Lajmi bëhet me dije nga mediat malazeze këto ditë. Ndërkohë që për ardhjen e mundshme të pop-starit është folur më shumë se dy muaj më parë, megjithatë organizatorët atëherë nuk ishin të sigurt për ardhjen e saj dhe për bisedat me menaxherët e saj. Gazeta ditore “Vijesti” mori vërtetimin se marrëveshja është arritur dhe se këtë verë Madonna do të këndojë në plazhin e njohur të Budvas. Rolin kryesor në bisedime e kishte Svetozar Maroviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe ish-kryetari i unionit serb të Malit të Zi. Koncerti mendohet të mbahet nga fundi i gushtit ose në javën e parë të shtatorit. Vitin e kaluar në të njëjtin plazh Maroviç, u ngjit grupi legjendar “The Rolling Stones”, që shënoi kështu interpretimin e parë të një ylli ndërkombëtar të muzikës në Malin e Zi, kësaj here të pavarur. Pas dyshimeve të mëdha, edhe këtë vit Madonna do të fillojë turneun e saj të madh, që do të titullohet “Madonna At 50’”. Emri është i lidhur me vitin në të cilin pop-starja kremton 50-vjetorin e lindjes dhe 25 vjet të punës së suksesshme në skenën muzikore.
Madonna këtë verë në Mal të Zi
Leave a Comment