Rovena Stefa e lidhur me nje ish-ushtar te UÇK-se

Rovena StefaJa ku na vjen edhe një lajm i freskët nga jeta private e këngëtares simpatike Rovena Stefa. Në fakt për jetën e saj artistike ne kemi vazhdimisht lajme, pasi Rovena është një nga këngëtaret me axhendën më të ngjeshur. Është e pamundur ta takosh atë pasi gjithmonë ndodhet me koncerte jashtë dhe siç e kemi shkruar pak kohë më parë, këngëtarja mund të thuhet me plot gojë se peshohet me flori, pasi ajo paguhet për çdo koncert 4 mijë euro. Dhe ne e dimë mirë se askush nuk i hedh paratë kot por Rovena Stefa është nga këngëtaret e rralla që këndon live me orë të tëra pa problem dhe nga ana tjetër me performancat e saj bëhet shumë e këndshme për publikun, që e ndjek dhe e duartroket.

Rovena nuk rri në asnjë moment që të bjerë në rutinë duke iu gëzuar faktit se axhenda e saj është plot, pasi ajo e di mirë se repertori duhet pasuruar herë pas here dhe si gjithmonë duke testuar shijet e publikut, ajo i jep prioritet muzikës popullore me orkestracione moderne, por pa e humbur origji- nalitetin. Prandaj dhe Rovena, këngëve të Shqipërisë së Mesme dhe atyre të veriut iu bashkëngjiti edhe këngët e jugut, duke kompletuar repertorin e saj me këngë për të gjitha shijet. Po le të kthehemi tek jeta private. Rovena është një vajzë e re dhe pavarësisht angazhimeve, jeta e saj pri- vate nuk mund të jetë bosh. Pak kohë më parë u fol për ndarjen e Rovenës nga ish i dashuri i saj, i cili ishte nga Maqedonia por nuk kishte lidhje me artin. Pas kësaj ndarjeje, kaluan disa muaj dhe asnjë informacion për jetën private të Rovenës edhe pse një ide e kishim se nëse do të lidhej mund të ishte përsëri një djalë nga Kosova apo Maqedonia, vende ku ajo rri më shumë pasi atje edhe kërkohet më shumë. Ndërsa tani burime të sigurta na tregojnë se, Rovena ka dy muaj që është lidhur me një djalë 28-vjeçar, shumë simpatik i cili ka qenë ushtar i UÇK-së. Ai ka luftuar gjatë kohës kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj, ndërsa tani nuk është më ushtarak. Momentalisht ai punon si këshilltar afër një politikani shumë të njohur kosovar dhe ndër të tjetra është një figurë e njohur nga kosovarët. Ja pra Rovena edhe kësaj radhe me të vërtetë nuk u lidh me një artist, por mesa duket edhe ai është i njohur njëlloj si Rovena por në një fushë tjetër. Edhe pse lidhja ka dy muaj që ka filluar, duket se për çiftin gjithçka po shkon më së miri. Të shohim se si do të ecë kjo lidhje dhe sapo të kemi një fotografi të çiftit do ta botojmë për kënaqësinë e të gjithë atyre fansave, që duan të dinë sa më shumë për Rovenën.

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.