“Shen Valentini” njihet ne te gjithe boten si “Padroni i te dashuruarve”. Ky percaktim lindi nga nje sere legjendash, te cilat jane shtuar me kalimin e kohes. Trendafili i bashkimit, femijet, pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model per te dashurit. Dita ku shkembehen fjale zemre dhe falet dashuri. Po si e festojne personazhet me te njohur te ekranit diten e “Shen Valentinit”, detaje mbi dhuratat dhe menyren sesi e kane organizuar kete dite mund ta zbuloni ne rreshtat e meposhtem.
Soni Malaj & Flori Mumajesi
Trendafila dhe dashuri…
Mund te themi me bindje te plote, se ata jane cifti i vitit, pasi lidhja e tyre eshte vertet nje surprize per gjithe ne. Te shohesh tek ecin te lirshem dhe duke perqafuar njeri-tjetrin, duket se jane koke e kembe te dashuruar.
Qe te dashuruarit te duhen per gjithe jeten dhe me shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e “Shen Valentinit”. Te njejtin mendim ndan edhe Soni Malaj, e cila shprehet: “Shen Valentini” eshte nje feste qe une e perjetoj gjate gjithe vitit. Keshtu, 14 shkurti eshte nje dite e vecante, sic i kam te gjitha ditet e tjera. Dhurata qe pres eshte vetem dashuria…”.
Prej me shume se nje viti jane duke jetuar nje lidhje sentimentale. Megjithate, pavaresisht asaj qe ne media eshte shkruar rreth kesaj marredhenieje, duket se as Soni dhe as Flori nuk kane preferuar te japin detaje. E ndersa i gjejme gjithmone se bashku, ne studion e punes, ne lokalet e nates e se fundi edhe ne skene, mendon se vertet ata te dy jane nje cift i pandashem.
Romeo & Ciljeta
Koleksionojne unaza
Atmosfera e festes ne lidhjen e ketij cifti nuk ka te beje me dramen e te dashuruarve qe perfundojne tragjikisht. Ciljeta dhe Romeo jane ende ne valet e pasionit te madh. 14 shkurti, dita kushtuar te dashuruarve, do ta gjeje ciftin qe feston per te tretin vit radhazi ne nje ambient te qete, larg zhurmave te pub-eve. Nje gje te tille e pohon edhe vete Ciljeta: “Se bashku me Romeon kemi vendosur te kalojme nje mbremje te qete, por per sa i takon ambientit, nuk e kemi vendosur ende. Na mjafton vetem qe te jemi bashke dhe per me teper, ne nje darke te qete”. Nderkaq, ajo nuk nguron te tregoje edhe dhuratat e perzgjedhura per njeri-tjetrin. “Qekur kemi festuar “Shen Valentinin” e pare, dhurata ka qene nje zgjidhje e njejte, e pikerisht nje unaze. Keshtu lindi ideja qe cdo vit per “Shen Valentin” te heqim nga gishtat unazat e vitit te kaluar, per t’i zevendesuar me te reja. Nderkaq, unazat e viteve te kaluara menduam t’i fusnim ne nje sirtar, qe ne te ardhmen te kishim jo vetem nje koleksion te ketyre dhuratave, por te numeronim vitet e kaluara bashke”. Mesa duket, kjo lidhje sentimentale duket se ka nisur nje rrugetim te gjate.
Amarda Toska & Ermal Mamaqi
Nen flaken e oxhakut dhe tingujt e kitares…
Ndryshe nga personazhet e tjere te ekranit, cifti i “Portokallise” ka planifikuar nje nate romantike nen driten e qirinjve. Nje feste ne nje ambient romantik dhe te qete, ku nuk do te mungojne tingujt e kitares. Kjo eshte ajo cka na rrefen Ermal Mamaqi. Per me shume, ne lidhje me dhuratat apo vendin, preferon te mos jape detaje te metejshme. Ajo cka vlen per t’u theksuar, eshte se lidhja e tyre eshte e forte edhe me shume dashuri, cka e tregon edhe daljet e tyre gjithmone se bashku. Pakkush do te kishte besuar se e marredhenia e tyre do te ishte kaq e fuqishme.
Marre nga Korrieri
Që mes Sonit dhe modeles Skandinada Lala ka një miqësi të mirë prej kohësh, kjo tashmë dihet. Dy miqtë kanë qenë këtë mesjavë në ambientet e “Caramel”, një ndër vendet e tyre më të preferuara. Por këtë herë, Skandinada ka qenë e shoqëruar edhe nga një mikja e saj, të cilën nuk ka ngurruar t’ia prezantojë edhe Sonit. Biseda ka qenë shumë e ngrohtë, ndërsa menjëherë në tavolinë kanë nisur shakatë dhe batutat në drejtim të njëri-tjetrit, madje Soni është miqësuar menjëherë me vajzën e re. Më pas me ta janë bashkuar edhe të tjerë miq, duke kaluar një pasdite jave të këndshme në shoqërinë e njëri-tjetrit. Soni, tashmë i njohur nga të gjithë si pjesëtari i “The Dreams”, është një prej më “besnikëve” të grupit. Pa u shkëputur asnjëherë nga “The Dreams”, ai punon njëkohësisht edhe tek Radio Energy, ndërkohë që nuk ka munguar as në mesazhe të ndryshme promocionale të shfaqura në ekran.