Gaxha: Po perseritet ne muzike marreveshja e Ohrit

Keadrian gaxhangetari Adrian Gaxha, i zgjedhur bashke me dy kengetare maqedonas per te perfaqesuar Maqedonine ne Festivalin e ardhshem Evropian te Kenges, eshte shprehur se “kjo eshte nje mrekulli” dhe se “po perseritet Marreveshja e Ohrit ne boten e muzikes”. “Kjo eshte nje mrekulli, qe per here te pare ne Festivalin Evropian, Maqedonia dergon edhe nje shqiptar. Keshtu, duket se po ndodh ne art e njejta gje si ne Marreveshjen e Ohrit. Eshte nje hap i mire dhe i sigurt, qe tregon se maqedonasit tani po e kuptojne se edhe ne shqiptaret ketu, jemi pjese e ketij shteti. Dhe besoj se me kontributin tim maksimal do te kem mbeshtetje te plote edhe nga Shqiperia, Kosova dhe diaspora. Kjo do t’i binde edhe maqedonasit se nga shqiptaret kane vetem dobi”, u shpreh Gaxha. Ne “Eurovizion 2008″, qe do te mbahet me 20, 22 dhe 24 maj ne Beograd, Maqedonia do te coje kompozimin me titull “Ne emer te dashurise”, interpretuar nga Adrian Gaxha dhe Tamara e Rade Vercanovski - Vercak. Kjo kenge eshte kompozuar dhe orkestruar nga Rade Vercakovski - Vercak dhe ne Beograd do te kendohet anglisht. Adrian Gaxha shprehu keqardhje per kritikat qe ka marre here pas here nga opinioni shqiptar, kur ka kenduar maqedonisht, dhe pohoi se pikerisht keto kritika jane gjeja qe e ka befasuar me shume gjate karrieres se tij. “Jam i kenaqur se shumica e atyre qe me kritikonin pse kendoj edhe ne gjuhen maqedonase, tani e kane kuptuar politiken menaxhuese te babait tim, Emin Gaxha, te cilin e kam edhe menaxher. Me vjen mire qe kane kuptuar se nuk ka asgje te keqe nga muzika e kenduar edhe ne nje gjuhe tjeter, pasi kjo tregon kulturen e larte te popullit shqiptar, i cili i respekton te gjithe dhe jep dashuri, sepse muzika eshte dashuri e paqe per te gjithe”, perfundoi ai.  ATSH

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.