Mariah Carey ka qenë aq e befasuar nga propozimi për martesë i Nick Cannon në çatinë e apartamentit të saj në New York, saqë është larguar menjëherë nga ai. Cannon i kishte propozuar asaj me një bonbone plastike, brenda të cilës kishte qenë një unazë diamanti prej 17 karatësh. Carey pranon se ka menduar se pikërisht kjo bonbone plastike ishte e thyer dhe nuk ka mundur të besojë se i dashuri i saj është duke i propozuar. Kështu ajo është larguar e zhgënjyer. Bëhet fjalë para momentit që ata së bashku të vendosin për martesën e tyre. “Mariah ka ikur menjëherë, madje edhe i vinte shumë turp nga vetja dhe nga situata në të cilën mendonte se ishte krijuar në ato çaste. Ishte një keqkuptim i hapur në atë momente”, - është shprehur këngëtari Cannon. Megjithatë, menjëherë pas kësaj ajo kishte pranuar të martohej me aktorin dhe reperin gjatë një fluturimi me helikopter. “Ishte diçka shumë e bukur”, - ka komentuar Carey për revistën “People”.
Lideri i grupit legjendar “The Beatles”, Sir Paul Mcartney, është klasifikuar si ylli më nervoz pop i të gjitha kohërave, sipas një votimi në internet. Këngëtari i muzikës rrok është klasifikuar madje edhe si një ndër artistët më ngacmues, duke i krahasuar edhe me këngëtarin James Blunt, Lily Allen dhe Robbie Williams. Një nervoz si Mcartney i ka lënë pas ata, duke i mposhtur për të kryesuar në votimin e realizuar nga “Musicmagie”. “Është e lehtë për muzikantët të nervozohen shumë shpejt. Ai i ka befasuar të gjithë me sjelljet e tij gjatë periudhës kur ishte i divorcuar, sidomos me anë të gjestit të ngritjes së dy gishtave dhe prirjes për të kombinuar veshjen sportive me kostumin serioz”, - e ka konfirmuare më së miri edhe zëdhënësi i kompanisë që organizoi votimin.
Top 10, yjet më nervozë janë:
1. Sir Paul Mcartney
2. James Blunt
3. Lily Allen
4. Robbie Williams
5. Amy Winehouse
6. Bono
7. Sir Cliff Richard
8. Pete Doherty
9. Joss Stone
10. Craig David
Besa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të “Top Fest”, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar “Engjëjt vrasin njësoj” duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me “Kthjellu”.
Më çmimin e madh, Besa Kokëdhima, ka futur në xhep dhe çekun prej 10 mijë eurosh që jepet për këtë çmim. Por, më tepër se vlera e madhe financiare e çmimit të parë, të triumfosh në “Top Fest”, do të thotë të afirmohesh si “yll muzikë” në rrafshin mbarëkombëtar, kudo ku këndohet shqip. Kështu ka ndodhur pothuajse më të gjithë fituesit e edicioneve të mëparshme, ku njëri prej tyre madje, siç ishte Alban Skënderaj, erdhi nga një anonimat i plotë e me dy çmime të para në dy edicione radhazi, arriti të kapë majat e suksesit. Po kështu dhe me fituesin e parë Stine, apo me Greta Koçin, që jo se vinte nga anonimati apo ishte pak e njohur, porse me triumfin në “Top Fest 4″, i vuri vetes një kurorë suksesi që nuk e kishte pasur gjer atëherë.
Por ç‘ndodhi ne naten finale
Festa e madhe e muzikës nisi me një sfilatë mbi tapet të kuq të të gjithë protagonistëve të skenës së “Top Fest”. Rreth tyre fansa të shumtë, të cilët i shihnin e i preknin nga afër, duke këmbyer përshëndetje, komplimente e autografe. Ishte kjo një gjetje e organizatorëve të spektaklit të madh që shërbeu si një “nxehje” për atë që do të ndodhte më pas në skenë.
Dyshja Albana & Ledioni udhëhoqën për më shumë së tri orë emocionet e finales, duke lançuar këngëtarë e çmime, me një rrjedhshmëri e elegancë tipike rinore. Ndërsa zgjidhja skenike e vendosjes së tyre ishte tejet origjinale. Ata drejtonin nga një miniskenë të veçuar nga skena e madhe; një tip ballkoni, ku aty ftonin dhe fituesit e çmimeve, ndërsa skena u përkiste vetëm interpretueseve. Ritmika e lartë e spektaklit, performanca e shkëlqyer, vulosën dhe njëherë faktin se “Top Fest” ka kapur standardet e një lloj show të përmasave MTV.
Duke u kthyer prapa në kohë, tashmë shohim një “Top Fest”, i cili është aq origjinal si event muzikor dhe i pakrahasueshëm për nga performanca, organizimi dhe madhështia. Sepse i është kushtuar rëndësi çdo aspekti e çdo detaji. Janë këngët në vetvete, të cilat përfshijnë çdo rrymëë që lëvrohet sot në botë; janë interpretuesit që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe interpretimet që u përkasin shumë stileve e ngjyrave vokalistike; është ana teknologjike me sistemin audio, figurën, ndriçimin e regjinë, që e kanë bërë “Top Fest” si një ndër eventet muzikore më spektakolare në ekranet shqiptare; është skenografia, me një lojë fantazie e kombinacione formash e ngjyrash nga më të larmishmet; e në fund është lloji i organizimit të këtij eventi që e shndërron atë në një festë muzikore që shtrihet në disa muaj. Në 5 edicione, “Top Fest” është shndërruar kështu në spektaklin më të madh muzikor në hapësirat shqipfolëse. Këtë e ka treguar audienca e jashtëzakonshme, netët finale, si dhe pjesëmarrja po e jashtëzakonshme e këngëtarëve për të qenë protagonistë në “Top Fest”.
Çmimet e tjera që u dhanë mbrëmë në “Top Fest”
Best New Art- Shpat Deda
Best Pop & Rock-Upstreew & Kelly
Best Alternative-Linda në botën e çudirave
Best Hip & RNB-Viagra dhe Skillz
Best Female-Çiljeta
Best Male-Gledi dhe Gent Bushpepa
Best Song-Hana
Best Interpret-Teuta Kurti
Best Grooup-Cody
Best Video-Aida Hana
Vodafone Club-Ngroba
Digitalb-Vesa Luma
TAR-Vitmar Basha
Internet-Besa
Vajza e rokerit, Bob Geldof, Peaches , do të arrestohet nga policia pasi është xhiruar duke blerë drogë nga një diler droge. Në një videoklip të bërë me kamerë të fshehur, Geldof, 19- vjeçe, shihet derisa i dorëzon një burri dhe gruaje 280 dollarë, ndërsa ata i kërkojnë 380 dollarë. Pasi pajtohet me çmimin e ri, ajo i thotë çiftit se nesër do të ketë nevojë për Valium.
Incizimi është bërë si pjesë e hetimeve kundër çiftit të dilerëve të drogës, Jonny Blagrove dhe Cara Burton, për shkak se policia beson se këta të dy janë duke furnizuar yjet kryesore me drogë.”Ajo do të merret në pyetje gjatë javës dhe do të shpjegojë në polici çfarë ka ndodhur”, ka thënë një burim brenda policisë.
Këngëtari i famshëm shqiptar nis një karrierë brilante në Greqi. Pasi është prezantuar për herë të parë para publikut grek në ditën e Shën Valentinit në ekranin e kanalit më të madh grek, “Antena”. Eshtë po ky kanal që ka ftuar përsëri yllin e muzikës shqiptare, Shpat Kasapi për të kënduar disa nga kënget e tij më të suksesshme, përpara teleshikuesve grekë. Ka qenë vetë bukuroshja Eleonara Meleti, show-girl i kanalit më të madh grek “Antena”, e cila ka preferuar që menjëherë pas festave të Pashkëve greke në studion e saj të ketë të ftuarin special Shpat Kasapi.
Kjo dashuri mes këngëtarit dhe prezantueses së kanalit më të madh grek ka ardhur pas një mundësie të krijuar disa muaj më parë nga korrespondenti i “Panorama”-s në Greqi, i cili kryen dhe marrëdhëniet publike të Shpat Kasapit, duke e promovuar fuqishëm yllin e popit shqiptar në tregun mediatik grek. Bukuroshja greke me miliona fansa është “çmendur” me bukurinë dhe zërin e bukuroshit shqiptar, Shpat Kasapi. Më datën 29 prill këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar special i emisionit të mëngjesit “Proino kafe” të drejtueses Eleonora Meleti, e cila nuk ka nguruar që të shprehte përpara miliona teleshikuesve grekë simpatinë që ka ndaj këngëtarit shqiptar, duke e cilësuar si një mashkull ideal me një zë brilant dhe shumë të zgjuar. Një ditë pas paraqitjes së tij në kanalin grek, më 30 prill Shpati ka dhënë një koncert për emigrantët shqiptarë në port- in e Pireut në restorantin “Hetion” së bashku me këngëtaren e suksesshme të muzikës së përpunuar labe, Poni. Duhet kujtuar se dhe në prezantimin e tij të parë para emigrantëve shqiptarë në Athinë, në ditën e Shën Valentinit, Shpat Kasapi u ndje i mrekulluar kur pa që salla ishte e tejmbushur por dhe qindra të tjerë nuk arritën të siguronin biletën që ta shikonin nga afër. Gjatë gjithë koncertit, talenti i ri i muzikës shqiptare ishte rrethuar nga dhjetëra fanse, të cilat kërkonin që të merrnin autografe nga dora e tij, si dhe të bënin fotografi me aparatet e celularëve. Jo pa qëllim, edhe shtëpitë më të mëdha diskografike greke duke parë popullaritetin që ka krijuar Shpat Kasapi kanë treguar interes për të bashkëpunuar me artistin shqiptar. Sipas bukuroshes së televizionit grek Eleonora Meleti, Shpati mund të bëhet më i lakmueshmi dhe më i adhurueshmi për publikun grek me paraqitjen skenike që ka, por mbi të gjitha me zërin dhe bukurinë që ia ka dhënë natyra. Kjo bën që mijëra fanse greke të adhurojnë yllin shqiptar dhe pse jo që kjo është hera e parë një shqiptar pushton zemrat e publikut grek, duke i hapur një karrierë të re, me qëllimin për të kapur majat e elitës së muzikës greke.
Aktorja 38 vjeçe dhe burri i saj, skenaristi Andrew Upton, të cilët janë bashkëdrejtorë artistikë në “Sydney Theatre Company”, dëshirojnë që të bëjnë ndërtesën e parë ekologjike në kulturë. “Ne gjithsesi do të bënim zyrat tona ekologjike, por Andrew ka thënë se vendi është i mahnitshëm për të bërë panele të diellit dhe për të hequr tërësisht rrjetin elektrik.“Nëse teatri nuk bëhet pjesë e kohës dhe e ngjarjeve në botë, atëherë do të bëhet irelevant për shoqërinë”, ka thënë ajo.
Ylli i serisë “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker, ka disenjuar një koleksion personal rrobash për shtëpinë e modës “Steve and Barry” dhe me këtë i është bashkëngjitur kolegeve të saj Kate Moss, e cila ka disenjuar për “Top Shop” apo Penelope Cruz për “Mango”.
Koleksioni mban emrin “Bitten” dhe përfshin: jeans, fustane, triko, xhemperë, dorëza, këpucë dhe veshje të brendshme. Secila nga këto prodhime mund të blihen për vetëm 4.50 funte ose më pak. Sarah deri tashti ka pasur disa oferta për bashkëpunim në fushën e modës. “Asnjëherë nuk kam dëgjuar më parë për “Steve and Barry” dhe as që e kam ditur se ekziston, por më ka pëlqyer ideja dhe është kënaqësi të punosh me njerëz të tillë”, ka deklaruar Sarah.
Modelja braziliane Gisele Budchen (27) është radhitur në majë të listës së modeleve më të paguara në botë. Vetëm gjatë vitit të kaluar ajo ka pasuruar fondin e saj edhe për më se 35 milionë dollarë.
Aktualisht ajo është duke punuar për dhjetëra kompani kozmetike. Pas saj është radhitur manekinja gjermane Heidi Klum (34), e cila për një vit realizon më se 14 milionë dollarë.

Shkëlqim Broshulli ka lënë dje aventurën dymujore në shtëpinë e “Big Brother”. Pas një jave të mbushur me akuza për thashetheme kundër tij, ai nuk ka mundur t‘i shpëtojë nominimit dhe pse ishte një ndër lojtarët e fortë brenda shtëpisë. Çimi është 37 vjeç dhe është i martuar me dy fëmijë. Ai ishte një ndër banorët më të mëdhenj të shtëpisë. Çimi ka shërbyer për shumë kohë në Policinë e Shtetit, me funksione të ndryshme. Ai ka bërë edhe disa specializime për profesionin e tij, si në Marsejë të Francës dhe në Londër. Është larguar nga forcat e rendit, pasi u dënua me 4 muaj burg për shpërdorim detyre, dënim i cili rezultoi i pavlefshëm, pas marrjes së pafajësisë. Më pas, ai zgjodhi rrugën e shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të njeriut, duke u bërë sekretar i përgjithshëm i një shoqate për mbrojtjen e të drejtave të romëve në Shqipëri. Shkëlqimi është i martuar dhe ka dy fëmijë. Kur hyri në shtëpi, ai u shpreh se një prej arsyeve të hyrjes së tij në shtëpi ishte lançimi i mesazheve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Përveç konflikteve, javët e fundit me Rominën, ditët e Shkëlqimit brenda shtëpisë kanë qenë dhe plot me momente të bukura. “Këtu mësova shumë gjëra për të qenë një prind shumë i mirë nesër dhe gjëja më e bukur është ajo që më pret jashtë”, u shpreh Çimi, pak para se Arbana t‘i komunikonte që ishte ai banori që do të largohej nga shtëpia. Ai ka zgjedhur Astritin si shoqërues për të dalë nga shtëpia, i cili pas daljes së Çimit nuk i ka kursyer as lotët.
Çimi tha se nuk donte të dilte, megjithëse momentet që kishte kaluar brenda shtëpisë ishin vërtet të bukura. Ai u shpreh se tashmë do të kalonte pak kohë me familjen, se i ka munguar shumë, pastaj do t‘i rikthehej punës.
Ndërkohë, spektakli i mbrëmshëm ka qenë i mbushur plot surpriza e rrëfime. Të ftuar si gjithnjë në studio kanë qenë opinionistët Armand Peza dhe Mevlan Shanaj, si dhe banorët e larguar nga shtëpia e “Big Brother”. Ata kanë pranuar se tre të nominuarit kanë qenë lojtarë të fortë brenda shtëpisë.
Dy banoret e reja brenda shtëpisë së “Big Brother” i kanë rrëfyer Arbanës se kjo javë brenda shtëpisë ka qenë shumë e mirë për to. “Java ka kaluar pa u kuptuar fare, ia kemi kaluar shumë mirë”, ka thënë Dorina. Të njëjtën gjë ka pohuar edhe Jonida. Julinda, e larguara e javës që shkoi, ka treguar se java e parë jashtë shtëpisë ka qenë e bukur dhe e ngarkuar për të. “Kam takuar familjen, miqtë e mi, të cilët më kanë pritur shumë mirë”, tha ajo.
Një moment i bukur për banorët gjatë spektaklit të mbrëmshëm ishte edhe prova që Vëllai i Madh i kishte dhënë për këtë javë. Banorët, të ndarë në dy grupe, kanë interpretuar dy këngë, një të Big Mamës “Video seksi” dhe të Vesa Lumës “Jemi dhe s‘jemi”.
Këngët janë shoqëruar nga një performancë videoje të improvizuar. Romina dhe grupi i saj, i përbërë nga Poli, Besa, Çimi, ka interpretuar këngën e Big Mamës, ndërsa Jonida, e shoqëruar nga Arbri dhe Astriti, ka interpretuar këngën e Vesës.
Para se dy grupet të dilnin në oborr dhe të interpretonin këto dy këngë të kthyera në hite, ata janë surprizuar kur në shtëpi kanë hyrë dy këngëtaret Big Mama dhe Vesa Luma.
Të dyja grupet kanë treguar një performancë interesante, çka është vlerësuar jo vetëm nga dy këngëtaret prezente, por edhe nga Vëllai i Madh, i cili e ka deklaruar foton të fituar. Kështu, këtë javë banorët do të kenë 50% më shumë të buxhetit.
Gjatë spektaklit është treguar edhe një video mbi dhuratat e bamirësisë, që banorët brenda shtëpisë kishin bërë për fëmijët në kopshtin Marqinet afër Gërdecit.
Vëllai i Madh kishte rezervuar dje një surprizë edhe për Najadën. Në dhomën e rrëfimit ajo ka parë një videomesazh dy motrat dhe të ëmën. Ato e kanë uruar Najadën për lojën, duke iu thënë se i mungonte shumë. E ëma i tha se këtë 8 mars i kishin munguar trëndafilat e saj. Në këto momente edhe Noçja është e emocionuar, duke shtrënguar lotët. Arbana i kërkon Najadës t‘i thotë një mesazh të ëmës dhe ajo i thotë se “jam shumë e lumtur që kam një mama si ajo, që më ka mbështetur gjithnjë dhe e di që vazhdon ta bëjë. E dua shumë dhe më mungojnë bisedat e saj”. Ndërsa këshilla që e ëma i dha Najadës kur Arbana e pyeti në kishte ndryshuar mendim lidhur me marrëdhënien e saj me Olsin, ajo u shpreh: “I uroj Najadës të mos bjerë në dashuri”, duke lënë të kuptohet se kjo ndjenjë është aq e bukur, por edhe aq robëruese.
Një tjetër surprizë ka përjetuar edhe Poli, i cili në magazinë gjen Inën, e cila i jep bluzën që i ka munguar.
Banorët kanë përjetuar dhe një darkë me tavolinën e mbushur plot nga restorant “Austria”, nën shoqërimin e disa muzikantëve, si dhe produktet e Artdeco.
Geri Halliwell (35) ka deklaruar se karriera e saj muzikore ka marrë fund. Pas turneut me grupin “Spice Girls”, ajo ka bërë të ditur se do t`u jepet shkrimeve. Së shpejti ajo pritet ta publikojë librin për fëmijë me titull “Eugenia Lavander”.
“Përherë përpiqem të jem e sinqertë ndaj vetes, ndaj karriera ime muzikore ka marrë fund”. Tashti më mirë ndjehem duke shkruar libra”, ka deklaruar Geri.
