Qato: Te premten do jete Kreshniku i vertete

Kreshnik Qato“Nje paraqitje si kurre me pare”. Kjo eshte ajo qe boksieri i mirenjohur shqiptar, Kreshnik Qato, premton per ndeshjen e 4 prillit. “Kam shtate jave qe pergatitem per kete ndeshje. Nuk mund t’ia lejoj vetes euforine, por ju siguroj se jam ne nje forme te shkelqyer, si fizike, ashtu edhe psikologjike, dhe se mezi po e pres ndeshjen e 4 prillit”, ka theksuar ai. Qato ka pohuar se nuk e njeh mire kundershtarin, por kjo nuk do ta pengoje ate ne rrugen e tij drejt fitores. “Te them te drejten, une nuk e kam pare ate ne ndeshje, por trajneret e mi e kane bere nje gje te tille dhe stervitja 7-javore eshte ndertuar pikerisht mbi keto informacione dhe per kete kundershtar, ka thene boksieri durrsak, qe banon dhe stervitet ne Londer. Megjithate, kjo ka pak rendesi per mua. Ajo qe ka rendesi eshte se te premten, shqiptaret do te shikojne Kreshnik Qaton e vertete. “Ndeshja e 4 prillit 2008 do te zhvillohet ne Tirane, ne ora 20:00. WBC renditet si federata me e mire ne sportin e boksit dhe qendren e ka ne Meksike. Kohet e fundit, ajo ka themeluar edhe nje titull te ri, te quajtur “WBC Mesdhetar”, qe perfaqeson rreth 22 shtete, nder te cilet edhe Shqiperia. Ky eshte nje titull qe do t’i jape Shqiperise shansin e madh per te qene realisht pjese e familjes se madhe te boksit, ne federaten WBC.

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.