Mar 29

Greta KociEdhe pse me një karrierë shumë të shkurtër dhe moshë të vogël, Greta Koçi ka mundur të bëjë për vete shumë shpejt publikun dhe të fitojë disa çmime, atë të “Mikrofonit të Artë” dhe të “Top Fest”-it. Tani me një repertor të sajin dhe më e sigurt në vetvete si artiste, Greta ka vendosur të bëjë një tur të gjatë në Shqipëri. Deri tani ka dhënë 7 koncerte, ndërkohë që janë në plan edhe 22 të tjerë në Shqipëri. Turi është ndërprerë për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Gërdec, por rifillon më 2 prill me Gjirokastrën, më pas e ka radhën Përmeti, Tepelena etj., për të përfunduar më 1 maj në vendlindjen e saj, në Shkodër. Ndërkohë për verën është parashikuar një tur jashtë kufijve të Shqipërisë, në Maqedoni dhe Mal të Zi për të dhënë koncerte kudo ku ka shqiptarë. Një tjetër lajm që na vjen nga Greta është edhe fakti se këngëtarja ka vendosur që shumën prej 5 milionë lekësh të vjetra që i ishte akorduar si fituese e çmimit të parë të “Mikronit të Artë” vitin e kaluar, t’ia japë banorëve të dëmtuar të Gërdecit. Mikrofoni ka gati një vit që është bërë dhe mesa duket Greta nuk i ka tërhequr akoma ato para, ndërkohë që tani ka kërkuar të firmosë për ta dhënë më pas këtë shumë të konsiderueshme për bamirësi.

 

Marre nga PanoromaPlus

Mar 20

olta bokaKengetare dhe artiste te ndryshem ne Shqiperi u sensibilizuan keto diten dhe deshen te dhurojne gjak per te lenduarit e Gerdecit. Ja disa deshmi prej tyre

 

Nëse këngëtari Andi Shkoza, i aksidentuar në tragjedinë e Gërdecit, do të kishte nevojë për një transfuzion gjaku, shumë prej kolegëve të tij me siguri që do t’i gjendeshin pranë. Por jo vetëm!

 

Ndonëse nuk është këngëtare, “Miss Shqipëria 2005”, Edlira Mema, duke e pasur grupin e gjakut “0 pozitiv”, është në gjendje që t’u dhurojë gjak gjithë personave në nevojë, e këtu nuk bën përjashtim as Andi. Para dy ditësh, e shtyrë nga ndjenja e humanizimit, 20-vjeçarja iu drejtua një qendre spitalore këtu në kryeqytet, me dëshirën e mirë për të qenë sadopak e dobishme në gjithë këtë situatë të rëndë. “Dëgjoja çdo ditë në televizor thirrjen për të dhuruar gjak dhe nga kjo më bëri të mendoj se dhe unë duhet të bashkohem me këta njerëz të pafajshëm. Por, duke qenë se unë kam bërë një tatuazh, e kisha të ndaluar që të bëja transfuzion dhe më erdhi vërtet keq që u ktheva në shtëpi pa dhënë edhe unë ndihmesën time”, thotë për gazetën “Korrieri” Edlira Mema.

 

Ashtu si dhe fituesja e çmimit të parë në edicionin e 46-të të Këngës në RTSH, Olta Boka, me grupin e gjakut “A pozitiv”, por ajo e ka të pamundur që të jetë dhuruese në këtë moshë. “Duke qenë se unë jam 16 vjeçe, nuk më lejohet që të jap gjak, sepse me aq sa unë jam informuar, nën moshën 18-vjeçare nuk lejohet që të bëhet transfuzion. Kjo do të thotë që deri më tani unë nuk kam bërë asnjëherë një të tillë, madje edhe kur e kam parë si diçka të nevojshme. P.sh., tragjedia e fundit ishte vërtet e rëndë, por pavarësisht dëshirës, e pata të pamundur që të dhuroja gjak”, pohon Olta.

 

Edhe bashkëmoshatarja tjetër e saj, Greta Koçi, deri më tani nuk ka provuar kurrë që të dhurojë gjak, sepse mosha e vogël nuk ia lejon këtë gjë. Grupi i saj është “A plus”, por deri më tani këngëtarja e suksesshme nuk ka pasur të nevojshme as dhurimin dhe as marrjen e gjakut. 

 

Këngëtarja simpatike Orinda Huta është gjithë e gatshme për të qenë pranë njerëzve që kanë nevojë për gjak. “Grupi im është “A pozitiv” dhe të dielën unë u drejtova tek spitali i QSUT-së për të dhuruar gjak. Po ishte krejtësisht e pamundur që të depërtoja, pasi kishte goxha radhë. Kam qëndruar për tri orë me radhë e nuk munda të hyja dot. Kjo ishte hera ime e dytë që doja të isha dhuruese, pas një herë tjetër që mbaj mend ndodhi në gjimnaz, kur vinin mjekë nëpër shkolla për të marrë kampione gjaku”, thotë Orinda.

 

Ndërsa këngëtares Anjeza Branka sa herë i përmend nocionin e gjakut, ajo bie në gjendje të fikëti. “Grupi im është “0 pozitiv”, por edhe pse quhem dhuruese, sërish më mungon vullneti që të dhuroj gjak, pasi e kam tejet të vështirë. Nuk kam menduar kurrë që të bëj transfuzion e këtë nuk do ta bëj asnjëherë”, shprehet me bindje ajo.

 

Shumë personazhe të njohur kanë shfaqur interes krejt rastësisht për të mësuar grupin e gjakut, edhe pa qenë e nevojshme për të marrë apo dhuruar. “Sepse sa më shumë e informuar, aq më mirë është jo vetëm për mua, por për të gjithë njerëzit”, përfundon kështu këngëtarja Anjeza Branka.

Marre nga Panoroma

Mar 9

greta kociKa nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin,këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj,në fillim të muajit mars. Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet tëvendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupëbaleti. Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistiketë vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit. Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. Ndërkohë mësojmë, se koncerti i organizuar në qytetin e Gramshit mbrëmjen e së enjtes është anuluar përshkak të ditës së zisë kombëtare. Por duket se pikërisht ky impenjim për të qenë pranë publikut ka ndikuar edhe në zgjedhjen e Gretës për të mos marrë pjesë në festivalin “Topfest”. Ndonëse në edicionine vitit të kaluar, ajo u vlerësua me çmimin e parë, ndoshta ky fakt nuk e ka motivuar për të qenë konkurrente edhe këtë vit. Kjo edhe se nuk ka krijuar diçka të veçantë për pjesëmarrjen në këtë festival. Por krahas turneut, që po organizon në Shqipëri këngëtarja vazhdon të pranojë edhe ofertat për koncerte jashtë vendit. Greqia është ndalesa e kësaj fundjave. Në fund të fundit, janë pikërisht këto koncerte jashtë kufijve, nëtë cilat këngëtarët shqiptarë edhe paguhen më mirë.

Feb 23

Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë

 

 

greta kociJo vetëm shqiptarët vjedhin, por edhe bullgarët kanë filluar të huazojnë këngët pa asnjë të drejtë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këngëtaren Greta Koçi, e cila pretendon se i është “grabitur” krijimi i saj, nga një këngëtare bullgare e quajtur Emanuela. Në vitin 2006 ajo hodhi në treg një këngë me videoklip të titulluar “Njëherë po, njëherë jo”. Pas promovimit në televizionet muzikore shqiptare, Greta vendosi që muzika e saj të dëgjohej edhe në vendet fqinje, e pikërisht në Bullgari.
Me bindjen për të “shijuar” suksesin edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, këngët e saj transmetohen në televizionin muzikor Tv Ballkanika. Nga ky sukses është munduar të përfitojë edhe këngëtarja bullgare Emanuela, e cila ka pubikuar së fundi versionin bullgar të këngës së Greta Koçit, “Një herë po, një herë jo”. Këngëtarja ka huazuar këtë këngë pa asnjë lloj të drejte autori, madje ka realizuar edhe videoklip, i cili transmetohet në Bullgari. Kjo çështje ka shtuar akoma më shumë suksesin e Gretës në këtë shtet dhe diskutimet rreth saj janë shtuar. Nëpër forume muzikore në internet komentohet më së shumti kënga e cila i është vjedhur Gretës. Mirëpo, faktet tregojnë të kundërtën. Greta e ka publikuar këtë këngë në vitin 2006, ndërsa Emanuela në vitin 2007, pra më vonë. Videoklipi i këngëtares bullgare ndodhet në faqen e internetit “youtube” dhe muzika është kopje e dallueshme qartë e këngës së Gretës. Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë.

 

E shndërruar tashmë në një yll të vërtetë të muzikës shqiptare, sukseset e saj janë të njëpasnjëshme. Kjo, falë talentit të saj dhe punës intensive, të cilët janë përcaktuesit e një karriere të gjatë në këtë fushë. Është mësuar që e vogël me një sukses të tillë, i cili jo vetëm që nuk e ka bërë euforike, por e ka shtyrë të punojë akoma më tepër.

 

Ajo çka vlen për t’u theksuar është se këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat, duke e pozicionuar mirë në top listën e këngëtarëve shqiptarë.

 

 

Përflitet se kënga juaj “Njëherë po, njëherë jo” është vjedhur nga një këngëtare bullgare e quajtur Emanuela. Sa i vërtet është ky version?

 

“Është e vërtetë që kënga ime e albumit “Mos shiko tjetër”, titulluar “Njëherë po, njëherë jo” është huazuar pa lejen time nga këngëtarja bullgare Emanuela, e përshtatur në gjuhën e saj, bullgarisht”.

 

Çfarë faktesh keni për të vërtetuar të kundërtën?

 

“Kjo këngë është kompozuar në Prill të vitit 2006, me kërkesën tonë nga kompozitori Maqedonas Ocko, ndërsa tekstin e ka realizuar Armand Trebicka.Videoklipin e kemi realizuar në Korrik në Ulqin. Këtë këngë e kam futur në albumin tim “Mos shiko tjetër”, i cili ka dalë në treg më 2 Dhjetor 2006, me të drejtë eksklusive për Shqipërinë të kompanisë diskografike “Euro Star”. Më 17 dhjetor ky album ka dalë në treg në Kosovë me të drejtën ekskluzive të kompanisë diskografike “Antika”. Të drejta të tjera për vende të tjera nuk e përjashtim te televizionit transmetimit”.

 

Keni ndërmarrë ndonjë masë, kundrejt kësaj padrejtësie? A do ta kërkoni të drejtën e autorit?

 

“Një zyrë avokatie në Sofie, ka telefonuar në mënyrë që ti jepnim tager që të ndiqnin gjyqësisht këtë çështje, por ne nuk ishim dakord me kërkesën e tyre”.

 

4-Po videoklipi dhe teksti i këngës suaj a ka të përbashkëta me versionin e këngëtares bullgare?

 

“Ndihem shumë mirë, pasi është nder që kënga shqiptare triumfon edhe në vendet e tjera dhe aq më tepër kur ajo kthehet në Hit, pavarësisht nga rrethanat që kjo këngë është huazuar”.

 

5- Nga sa kemi parë, ka ndodhur që këngëtarët shqiptarë janë ata që kopjojnë rëndom nga të huajt, e sidomos nga bullgarët. Si ndjeheni duke qenë se jeni nga pala e dëmtuar?

 

“Sic, ju shpjegova edhe më lart të gjitha videoklipet e mia, transmetohen nga televizioni “Ballkanika”, gjithmonë me lejen time. Sigurisht që ndjehem e lumtur dhe e privilegjuar që këngët e mia pëlqehen dhe votohen në shtete të tjera. Madje mund të them se me këngën fituese të “Mikrofonit të Artë”, “Foli djalit”, kam kryesuar Hit-Paraden Ballkanike për dy javë rradhazi, duke lënë pas Desi Sllava, Pegy Zina etj

 

Nëpër forume kemi parë komente të ndryshme, disa ju përkrahin të tjerë ju akuzojnë. Një dukuri e tillë ju shqetëson, apo shihni si një publicitet ndaj karrierës suaj?

 

“Nuk më shqetëson fakti i gjykimeve në forume, gjithësesi njerëzit gjykojnë vetë. Unë nuk kam dhënë asnjë intervistë rreth kësaj çështje, e para intervistë është kjo që po jap për gazetën tuaj. Gjithësesi dua që nëpërmjet kësaj interviste në gazetën prestigjoze “Korrieri” të deklaroj : Dhënien e të drejtës së autorit këngëtares bullgare Emanuela. Ky deklarim nëpërmjet gazetës suaj le të jetë dokument ligjor për Emanuelën për t u mbrojtur për të drejtën e autorit”!

Feb 22

greta kociËshtë shndërruar tashmë në një yll të vërtet të muzikës shqiptare. Sukseset e saj janë të njëpasnjëshme. Kjo, falë talentit të saj dhe punës intensive, të cilët janë përcaktuesit e një karriere të gjatë në këtë fushë. Është mësuar që e vogël me një sukses të tillë, i cili jo vetëm që nuk e ka bërë euforike, por e ka shtyrë të punojë akoma më tepër. Gjithçka që ajo bën kthehet në sukses. Të gjitha këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat, duke e pozicionuar mirë në top listën e këngëtarëve shqiptarë.
Suksesi i saj i kalon edhe kufinjtë e Shqipërisë për në vendet e Ballkanit. Sukses të madh këngët e saj kanë edhe në Bullgari ku transmetohen në televizionin muzikor Tv Ballkanika. Nga ky sukses është munduar të përfitojë edhe këngëtarja bullgare Emanuela, e cila ka pubikuar së fundi versionin bullgar të këngës së Greta Koçit, “NJë herë po, një herë jo”. Këngëtarja ka huazuar këtë këngë pa asnjë lloj të drejte autori, madje ka realizuar edhe videoklip, i cili transmetohet në Bullgari. Por, kjo ka shtuar akoma më shumë suksesin e Gretës në këtë shtet dhe diskutimet rreth saj janë shtuar. Nëpër forume muzikore në internet komentohet më së shumti kënga e cila i është vjedhur Gretës. Mirëpo, faktet tregojnë të kundërtën. Greta e ka publikuar këtë këngë në vitin 2006, ndërsa Emanuela në vitin 2007, pra më vonë. Videoklipi i këngëtares bullgare ndodhet në faqen e internetit “youtube” dhe muzika është kopje e dallueshme qartë e këngës së Gretës. Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë.