Do të jetë një verë e veçantë kjo për Jennifer Aniston. Aktorja 39-vjeçare do të fluturojë drejt Greqisë për të vizituar viset në të cilat kanë jetuar të parët e saj. Babai i ish-bashkëshortes së Brad Pitt, John, ka lindur në ishullin e Kretës. Jen dëshiron të hyjë në kontakt me lidhjet e saj të vjetra. Mbiemri i saj i vërtetë është Anastassakis. Përpara se të mbushë 40 vjeç ajo dëshiron të njohë vendin e babait të saj. Aniston madje ka blerë edhe DVD të ndryshme për të mësuar greqishten dhe për t’u nisur e përgatitur edhe me gjuhën. “Është një ngjyrë në familjen time, ajo e popullit grek, - ka shpjeguar Jennifer, - që më ka ndihmuar gjithmonë për të jetuar dhe mbajtur gjallë gjërat reale.
Gjyshja jonë ishte në qendër të universit tonë. Do të më pëlqente të kisha rolin e saj, të isha gjyshja e familjes dhe padrone e klanit tonë”.
Jennifer, një verë në Greqi
Leave a Comment