Kemi folur kaq shumë për lidhjen e dy artistëve të njohur Flori Mumajesi dhe Soni Malaj, sa ishte e pamundur të bënim sikur s’ka ndodhur asgjë për ndarjen e tyre. Në fakt me lidhjen e tyre u bë mjaft show edhe gjatë netëve të festivalit “Kënga Magjike”, ku Soni dhe Flori këndonin një lëngë së bashku me muzikë të kompozuar nga Flori. Të dy artistët janë lidhur së bashku rreth një vit më parë, kohë kur Soni po përgatiste albumin e saj tek studioja e Florit. Mesa duket orët e gjata të punës i kanë afruar të rinjtë, të cilët ishin miq prej shumë kohësh. Thuhet se në këtë kohë Flori po vuante për një lidhje dashurie e cila sapo kishte marrë fund dhe mbase Soni erdhi në kohën e duhur për të harruar të kaluarën.
Çifti ishte kudo bash- kë, madje edhe në klipin ‘Zig zag’, Flori edhe pse nuk kishte një pjesë të tij, ka pranuar t’i bëjë “kontorno” të dashurës në klip. Më pas filluam që në
publik t’i shohim veç e veç. Flori iu afrua miqve të vjetër të grupit “The dreams”, duke frekuentuar lokalet ku ata shkojnë zakonisht, ndërkohë që Soni u zhduk nga qarkullimi. Çfarë mund të kishte ndodhur me çiftin që shkëmbeu puthje të zjarrta në skenën e “Këngës Magjike”? Miqtë filluan të tregojnë se Soni dhe Flori nuk janë më bashkë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk pranonte të prononcohej për mediat. Shpesh njerëzit bëjnë profeci pa dashur, për jetën e tyre pasi në një intervistë të pak kohëve më parë, kur një ndarje askush nuk është i fituar. Pak ditë më parë është parë Soni Malaj tek premiera e “Mouline Rouge” e shoqëruar nga e ëma. E nëse në raste të tjera, Soni e mirëpriste aparatin fotografik, këtë herë ka qenë shumë e kujdesshme që të mos i kapnin qoftë edhe një pozë dhe për këtë ka menduar e ëma, e cila nuk linte fotografët të bënin foto. Dhe po atë natë Flori duket se është zbavitur më shumë se ish e dashura, pasi ka qenë me miqtë tek “Lolly Pop”, një lokal që ai e frekuenton gjithmonë. Nuk dukej fare i trishtuar nga çfarë ka ndodhur, madje shumë i qeshur dhe i afruar me vajzat, por ka preferuar që me modelen Skandinava Lala të qëndronte pak më afër.
May 20th, 2008 at 8:49 am
shum mir keni qen se bashku. shum te bukur u dokshit si dy pellumba.por sido qe te jet jeni shum te mir te dyt pershendetje nga mitrovica
June 14th, 2008 at 8:45 am
soni je me e mira nuk do te thot se pa florin je zero jo ti je shum e njofshme flori ne duetin me ti u be i njofshem ne maqedoni nuk e njihshim se ishte zero