Elvana shpallet femra më sexy

elvana gjataNje anketim ne internet e nxjerr kengetaren e re shume me lart se emra te tjere pretendente

Sipas një anketimi që ka bërë një sit tepër i klikuar në internet, rezulton që këngëtarja Elvana Gjata të ketë numrin më të madh të votave për femrën më seksi në muzikën shqiptare. Ajo ka lënë pas emra të tjerë të njohur, si Genta Ismaili, Adelina, Zanfina e shumë të tjera. Përpos këtij vlerësimi pozitiv, duket se vetë Elvana në muzikën e saj nuk i mëshon shumë aspektit të pamjes fizike, sepse ajo tashmë është një këngëtare e afirmuar që realizon hite të jashtëzakonshme, që kanë qëlluar në shijet e publikut të kudondodhur. Ndonëse ajo nuk bën pjesë në kategorinë e atyre vajzave që, për hir të komercialitetit, nxjerrin sa më shumë në pah format fizike, sërish Elvana ia ka dalë mbanë që të jetë më e klikuara në anketimin e realizuar, duke u shpallur kësisoj këngëtarja më seksi.

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.