Greta Koci heq dore nga Topfest 5

greta kociKa nisur një sërë turnesh në të gjithë vendin,këngëtarja Greta Koçi. Në fakt, kjo duket se është mënyra më e mirë, që ajo ka zgjedhur për të qenë pranë publikut dhe fansave të saj,në fillim të muajit mars. Dhe qëllimi është për të shkelur thuajse në çdo qytet tëvendit, duke organizuar koncertet live, të shoqëruar nga orkestra dhe një trupëbaleti. Nga prindërit e Gretës, të cilët vazhdojnë të menaxhojnë arritjet artistiketë vajzës së tyre mësojmë, se ndërsa gjatë javëve të shkuara këngëtarja ka qenë në qytete të vogla si Patosi, Shijaku apo Kavaja, në projektet e vazhdueshme të Gretës janë edhe disa nga qytetet e mëdha të vendit. Në këtë mënyrë, fansat e këngëtares kanë pasur mundësinë ta ndjekin nga afër në performancën live, por edhe të marrin autografe prej saj. Ndërkohë mësojmë, se koncerti i organizuar në qytetin e Gramshit mbrëmjen e së enjtes është anuluar përshkak të ditës së zisë kombëtare. Por duket se pikërisht ky impenjim për të qenë pranë publikut ka ndikuar edhe në zgjedhjen e Gretës për të mos marrë pjesë në festivalin “Topfest”. Ndonëse në edicionine vitit të kaluar, ajo u vlerësua me çmimin e parë, ndoshta ky fakt nuk e ka motivuar për të qenë konkurrente edhe këtë vit. Kjo edhe se nuk ka krijuar diçka të veçantë për pjesëmarrjen në këtë festival. Por krahas turneut, që po organizon në Shqipëri këngëtarja vazhdon të pranojë edhe ofertat për koncerte jashtë vendit. Greqia është ndalesa e kësaj fundjave. Në fund të fundit, janë pikërisht këto koncerte jashtë kufijve, nëtë cilat këngëtarët shqiptarë edhe paguhen më mirë.

One Response

  1. Silvi Says:

    Gretes hallall ja befte zoti se qenka vertet e zonja si ne kenge ashtu dhe ne shpirt.e pashe tek emisjoni Njerez te humbur qe dhuroj 5 miljon leke per familjaret e Gerdecit. Suksese o Greta se je e papare.

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.