E dashura e Getoarit

GetoariGetoar Selimi, anëtari i grupit “Tingulli 3”, flitet se kohët e fundit ka nisur një lidhje të re dashurie, e cila po e përfshin të tërin. Ai është duke u frekuentuar me Hanën, një vajzë mjaft simpatike nga Prishtina. Të dhënat e fundit mbi Hanën flasin se ka qenë prezantuese deri para pak kohësh në një emision radioteleviziv në Kosovë, kushtuar adoleshentëve. Nuk është parë më nën rolin e prezantueses në këtë emision, ndërsa të njohurit e saj thonë se tashmë veç radios ka gjetur një dashuri të re, që është Getoari. Hana është aq e këndshme fizikisht, saqë ka arritur të punësohet në rolin e manekines për të reklamuar veshje të ndryshme e firmato, në dyqanet më në zë në Kosovë. Getoari edhe këtë radhë ka ditur se ku t’i hedhë sytë, po të kemi parasysh faktin se të gjitha lidhjet që ai ka pasur, flasin për vajza të bukura dhe tërheqëse.

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.