Dashuria e Shpat Kasapit me Noren e televizionit grek

Shpat KasapiKëngëtari i famshëm shqiptar nis një karrierë brilante në Greqi. Pasi është prezantuar për herë të parë para publikut grek në ditën e Shën Valentinit në ekranin e kanalit më të madh grek, “Antena”. Eshtë po ky kanal që ka ftuar përsëri yllin e muzikës shqiptare, Shpat Kasapi për të kënduar disa nga kënget e tij më të suksesshme, përpara teleshikuesve grekë. Ka qenë vetë bukuroshja Eleonara Meleti, show-girl i kanalit më të madh grek “Antena”, e cila ka preferuar që menjëherë pas festave të Pashkëve greke në studion e saj të ketë të ftuarin special Shpat Kasapi.

Kjo dashuri mes këngëtarit dhe prezantueses së kanalit më të madh grek ka ardhur pas një mundësie të krijuar disa muaj më parë nga korrespondenti i “Panorama”-s në Greqi, i cili kryen dhe marrëdhëniet publike të Shpat Kasapit, duke e promovuar fuqishëm yllin e popit shqiptar në tregun mediatik grek. Bukuroshja greke me miliona fansa është “çmendur” me bukurinë dhe zërin e bukuroshit shqiptar, Shpat Kasapi. Më datën 29 prill këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar special i emisionit të mëngjesit “Proino kafe” të drejtueses Eleonora Meleti, e cila nuk ka nguruar që të shprehte përpara miliona teleshikuesve grekë simpatinë që ka ndaj këngëtarit shqiptar, duke e cilësuar si një mashkull ideal me një zë brilant dhe shumë të zgjuar. Një ditë pas paraqitjes së tij në kanalin grek, më 30 prill Shpati ka dhënë një koncert për emigrantët shqiptarë në port- in e Pireut në restorantin “Hetion” së bashku me këngëtaren e suksesshme të muzikës së përpunuar labe, Poni. Duhet kujtuar se dhe në prezantimin e tij të parë para emigrantëve shqiptarë në Athinë, në ditën e Shën Valentinit, Shpat Kasapi u ndje i mrekulluar kur pa që salla ishte e tejmbushur por dhe qindra të tjerë nuk arritën të siguronin biletën që ta shikonin nga afër. Gjatë gjithë koncertit, talenti i ri i muzikës shqiptare ishte rrethuar nga dhjetëra fanse, të cilat kërkonin që të merrnin autografe nga dora e tij, si dhe të bënin fotografi me aparatet e celularëve. Jo pa qëllim, edhe shtëpitë më të mëdha diskografike greke duke parë popullaritetin që ka krijuar Shpat Kasapi kanë treguar interes për të bashkëpunuar me artistin shqiptar. Sipas bukuroshes së televizionit grek Eleonora Meleti, Shpati mund të bëhet më i lakmueshmi dhe më i adhurueshmi për publikun grek me paraqitjen skenike që ka, por mbi të gjitha me zërin dhe bukurinë që ia ka dhënë natyra. Kjo bën që mijëra fanse greke të adhurojnë yllin shqiptar dhe pse jo që kjo është hera e parë një shqiptar pushton zemrat e publikut grek, duke i hapur një karrierë të re, me qëllimin për të kapur majat e elitës së muzikës greke.

One Response

  1. roxa Says:

    hehehehe…shpati edhe ne greqi..po normal se shkon se krejt te mirat i ka ..ok shpat te urpj suksesene jete … edhe hajde ne ndonje koncert ne prishtine ..te lutem.(K)(K)(K)

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.