Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë
Jo vetëm shqiptarët vjedhin, por edhe bullgarët kanë filluar të huazojnë këngët pa asnjë të drejtë. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me këngëtaren Greta Koçi, e cila pretendon se i është “grabitur” krijimi i saj, nga një këngëtare bullgare e quajtur Emanuela. Në vitin 2006 ajo hodhi në treg një këngë me videoklip të titulluar “Njëherë po, njëherë jo”. Pas promovimit në televizionet muzikore shqiptare, Greta vendosi që muzika e saj të dëgjohej edhe në vendet fqinje, e pikërisht në Bullgari.
Me bindjen për të “shijuar” suksesin edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, këngët e saj transmetohen në televizionin muzikor Tv Ballkanika. Nga ky sukses është munduar të përfitojë edhe këngëtarja bullgare Emanuela, e cila ka pubikuar së fundi versionin bullgar të këngës së Greta Koçit, “Një herë po, një herë jo”. Këngëtarja ka huazuar këtë këngë pa asnjë lloj të drejte autori, madje ka realizuar edhe videoklip, i cili transmetohet në Bullgari. Kjo çështje ka shtuar akoma më shumë suksesin e Gretës në këtë shtet dhe diskutimet rreth saj janë shtuar. Nëpër forume muzikore në internet komentohet më së shumti kënga e cila i është vjedhur Gretës. Mirëpo, faktet tregojnë të kundërtën. Greta e ka publikuar këtë këngë në vitin 2006, ndërsa Emanuela në vitin 2007, pra më vonë. Videoklipi i këngëtares bullgare ndodhet në faqen e internetit “youtube” dhe muzika është kopje e dallueshme qartë e këngës së Gretës. Ky është një nga të paktat raste kur këngëtarë të huaj vjedhin këngët e këngëtarëve shqiptarë.
E shndërruar tashmë në një yll të vërtetë të muzikës shqiptare, sukseset e saj janë të njëpasnjëshme. Kjo, falë talentit të saj dhe punës intensive, të cilët janë përcaktuesit e një karriere të gjatë në këtë fushë. Është mësuar që e vogël me një sukses të tillë, i cili jo vetëm që nuk e ka bërë euforike, por e ka shtyrë të punojë akoma më tepër.
Ajo çka vlen për t’u theksuar është se këngët e saj janë ndër më të dëgjuarat, duke e pozicionuar mirë në top listën e këngëtarëve shqiptarë.
Përflitet se kënga juaj “Njëherë po, njëherë jo” është vjedhur nga një këngëtare bullgare e quajtur Emanuela. Sa i vërtet është ky version?
“Është e vërtetë që kënga ime e albumit “Mos shiko tjetër”, titulluar “Njëherë po, njëherë jo” është huazuar pa lejen time nga këngëtarja bullgare Emanuela, e përshtatur në gjuhën e saj, bullgarisht”.
Çfarë faktesh keni për të vërtetuar të kundërtën?
“Kjo këngë është kompozuar në Prill të vitit 2006, me kërkesën tonë nga kompozitori Maqedonas Ocko, ndërsa tekstin e ka realizuar Armand Trebicka.Videoklipin e kemi realizuar në Korrik në Ulqin. Këtë këngë e kam futur në albumin tim “Mos shiko tjetër”, i cili ka dalë në treg më 2 Dhjetor 2006, me të drejtë eksklusive për Shqipërinë të kompanisë diskografike “Euro Star”. Më 17 dhjetor ky album ka dalë në treg në Kosovë me të drejtën ekskluzive të kompanisë diskografike “Antika”. Të drejta të tjera për vende të tjera nuk e përjashtim te televizionit transmetimit”.
Keni ndërmarrë ndonjë masë, kundrejt kësaj padrejtësie? A do ta kërkoni të drejtën e autorit?
“Një zyrë avokatie në Sofie, ka telefonuar në mënyrë që ti jepnim tager që të ndiqnin gjyqësisht këtë çështje, por ne nuk ishim dakord me kërkesën e tyre”.
4-Po videoklipi dhe teksti i këngës suaj a ka të përbashkëta me versionin e këngëtares bullgare?
“Ndihem shumë mirë, pasi është nder që kënga shqiptare triumfon edhe në vendet e tjera dhe aq më tepër kur ajo kthehet në Hit, pavarësisht nga rrethanat që kjo këngë është huazuar”.
5- Nga sa kemi parë, ka ndodhur që këngëtarët shqiptarë janë ata që kopjojnë rëndom nga të huajt, e sidomos nga bullgarët. Si ndjeheni duke qenë se jeni nga pala e dëmtuar?
“Sic, ju shpjegova edhe më lart të gjitha videoklipet e mia, transmetohen nga televizioni “Ballkanika”, gjithmonë me lejen time. Sigurisht që ndjehem e lumtur dhe e privilegjuar që këngët e mia pëlqehen dhe votohen në shtete të tjera. Madje mund të them se me këngën fituese të “Mikrofonit të Artë”, “Foli djalit”, kam kryesuar Hit-Paraden Ballkanike për dy javë rradhazi, duke lënë pas Desi Sllava, Pegy Zina etj
Nëpër forume kemi parë komente të ndryshme, disa ju përkrahin të tjerë ju akuzojnë. Një dukuri e tillë ju shqetëson, apo shihni si një publicitet ndaj karrierës suaj?
“Nuk më shqetëson fakti i gjykimeve në forume, gjithësesi njerëzit gjykojnë vetë. Unë nuk kam dhënë asnjë intervistë rreth kësaj çështje, e para intervistë është kjo që po jap për gazetën tuaj. Gjithësesi dua që nëpërmjet kësaj interviste në gazetën prestigjoze “Korrieri” të deklaroj : Dhënien e të drejtës së autorit këngëtares bullgare Emanuela. Ky deklarim nëpërmjet gazetës suaj le të jetë dokument ligjor për Emanuelën për t u mbrojtur për të drejtën e autorit”!