Kthjellu: Sa të lumtur të bën paraja!

kthjelluKanë kënduar këtë fundjavë “live” në ambientet e pub “Carl’s”, vend në të cilin ftohen shpesh nga stafi organizues i mbrëmjeve për të kënaqur të pranishmit. Kanë kënduar përgjatë gjithë darkës, këngët më të njohura dhe të bukura të repertorit të tyre, ndërkohë që edhe kanë dëfryer. Pasi çdo gjë ka shkuar mirë dhe publiku ka mbetur i kënaqur, erdhi momenti që “Kthjellu” të shpërblehej, duke marrë kuotën e caktuar të lekëve që çdo artist vendos në performancat e tij “live”. Dhe ky ka qenë çasti më “i ëmbël” për grupin. Të kënaqur, ata kanë ndarë lekët me njëri-tjetrin, dhe gjithçka ka përfunduar si gjithmonë për ta, me mirëkuptim. Ky është dhe momenti që paparaci ynë ka fokusuar, pas performancës “live” të “Kthjellu”, në ambientet e “Carl’s”, në kohën që për pak do të largoheshin. Grupi “Kthjellu” është klasifikuar nga rinia shqiptare si ndër më të pëlqyerit. Ishte kjo bandë, që në bashkëpunim me Alban Skënderajn, u vlerësuan me çmimin e parë në “Top Fest”, gjë që e bëri djalin nga Vlora të shpallej fitues për të dytën herë, në një prej kompeticioneve më moderne të muzikës shqiptare

 

Marre nga: Bluetooth

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.