta ligjore për të operuar dhe zhvilluar ndeshje për kampion bote në Amerikë, Evropë, Azi dhe Afrikë. Rreth 300 ndeshje për kampion bote janë organizuar nën logon e ËBF që nga viti 1990. Deri më sot ky titull ka udhëtuar në Australi, Austri, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kroaci, Danimarkë, Angli, Ishujt Fixhi, Francë, Gjermani, Ganë, Hungari, Indonezi, Izrael, Holandë, Kaledonian e Re, Zelandën e Re, Nigeri, Porto Riko, Filipine, Poloni, Skoci, Singapor, Afrikë të Jugut, Taivan, Tailandë, Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti edhe në Shqipëri. Disa nga emrat e mëdhenj të boksit që e kanë mbajtur këtë titull, janë amerikani Fransua Botha, anglezi Odli Herrison në peshën super të rëndë. Antonio Tarver, i cili renditet te 10 boksierët më të mirë në peshën gjysmë të rëndë, apo Roi Xhons, i cili është edhe idhulli i Kreshnik Qatos. Ndonëse duhet dhe më pak se një muaj që të zhvillohet ndeshja, atmosfera e e takimi ka filluar të ndizet dhe përfaqësues të boksit durrsak kanë filluar të mendojnë për këtë sfidë. “Për nga rëndësia, ky dyluftim i Kreshnikut tonë është ndër më të veçantat të ringut shqiptar. Eshtë ndeshje e madhe dhe suksesi mbulon me krenari jo vetëm Qaton, por çdo shqiptar. Detyra jonë është të ndodhemi atë ditë në Tiranë dhe të mobilizojmë të gjithë komunitetin sportiv durrsak, në mënyrë që ta inkurajojë boksierin tonë të shquar” shprehet presidenti i shoqatës së boksit profesionist “Rilindja Durrsake”, Met Rrapçe. Ndërkaq, drejtori teknik i Shoqatës Shqiptare të Boksit Profesiosnitm, Ramiz Reka, për duelin e 4 prillit shprehet: “E konsideroj boksimin e Qatos më 4 prill, si një takim historik dhe mbështetja duhet të jetë në përmasa të papara. Ai e kërkon këtë dhe ne do t’ia krijojmë.”