Shakira plan për dasmë në Uruguai me Penelope Cruz dëshmitare

shakiraDo të celebrohet në Uruguai martesa ndërmjet këngëtares kolumbiane Shakira dhe argjentinasit Antonio de la Rua. Lajmi u përhap nga shtypi lokal, që prej ditësh po spiunon lëvizjet e çiftit.

Ata të dy po kalojnë një periudhë të shkurtër pushimesh në zonën turistike të Punta del Este, duke përfituar nga vera e Amerikës së Jugut. Asnjë datë nuk është caktuar tani për tani, por është zbuluar lista e të ftuarve në dasmë, ku në mënyrë të veçantë bien në sy dëshmitarët e martesës: Alejandro Sanz dhe Penelope Cruz.

Katie Holmes shtatzënë me Chris Klein

Katie Holmes dhe një herë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private. Sipas sa kishte publikuar National Enquirer, aktorja gjatë një lidhjeje të saj me kolegun Chris Klein, që zgjati pesë dite, ka mbetur shtatzënë. Ylli i filmit “Batman Begins” dhe “American Pie” u nda nga ai në vitin 2005 dhe menjëherë më pas ra në krahët e Tom Cruise. Në prill të 2006-s çifti priti ardhjen e bebes së tyre të parë Suri, dhe më 18 nëntor ata të dy celebruan martesën e tyre në Romë. Zëdhënësi i saj e ka përgënjeshtruar gjithë këtë histori.

Marre nga : Gazeta Albania

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.