Peaches Geldof filmohet duke blerë drogë

Peaches GeldofVajza e rokerit, Bob Geldof, Peaches , do të arrestohet nga policia pasi është xhiruar duke blerë drogë nga një diler droge. Në një videoklip të bërë me kamerë të fshehur, Geldof, 19- vjeçe, shihet derisa i dorëzon një burri dhe gruaje 280 dollarë, ndërsa ata i kërkojnë 380 dollarë. Pasi pajtohet me çmimin e ri, ajo i thotë çiftit se nesër do të ketë nevojë për Valium.

Incizimi është bërë si pjesë e hetimeve kundër çiftit të dilerëve të drogës, Jonny Blagrove dhe Cara Burton, për shkak se policia beson se këta të dy janë duke furnizuar yjet kryesore me drogë.”Ajo do të merret në pyetje gjatë javës dhe do të shpjegojë në polici çfarë ka ndodhur”, ka thënë një burim brenda policisë.

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.