May 25

Alban Skenderaj“Larg dhe afër” titullohet klipi më i fundit i Alban Skënderajt, klip që këngëtari i njohur e promovoi mes miqsh dhe medias së shkruar dhe elektronike në një festë të posaçme organizuar në “Living room”. Po kaq afër dhe larg ndihet Albani nga tregu muzikor ndërkombëtar, nga i cili nuk ka hequr kurrsesi dorë. Ndër tentativat me autorë gjermanë, spikat një duet me këngëtaren Miriam Cani. Ajo çka e bën më pikant këtë bashkëpunim është fakti se të dy janë përfolur në shytpin rozë se kanë një lidhje dashurie.

Albani na tregoi më hollësisht për planet dhe projektet e tij me Miriamin si dhe për arritjet individuale gjatë këtyre muajve në Gjermani.
Alban, vjen në tregun muzikor me një klip të ri, të titulluar “Larg dhe afër”… Si lindi ideja për klipin?
Kënga është bërë kohë më përpara dhe tani vendosa t‘i bëja një klip. Është kompozuar gati dy vjetë më parë dhe e rimora nga arkivi për ta për- punuar. Klipi ishte një domosdoshmëri, në mënurë që kënga të lançohet sa më mirë. Pastaj, kështu jepet akoma më qartë mesazhi i këngës.
Ka lidhje afrimi i sezonit veror me hedhjen në treg të këtij klipi?
Absolutisht jo, sepse kjo s‘është një këngë komerciale, por një këngë që e kam bërë për qejf dhe për të treguar një anë tjetër timen. Është një këngë rrok, me temë sociale kështu që s‘mund të ketë lidhje me sezonin veror. Sepse përgjithësisht artistët nxjerrin klipe në verë që të kenë më tepër koncerte dhe ftesa për të kënduar në klube nate gjatë sezonit të plazhit. Po unë s‘kam punuar kurrë me kaq kujdes dhe përogaritje në këtë drejtim… E kam bërë diçka kur e kam ndjerë dhe njerëzit kur e pëlqejnë një muzikë, e dëg- jojnë ato dhe në verë, edhe në dimër. Këtë gjë mendoj se duhet ta bëjnë të gjithë artistët, pra, të këndojnë për kënaqësi dhe mos të priren
shumë drejt llogarive materiale. Natyrisht, sezoni i verës është i favorshëm për prodhimet muzikore, jo vetëm sepse në këtë periudhë konsumohet shumë muzikë, por dhe sepse vijnë emigrantët nga jashtë dhe albumet shiten. Po më tepër se sa fitimet, do doja që albumin ta kishin sa më shumë njerëz ndaj më vjen mirë që
lan ndaj më vjen mirë që lançimi i klipit koincidoi me sezonin veror.
“Eklipsi” ishte një klip që ia kishe premtuar vetes… Ka ndonjë të përbashkët mes tij e “Larg dhe afër”?
Absolutisht, nuk kanë shumë lidhje mes tyre,
përveçse ngjasojnë për nga skenari, në kuptimin që secili prej klipeve ka një fabul, një ngjarje, një mesazh, një histori… Kurse përsa i përket temës dhe mesazheve, ato janë krejt të ndryshme. Tek “Eklipsi” del në pah aftësia e Albanit për të dashuruar, për t`u apasionuar ndaj një raporti, ndaj një dashurie, ndaj diçkaje të përjetuar, kurse në klipin e ri shihet një tjetër Alban… Disi më rebel, kritik ndaj disa gjërave që na rrethojnë.
Në një moment, në këngë zgjohesh i trembur dhe në anën tjetër të krevatit dora të zë një vend bosh… Çfarë ndjen në jetën reale, në një çast të tillë?
Diçka të tillë edhe e kam përjetuar, se nuk e kemi gjithmonë pranë në momentet konfuze njeriun që duam. S‘është kurrë një ndjenjë e mirë, sepse duhet të kesh gjithmonë dikë pranë. Po të tilla përjetime gjithsesi na bëjnë të rritemi, kështu që vlejnë edhe ato. Të bën përshtypje bumi i videoklipeve dhe këngëtarëve në treg… Çfarë mendon për këtë fenomen?
Është tepruar në këtë drejtim. Aktualisht muzika shqiptare po përjeton një kaos që kurrë s‘e ka provuar. Vitet e fundit ky fenomen është goxha interesant, një faktor që të bën përshtypje. Mendoj se sikur analistë të shquar botëror të analizonin këtë sit- uatë, ajo do merrte përmasa edhe më të mëdha sepse është një realitet i habitshëm.
Gjithmonë kupa duhet të mbushet që të derdhet dhe së shpejti këtu në Shqipëri do të ketë një revolucion. Deri në momentin e fundit, gjërat lirohen por kur kalohet masa, vjen reagimi dhe kështu ka për të ndodhur edhe kësaj here.
Të dhemb ky realitet, ty si artist?
Sigurisht, sepse do doja që muzika shqiptare të kishte më tepër stabilitet, të kishte një strukturë. Minimalisht të ishim në nivelin zero në muzikë, po ne s‘kemi as një strukturë, qoftë ajo dhe primitive. Dhe Kazakistani apo Afganistani e kanë një strukturë të tillë, kurse neve jo.
Mendon se pseudokëngëtarët u prishin punë artistëve të vërtetë?
Jo! Mendoj se artistët e dashur mbeten të tillë për publikun, po problemi ësh- të se njerëzit fatkeqësisht janë të prirur për muzikë jo cilësore. Përsa i përket tregut, është një kaos total… Dalin klipe apo këngë që i sheh apo i dëgjon një herë dhe pastaj zhduken nga qarkullimi. Zgjidhja duhet të vijë nga shtetit, që duhet të krijojë një rregullator. Do vijë një moment kur shteti, pasi të ketë mbaruar punë me dritat, rrugët dhe ujin do hedhë sytë nga muzika, pasi do ta shoh se dhe aty çalon puna.
Në Serbi po zhvillohet Festivali Evropian… Mendon se kënga e RTSH-së është më e përshtatshmja për të na përfaqësuar atje?
Mendoj që nuk është festivali i RTSH-së struktura perfekte, e duhur për të bërë një seleksionim për në Eurosong, për një fakt që më
duket i pakundërshtueshëm… Artistikisht kërkesat, standartet dhe mentaliteti i festivalit tonë tradicional nuk përputhet askund me natyrën dhe frymën e Eurovizionit. Festivali i RTSH- së është më tepër për muzikën tradicionale, të lehtë por në festivalin europian duhen krijime moderne, që t‘i përshtaten garës dhe stilit të këtij festivali. Problemi nuk është se këngët janë të lehta, po duke qenë se ne jemi një popull shumë properëndimor, do ishte mirë që edhe këngët që çojmë në Eurosong të ketë frymë perëndimore. Europianët zhvillohen vazhdimisht, sjellin krijime alternative me nuanca gjithmonë e më moderne. Festivali shumë bukur që e ruan traditën e tij, origjinalitetin por këngët që na përfaqësojnë në Eurovizion duhet të jenë më inovative, moderne. Fakti që kënga arriti në finale, verteton fjalët e mia.
Si i ke raportet me shtypin e thashethemeve dhe atë rozë?
As nuk kam fare marrëdhënie! Në sensin, s‘kam marrëdhënie direkte, që të flas lart e poshtë apo të jap intervista, megjithatë mediat shkruajnë dhe flasin për mua dhe kjo s‘është në dorën time.
Është folur shumë në media pikërisht për një lidhje
mes teje dhe këngëtares Miriam Cani… Çfarë ka mes ju të dyve?
Mund të them gjithçka për këtë gjë, ose mund të mos them asgjë. Hahahaha. Për këtë gjë nuk do doja të flisja shumë, është jeta ime private.
Vazhdojnë përpjekjet tu- aja në Gjermani për të çarë dhe në tregun muzikor atje?
Puna në Gjermani vazhdon, kam pasur dhe një projekt me Miriamin… Kemi bashkëpunuar për një singëll dhe presim të firmosim një kontratë me një shtëpi dis- kografike prestigjioze për ta lançuar dhe publikuar këtë këngë. Kënga është në an- glisht, sepse është e destinuar për tregun muzikor ndërkombëtar. Ndërkohë, kam punuar edhe vetë për këngë të tjera me një studio me të cilën ka bashkëpunuar prej kohësh Miriami. Nga kjo lidhje profesionale gjërat shkuan deri aty sa dhe albumin e realizova me këtë studio. Kam dhe një projekt solo, për një album në an- glisht.
Mund të themi se tashmë tregu ndërkombëtar është afër?
Jo, sinqerisht, ndihem akoma shumë larg tregut muzikor ndërkombëtar. Por jam shumë i lumtur që kam përjetuar disa eksperienca dhe jam njohur edhe me atë që ndodh në një treg muzikor perëndimor. Kam parë sa ndryshe është puna
andej, qoftë artistikisht, qoftë dhe teknikisht apo në aspektin e menaxhimit. Atje gjithçka është tejet profesionale dhe kjo e bën të vësh- tirë të arrish majat e sukses- it. Duhet shumë punë! Duhet të të jepet në mundësi e
artë të cilën ta shfrytëzosh… Pra, përveç talentit dhe punës, jashtë të duhet edhe pak fat. Në Gjermani i ruaj akoma kontaktet për të bashkëpunuar, kështu që përpjekja për të çarë në tregun muzikor botëror vazhdon.

May 19

Adelina IsmajliPadyshim që është një nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare jo vetëm thjesht për zërin e saj, por edhe për risitë që solli në skenat tona. Adelina Ismaili është vajza që bëri një histori të tërë në skenë duke lançuar rryma muzikore dhe zhanre fare të
rinj për veshët tanë, duke mos folur pastaj për performancën e cila ka qenë vazhdimisht shumë e veçantë. Dhe po ta mendojmë, Adelina nuk është një këngëtare që ka bërë shumë këngë apo të ketë hedhur në treg shumë albume, por ama me atë repertor, mbase më të vogël se të shumë kolegëve të saj, ajo arrinte të tërhiqte vëmendjen dhe t’i bënte të gjithë për vete. Një tjetër ngjarje jashtë jetës së saj artistike na bëri të kemi sytë përsëri nga Adelina.

Djali me të cilin ajo ishte e lidhur dhe e fejuar u vra në një aksident. Të gjithë e kemi parë tashmë këngën që Adelina i ka kushtuar “Trimit”, ku vajza e cila na kishte bërë për vete gjithmonë me imazhin seksi, tani na paraqitet e gjitha me të zeza. Ndërkohë Adelina nuk ka munguar në media këto kohë duke treguar se ajo do ta vazhdojë karrierën e saj si këngëtare edhe pse ka qenë e shkëputur për arsye shëndetësore dhe për zinë që pllakosi zemrën e saj. Ndërkohë një sit shqiptar interneti www.albaniac.com ka lënë një hapësirë në dispozicion të fansave të Adelinës ku ata mund t’i dërgojnë pyetje asaj dhe Adelina të përgjigjet. Deri tani thuhet që pyetjet janë pa fund. Dhe krahas përgjigjeve Adelina do t’ju japi kënaqësi fansave të saj që t’ju tregojë atyre shërbimin më të ri fotografik, i cili me siguri do të jetë shumë interesant. Edhe pse
këngëtarja tashmë është më e pjekur artistikisht por edhe në moshë, edhe pse ngjarja e hidhur e ka trishtuar pa masë, gjithsesi nuk mund ta mendojmë se të gjitha këto i kanë hequr Adelinës dëshirën për të bërë gjëra të bukura dhe mbi të gjitha të papara, tamam alla Adelinë. E ka më mirë se sa një rikthim me fotografi sa për fillim? Pastaj Adelina është aq e mirë edhe për t’u parë jo vetëm për t’u dëgjuar. Gjithsesi ne i urojmë suksese këngëtares në karrierën saj.

May 19

Rovena StefaJa ku na vjen edhe një lajm i freskët nga jeta private e këngëtares simpatike Rovena Stefa. Në fakt për jetën e saj artistike ne kemi vazhdimisht lajme, pasi Rovena është një nga këngëtaret me axhendën më të ngjeshur. Është e pamundur ta takosh atë pasi gjithmonë ndodhet me koncerte jashtë dhe siç e kemi shkruar pak kohë më parë, këngëtarja mund të thuhet me plot gojë se peshohet me flori, pasi ajo paguhet për çdo koncert 4 mijë euro. Dhe ne e dimë mirë se askush nuk i hedh paratë kot por Rovena Stefa është nga këngëtaret e rralla që këndon live me orë të tëra pa problem dhe nga ana tjetër me performancat e saj bëhet shumë e këndshme për publikun, që e ndjek dhe e duartroket.

Rovena nuk rri në asnjë moment që të bjerë në rutinë duke iu gëzuar faktit se axhenda e saj është plot, pasi ajo e di mirë se repertori duhet pasuruar herë pas here dhe si gjithmonë duke testuar shijet e publikut, ajo i jep prioritet muzikës popullore me orkestracione moderne, por pa e humbur origji- nalitetin. Prandaj dhe Rovena, këngëve të Shqipërisë së Mesme dhe atyre të veriut iu bashkëngjiti edhe këngët e jugut, duke kompletuar repertorin e saj me këngë për të gjitha shijet. Po le të kthehemi tek jeta private. Rovena është një vajzë e re dhe pavarësisht angazhimeve, jeta e saj pri- vate nuk mund të jetë bosh. Pak kohë më parë u fol për ndarjen e Rovenës nga ish i dashuri i saj, i cili ishte nga Maqedonia por nuk kishte lidhje me artin. Pas kësaj ndarjeje, kaluan disa muaj dhe asnjë informacion për jetën private të Rovenës edhe pse një ide e kishim se nëse do të lidhej mund të ishte përsëri një djalë nga Kosova apo Maqedonia, vende ku ajo rri më shumë pasi atje edhe kërkohet më shumë. Ndërsa tani burime të sigurta na tregojnë se, Rovena ka dy muaj që është lidhur me një djalë 28-vjeçar, shumë simpatik i cili ka qenë ushtar i UÇK-së. Ai ka luftuar gjatë kohës kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj, ndërsa tani nuk është më ushtarak. Momentalisht ai punon si këshilltar afër një politikani shumë të njohur kosovar dhe ndër të tjetra është një figurë e njohur nga kosovarët. Ja pra Rovena edhe kësaj radhe me të vërtetë nuk u lidh me një artist, por mesa duket edhe ai është i njohur njëlloj si Rovena por në një fushë tjetër. Edhe pse lidhja ka dy muaj që ka filluar, duket se për çiftin gjithçka po shkon më së miri. Të shohim se si do të ecë kjo lidhje dhe sapo të kemi një fotografi të çiftit do ta botojmë për kënaqësinë e të gjithë atyre fansave, që duan të dinë sa më shumë për Rovenën.

May 19

Mariza IkonomiËshtë në valën e punëve pasi dihet se vera është një nga stinët që kërkon më shumë këngë dhe klipe të reja dhe natyrisht këngëtarja e njohur dhe e dashur për të gjithë, Mariza Ikonomi, nuk kishte se si të mungonte me të rejat e saj. “Këtë verë vij me një klip të ri dhe ndryshe nga ajo e herës tjetër ku këndoja në duet, këtë rradhë jam vetëm”. Bëhet fjalë për një këngë të lehtë dhe me nota melankonike, natyrisht i dedikohet dashurisë. Në fakt idenë e saj që këngën ta bënte klip, e kishte biseduar edhe me disa kolegë, njëri nga të cilët ishte edhe kantautori i njohur Gjergj Leka duke i thënë se i duhej një sponsor për klipin i cili kushtonte tetë mijë euro.

Dhe mrekullia ndodhi. Pikërisht dy javë më parë, teksa disa artistë ishin mbledhur bashkë për të promovuar hapjen e një lokali të ri në kryeqytet të quajtur “Dy pistat”,
Gjergj Leka i afrohet një biznesmeni që ishte aty dhe i kërkon që t’i sponsorizojë klipin Marizës. Në fakt ai pranoi menjëherë. E pyetur për këtë moment, Mariza tregon: “Ishte një surprizë për mua gadishmëria që tregoi Edi Ibrahimi, njëri nga ndërtuesit e kryeqytetit i cili pranoi të më sponsorizonte klipin”. Ja pra, kur ka solidaritet mes artistëve dhe jo xhelozi, mund të ndodhin veçse gjëra shumë të mira si në rastin e Marizës të cilës i urojmë shumë suksese dhe sponsorë të tjerë.

May 10

Flori MumajesiKemi folur kaq shumë për lidhjen e dy artistëve të njohur Flori Mumajesi dhe Soni Malaj, sa ishte e pamundur të bënim sikur s’ka ndodhur asgjë për ndarjen e tyre. Në fakt me lidhjen e tyre u bë mjaft show edhe gjatë netëve të festivalit “Kënga Magjike”, ku Soni dhe Flori këndonin një lëngë së bashku me muzikë të kompozuar nga Flori. Të dy artistët janë lidhur së bashku rreth një vit më parë, kohë kur Soni po përgatiste albumin e saj tek studioja e Florit. Mesa duket orët e gjata të punës i kanë afruar të rinjtë, të cilët ishin miq prej shumë kohësh. Thuhet se në këtë kohë Flori po vuante për një lidhje dashurie e cila sapo kishte marrë fund dhe mbase Soni erdhi në kohën e duhur për të harruar të kaluarën.

Çifti ishte kudo bash- kë, madje edhe në klipin ‘Zig zag’, Flori edhe pse nuk kishte një pjesë të tij, ka pranuar t’i bëjë “kontorno” të dashurës në klip. Më pas filluam që në
publik t’i shohim veç e veç. Flori iu afrua miqve të vjetër të grupit “The dreams”, duke frekuentuar lokalet ku ata shkojnë zakonisht, ndërkohë që Soni u zhduk nga qarkullimi. Çfarë mund të kishte ndodhur me çiftin që shkëmbeu puthje të zjarrta në skenën e “Këngës Magjike”? Miqtë filluan të tregojnë se Soni dhe Flori nuk janë më bashkë, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk pranonte të prononcohej për mediat. Shpesh njerëzit bëjnë profeci pa dashur, për jetën e tyre pasi në një intervistë të pak kohëve më parë, kur një ndarje askush nuk është i fituar. Pak ditë më parë është parë Soni Malaj tek premiera e “Mouline Rouge” e shoqëruar nga e ëma. E nëse në raste të tjera, Soni e mirëpriste aparatin fotografik, këtë herë ka qenë shumë e kujdesshme që të mos i kapnin qoftë edhe një pozë dhe për këtë ka menduar e ëma, e cila nuk linte fotografët të bënin foto. Dhe po atë natë Flori duket se është zbavitur më shumë se ish e dashura, pasi ka qenë me miqtë tek “Lolly Pop”, një lokal që ai e frekuenton gjithmonë. Nuk dukej fare i trishtuar nga çfarë ka ndodhur, madje shumë i qeshur dhe i afruar me vajzat, por ka preferuar që me modelen Skandinava Lala të qëndronte pak më afër.

May 10

Sapo publikuam lajmin se Olsi është i martuar në Londër me një zonjë rreth të 60-ve që punon menaxhere e një banke dhe quhet Margarita, njerëzit që kishin informacion për këtë histori, filluan të na sinjalizojnë për më shumë detaje.
Por më interesanti ishte një set fotografish që na i ka sjellë një person, identitetin e të cilit nuk do ta tregojmë. Ai dispononte këto foto të bëra më 3 mars 2005 në një nga plazhet e SharmelSheik. Ai ka qenë vetë duke bërë pushime dhe rastësisht ka takuar aty Olsin, meqë e njihte që në Tiranë. Bashkë kanë pirë diçka dhe kanë bërë edhe disa fotografi për t’i pasur si kujtim. Djaloshi i ka ruajtur fotot si çdokush që ruan kujtimet e bukura, pa e menduar se do vinte një ditë që ato do të kishin vlerën e një lajmi në gazetë. Siç e shikoni Olsi është në foto me zonjën me të cilën është lidhur në martesë (sipas ish të dashurës, Lusit vetëm për punë dokumentesh). Por nga këto foto duket qartë se Olsi nuk ka bërë thjesht një martesë për efekt dokumentesh dhe gjithçka të mbetej aty, por duket se e ka shijuar këtë lidhje tashmë zyrtare tamam si çdo çift tjetër normal. Mund të kenë qenë duke bërë muajin e mjaltit ndoshta? Nuk e dimë. Gjithsesi, për më shumë detaje për jetën plot surpriza të Olsit, njërit prej banorëve të “Big Borther”, i cili po jeton edhe një histori intensive dashurie brenda asaj shtëpie, do kemi mundësi ta pyesim vetë Olsin kur të dalë.

May 10

ciljetaTë gjithë e njohin si një mis, një këngëtare që vjen nga një skenë bukurie. Në të vërtetë, nuk është aspak e vërtetë. Çiljeta Xhilaga e pohon vetë, duke i shtuar edhe faktin që zanafilla e këtij pasioni gjendet që në fëmijërinë e saj. E “i rrëmbyem” disa minuta nga koha që ajo i kushton çdo ditë vetvetes në palestër në një bashkëbisedim për të zbuluar diçka më shumë rreth të rejave të saj më të fundit. Një javë më parë Çiljeta u vlerësua me çmimin “Best Female” në edicionin e pestë të “Top - Fest”-it. Kënga e saj titullohej “Dorëheqja” dhe si rrallë herë ajo është prezantuar me një këngë baladë. Performanca skenike ishte e veçantë, fakt i cili mbrohet me shumë siguri nga vetë këngëtarja në fjalë. Çiljeta flet për emocionet e saj pas këtij çmimi, marrëdhënien me të dashurin Romeon dhe mikeshën e ngushtë Ingrid Gjoni apo shumë sekrete të tjera të jetës së saj.

Në finalen e edicionit të “Top Fest 5″, u vlerësuat me një çmim, si ndiheni?

Mora atë që më donte zemra. Ndihem shumë mirë, shumë e lumtur me çmimin që mora dhe e vlerësuar njëkohësisht.

E prisje?

Edhe e prisja, edhe nuk e prisja.

Pse kaq e pasigurt?

E prisja se unë isha ndër më të votuarat dhe nuk prisja se konkurrimi ishte shumë i fortë.

Ku e shikonit që ju ishit ndër më të votuarat?

E shikoja tek mesazhet që unë shikoja çdo ditë në emisionin “Top Select”. E konstatoja këtë fakt se më këtë metodë rezultonin si më të votuarit unë Besa dhe Stine.

Po duke qenë kështu, si ka mundësi që Stine nuk mori çmim?

Nuk e di, atë natë ishte vendimi i jurisë, sa i përket ndarjes së çmimeve.

A kishit besim në dorën e jurisë?

Sigurisht që kisha besim. Ata të gjithë janë profesionistë dhe nuk do të kisha arsye për të kundërtën.

Ndihesh mirë me çmimin “Best Female”?

Po, ndihem shumë mirë. Duke marrë parasysh se konkurrimi ishte shumë i vështirë dhe të fitosh një çmim të parë midis atyre kandidaturave, për mua do të thotë shumë sepse këngët që performonin në atë grup ishin të gjitha me emër dhe këngëtare të mira. Gjithashtu edhe më këngë shumë të bukura.

Cilën prej tyre kishit më shumë “frikë”?

Besoj se Soni Malajn dhe Ingrid Gjonin.

Por ju triumfuat përballë tyre, çfarë mendoni se ju veçonte duke ju bërë edhe fituese?

Nuk e di, nuk e di. Nuk mund të bëj dot dallime.

Po diçka është apo jo?

Po mendoj se mund të jetë edhe paraqitja ime skenike, kënga e të gjitha së bashku më kanë dhënë këtë rezultat.

U vlerësuat si femra më e mirë, pse pikërisht këtë çmim dhe jo një titull tjetër?

Po mendoj se është kjo që sapo përmenda pak më lart. Një performancë e mirë, një luk i bukur, kënga po ashtu apo diçka tjetër që jurisë u është dukur më e arrirë, kanë bërë që unë të arrij të marr pikërisht këtë çmim.

Njiheni më shumë me këngë ritmike, prej të cilave keni marrë edhe shumë çmime. Kësaj here me baladë, pse?

Ka qëlluar, nuk është se e kam vendosur unë. Unë në fakt po përgatitesha për një videoklip, por koinçidoi që nuk e realizova dhe mendova të konkurroja në “Top Fest”. Rezultova e suksesshme dhe kjo më bën të ndihem akoma më e lumtur.

Çiljeta me fustan të gjatë, nuk ju kishim parë ndonjëherë…

(qesh) Po, në fakt kënga është një baladë dhe unë kurrsesi nuk mund të dilja me një fustan të shkurtër. Ruajta linjat e edicionit të parë në “Top Fest” dhe jam munduar që unë t’i përshtatem këngës dhe të isha më në brendësi të saj. Meqë kënga fliste për dasmat, synimi ishte të paraqitesha sa më thjesht, sa më bukur apo sa më engjëll, kur i thonë.

Qëndrojmë pak këtu. Mbaj mend që ka qenë edhe një herë tjetër që keni prezantuar një këngë baladë, që titullohet “Lamtumirë”, por në skenë ishit me mini…

Po, ajo është një baladë pak më alternative. Nuk ishte kaq e trishtuar, jo kaq e dhimbshme. Kënga “Lamtumirë” është lançuar me rastin e Shën Valentinit dhe kishte një tjetër episod, ishte diçka më ndryshe në përmbajtje dhe subjekt. Është pothuajse krejtësisht ndryshe këngës sime të fundit.

E kujt ishte ideja e këngës?

Kompozitori i këngës dhe orkestrimin e ka krijuar Flori Mumajesi, ndërsa tekstin Aida Bajraku.

Po për paraqitjen tuaj skenike kush është kujdesur?

Jam kujdesur vetë për të gjitha, ndërsa krahët e engjëllit ishin të porositura në Shkup. Koreografia ka qenë e Albi Nakos.

Na fol pak për këngën!

Është një tragjedi. Flet për një çift që tërheqin dasmën ditën e martesës, ashtu siç e thotë edhe vetë teksti, “një funeral në vend të kambanave të dasmave…” është diçka e trilluar, jo e përjetuar nga unë.

Keni marrë shumë çmime. Mendoni se keni përfituar më shumë nga bukuria?

Besoj se jo. Mendoj se ka ikur ajo koha kur njerëzit thoshin që Çiljeta e bukur, e bukur, sepse u bë kaq kohë që ata vetë e kanë parë që veç bukurisë që më ka falur natyra edhe kam punuar shumë. Dhe kjo besoj është vënë re më së miri në klipet që kam paraqitur, aq më tepër ku prurjet e mia sa vijnë dhe janë akoma edhe më rezultative. Këtë unë e cilësoj një rritje karriere dhe jo bukurie. Unë premisat i kam pasur që në këtë moshë. Kam kënduar live që në vitin 1999 në “Këngën Magjike”, në Pallatin e Pionierit, nëpër festivale të ndryshme, por unë thjeshtë e kam lënë mënjanë dhe fakti që unë jam njohur në fillim më shumë si miss ka bërë që të bjerë më shumë në sy bukuria sesa vlerat mia.

Po të mos ishte Çiljeta kaq e bukur, a do të ishte këngëtare?

Kaq e bukur? Nuk e di. Mund të them që bukuria më ka ndihmuar shumë. Por dua të shtoj se unë gjithmonë kam qenë e apasioniar pas muzikës edhe para se të identifikohem në skenë si bukuri. Unë para që se të njihesha si një miss, kam kënduar nëpër festivale të ndryshme. Pra, kam që në moshë të vogël që ngjitem në skena muzikore, si këngëtare. Bukuria pastaj në të gjithë botën po ndikon shumë sidomos shoubiznesi sot po ecën akoma edhe më shumë, përmendim këtu Britney Spears, Jennifer Lopez etj. Të kesh shumë bukuri dhe pak talent dhe vokal të mjaftueshëm për të kënduar, do të ecësh. Sigurisht edhe duke punuar me zërin për shumë kohë vetiu vjen një pjekuri e vokalit, interpretim të të kënduarit gradualisht.

Pak më lart ju thatë që bukuria ju ka ndihmuar shumë, por ajo është e përkohshme. Çfarë do të ndodhë kur të plakesh?

Unë nuk mendoj se bukuria është e përkohshme. Edhe kur je 50 vjeç mund të jesh e bukur, siç janë shumë femra duke filluar që nga Sofia Loren, etj. që janë shumë të mbajtura. Por kjo varet nga përkushtimi kundrejt vetes. Mund të jesh e bukur, mund të ruash talentin, por mbi të gjitha varet edhe se sa punon. Po dite të punosh, edhe më pak talent mund të bëhesh një divë.

Çiljeta një nuse, më jep një koment?

Nuk është hera e parë që unë vishem si nuse. Kjo është hera e dytë pas rastit të parë në vitin 2000 ku dhe jam cilësuar si modelja më e mirë.

Hera e tretë do jetë e vërteta?

Hera e tretë do jetë e vërteta.

Kur mendoni se do të jeni një nuse prej vërteti?

Se di, unë jam vetëm 23 vjeç dhe është edhe herët për ta menduar. Por për mua një ndër planet kryesore është familja. Dua të krijoj një familje timen, por kur të jetë koha e përshtatshme.

Si e imagjinoni familjen tuaj, meqë ra fjala?

E imagjinoj me një bashkëshort ideal dhe me jo më shumë se tre fëmijë. Do të më pëlqente të kisha dy binjakë dhe një fëmijë tjetër.

Si po ecën lidhja me Romeon? A e shikoni atë si bashkëshortin tuaj ideal?

Lidhja po ecën shumë mirë, po bëjmë tre vjet tashmë. Sa i përket pyetjes suaj, pse jo të mos jetë ai bashkëshorti im ideal, përderisa e kemi kaluar atë fazën më të vështirë të një lidhjeje që është pas një viti. Pas kësaj periudhe dashuria për njëri-tjetrin ka ardhur duke u rritur kështu që nuk i dihet. Veç kësaj mund të shtoj edhe faktin tjetër që zënkat tona nuk mund të zgjasin jo më shumë se 5 ditë dhe kthehemi tek njëri-tjetri shumë shpejt do të thotë shumë apo jo.

Zakonisht, cili prej jush është autori i zënkave?

Zakonisht jam unë ajo që gërricem e para gjithmonë. Ai është më serioz dhe i mbetet hatri më shpejt. Por pajtohemi shumë shpejt dhe hapin e parë e përgjithësisht e hedh ai që e ka fajin.

Mediat e kanë bërë shumë të madhe lidhjen tuaj me Ingrid Gjonin, çfarë ju lidh bashkë?

Është thjesht miqësi. Jemi shumë të kundërta dhe kuptohemi shumë mirë me njëra-tjetrën, qoftë edhe një shikim. Na bashkojnë po ashtu edhe bashkëpunimet, dueti në këngë, koncertet e përbashkëta. Kemi pasur shumë sukses të dyja bashkë dhe kjo e ka thelluar më tepër miqësinë tonë dhe atë familjare.

Meqë ra fjala, di që jeni duke bashkëpunuar për një këngë dhe klip të ri së bashku me Ingridin dhe di që titullohet “Puçi, Puçi”, si po ecni me të?

Deri tani mirë. Pritet të dalë në qershor, për shkak të kohës.

Çfarë është kjo këngë?

Është një këngë shumë ritmike. Bëhet fjalë për historinë e dy vajzave që duan të njëjtin djalë i cili “puç” (fjalë përkëdhelëse) herë njërën, herë tjetër. Dhe në fund që të dyja i vëmë shqelmin dhe nuk e duam fare (qesh).

Çiljeta, në çfarë viti jeni në shkollë?

Jam në vit të katërt dhe studioj për Shkenca Politike.

Pedagogët janë ankuar që nuk shkoni në shollë, kaq shumë jeni e angazhuar?

Në fakt këtë vit edhe unë ia kam varur pak shkollës, sinqerisht për shkak të shumë impenjimeve. Por besoj se do të shtyhet pak diploma për shkak të provimeve, por që kjo nuk përbën ndonjë problem. E rëndësishme është që diplomën ta marr me nota të mira dhe jo me pesa apo me shtata.

Sa lëndë të mbartura keni?

Shtatë. Por tek shkolla ime stazhi nuk funksionon më dhe unë mund t’i shtyj provimet deri në afatin që unë dua dhe të marr diplomën atëherë kur të shlyej provimet që kam për të dhënë.

Më mirë dy orë më shumë leksione dhe më pak këngë apo anasjelltas?

Për momentin më nevojitet më shumë këngë dhe pak leksion, sepse është koha më adapte për mua dhe është kulmi im i karrierës, të cilin nuk mundem ta humbas. Unë nuk mund të jem më 23 vjeç, ndërsa dy orë leksion mund t’i bëj edhe pas dy-tre vjetësh. Shkollën mund ta bëj atëherë kur nuk jam e ndikuar nga familja duke ma përsëritur shpesh herë, kur e kam mbledhur mendjen, kur nuk jam e ndikuar nga opinioni i të tjerëve që duhet të mbaroj se s’bën një shkollë, dhe atëherë kur unë vërtetë e kam të nevojshme të studioj me dëshirë në një degë të caktuar se sa me obligimin. Shkolla pret, ndërsa karriera jo, nuk mund ta bëj atë pas shumë vitesh. Sigurisht që unë nuk do të rri edhe gjatë kësaj kohe, por mendoj të studioj shumë, bashkë me shumë gjuhë të huaja.

May 6

Besa KokedhimaBesa është shpallur fituese e edicionit të 5-të të “Top Fest”, festivali më i madh i muzikës moderne shqiptare. Fjala është pikërisht për Besa Kokëdhimën, një këngëtare e afirmuar vitet e fundit haps pas hapi, e cila njëherësh fitoi dhe çmimin e më të votuarës në internet. Ajo u përfaqësua në këtë edicion me një ndër baladat më të bukura të dashurisë të titulluar “Engjëjt vrasin njësoj” duke iu bashkuar kështu dy baladave fituese në edicionin e dytë dhe të tretë, interpretuar nga Alban Skënderaj, e në të dytën së bashku me “Kthjellu”.

Më çmimin e madh, Besa Kokëdhima, ka futur në xhep dhe çekun prej 10 mijë eurosh që jepet për këtë çmim. Por, më tepër se vlera e madhe financiare e çmimit të parë, të triumfosh në “Top Fest”, do të thotë të afirmohesh si “yll muzikë” në rrafshin mbarëkombëtar, kudo ku këndohet shqip. Kështu ka ndodhur pothuajse më të gjithë fituesit e edicioneve të mëparshme, ku njëri prej tyre madje, siç ishte Alban Skënderaj, erdhi nga një anonimat i plotë e me dy çmime të para në dy edicione radhazi, arriti të kapë majat e suksesit. Po kështu dhe me fituesin e parë Stine, apo me Greta Koçin, që jo se vinte nga anonimati apo ishte pak e njohur, porse me triumfin në “Top Fest 4″, i vuri vetes një kurorë suksesi që nuk e kishte pasur gjer atëherë.

Por ç‘ndodhi ne naten finale

Festa e madhe e muzikës nisi me një sfilatë mbi tapet të kuq të të gjithë protagonistëve të skenës së “Top Fest”. Rreth tyre fansa të shumtë, të cilët i shihnin e i preknin nga afër, duke këmbyer përshëndetje, komplimente e autografe. Ishte kjo një gjetje e organizatorëve të spektaklit të madh që shërbeu si një “nxehje” për atë që do të ndodhte më pas në skenë.

Dyshja Albana & Ledioni udhëhoqën për më shumë së tri orë emocionet e finales, duke lançuar këngëtarë e çmime, me një rrjedhshmëri e elegancë tipike rinore. Ndërsa zgjidhja skenike e vendosjes së tyre ishte tejet origjinale. Ata drejtonin nga një miniskenë të veçuar nga skena e madhe; një tip ballkoni, ku aty ftonin dhe fituesit e çmimeve, ndërsa skena u përkiste vetëm interpretueseve. Ritmika e lartë e spektaklit, performanca e shkëlqyer, vulosën dhe njëherë faktin se “Top Fest” ka kapur standardet e një lloj show të përmasave MTV.

Duke u kthyer prapa në kohë, tashmë shohim një “Top Fest”, i cili është aq origjinal si event muzikor dhe i pakrahasueshëm për nga performanca, organizimi dhe madhështia. Sepse i është kushtuar rëndësi çdo aspekti e çdo detaji. Janë këngët në vetvete, të cilat përfshijnë çdo rrymëë që lëvrohet sot në botë; janë interpretuesit që vijnë nga të gjitha trojet shqiptare, si dhe interpretimet që u përkasin shumë stileve e ngjyrave vokalistike; është ana teknologjike me sistemin audio, figurën, ndriçimin e regjinë, që e kanë bërë “Top Fest” si një ndër eventet muzikore më spektakolare në ekranet shqiptare; është skenografia, me një lojë fantazie e kombinacione formash e ngjyrash nga më të larmishmet; e në fund është lloji i organizimit të këtij eventi që e shndërron atë në një festë muzikore që shtrihet në disa muaj. Në 5 edicione, “Top Fest” është shndërruar kështu në spektaklin më të madh muzikor në hapësirat shqipfolëse. Këtë e ka treguar audienca e jashtëzakonshme, netët finale, si dhe pjesëmarrja po e jashtëzakonshme e këngëtarëve për të qenë protagonistë në “Top Fest”.

Çmimet e tjera që u dhanë mbrëmë në “Top Fest”
Best New Art- Shpat Deda

Best Pop & Rock-Upstreew & Kelly

Best Alternative-Linda në botën e çudirave

Best Hip & RNB-Viagra dhe Skillz

Best Female-Çiljeta

Best Male-Gledi dhe Gent Bushpepa

Best Song-Hana

Best Interpret-Teuta Kurti

Best Grooup-Cody

Best Video-Aida Hana

Vodafone Club-Ngroba

Digitalb-Vesa Luma

TAR-Vitmar Basha

Internet-Besa

May 4

Shpat KasapiKëngëtari i famshëm shqiptar nis një karrierë brilante në Greqi. Pasi është prezantuar për herë të parë para publikut grek në ditën e Shën Valentinit në ekranin e kanalit më të madh grek, “Antena”. Eshtë po ky kanal që ka ftuar përsëri yllin e muzikës shqiptare, Shpat Kasapi për të kënduar disa nga kënget e tij më të suksesshme, përpara teleshikuesve grekë. Ka qenë vetë bukuroshja Eleonara Meleti, show-girl i kanalit më të madh grek “Antena”, e cila ka preferuar që menjëherë pas festave të Pashkëve greke në studion e saj të ketë të ftuarin special Shpat Kasapi.

Kjo dashuri mes këngëtarit dhe prezantueses së kanalit më të madh grek ka ardhur pas një mundësie të krijuar disa muaj më parë nga korrespondenti i “Panorama”-s në Greqi, i cili kryen dhe marrëdhëniet publike të Shpat Kasapit, duke e promovuar fuqishëm yllin e popit shqiptar në tregun mediatik grek. Bukuroshja greke me miliona fansa është “çmendur” me bukurinë dhe zërin e bukuroshit shqiptar, Shpat Kasapi. Më datën 29 prill këngëtari shqiptar ka qenë i ftuar special i emisionit të mëngjesit “Proino kafe” të drejtueses Eleonora Meleti, e cila nuk ka nguruar që të shprehte përpara miliona teleshikuesve grekë simpatinë që ka ndaj këngëtarit shqiptar, duke e cilësuar si një mashkull ideal me një zë brilant dhe shumë të zgjuar. Një ditë pas paraqitjes së tij në kanalin grek, më 30 prill Shpati ka dhënë një koncert për emigrantët shqiptarë në port- in e Pireut në restorantin “Hetion” së bashku me këngëtaren e suksesshme të muzikës së përpunuar labe, Poni. Duhet kujtuar se dhe në prezantimin e tij të parë para emigrantëve shqiptarë në Athinë, në ditën e Shën Valentinit, Shpat Kasapi u ndje i mrekulluar kur pa që salla ishte e tejmbushur por dhe qindra të tjerë nuk arritën të siguronin biletën që ta shikonin nga afër. Gjatë gjithë koncertit, talenti i ri i muzikës shqiptare ishte rrethuar nga dhjetëra fanse, të cilat kërkonin që të merrnin autografe nga dora e tij, si dhe të bënin fotografi me aparatet e celularëve. Jo pa qëllim, edhe shtëpitë më të mëdha diskografike greke duke parë popullaritetin që ka krijuar Shpat Kasapi kanë treguar interes për të bashkëpunuar me artistin shqiptar. Sipas bukuroshes së televizionit grek Eleonora Meleti, Shpati mund të bëhet më i lakmueshmi dhe më i adhurueshmi për publikun grek me paraqitjen skenike që ka, por mbi të gjitha me zërin dhe bukurinë që ia ka dhënë natyra. Kjo bën që mijëra fanse greke të adhurojnë yllin shqiptar dhe pse jo që kjo është hera e parë një shqiptar pushton zemrat e publikut grek, duke i hapur një karrierë të re, me qëllimin për të kapur majat e elitës së muzikës greke.

May 4

Sarah Jessica ParkerYlli i serisë “Sex and the City”, Sarah Jessica Parker, ka disenjuar një koleksion personal rrobash për shtëpinë e modës “Steve and Barry” dhe me këtë i është bashkëngjitur kolegeve të saj Kate Moss, e cila ka disenjuar për “Top Shop” apo Penelope Cruz për “Mango”.

Koleksioni mban emrin “Bitten” dhe përfshin: jeans, fustane, triko, xhemperë, dorëza, këpucë dhe veshje të brendshme. Secila nga këto prodhime mund të blihen për vetëm 4.50 funte ose më pak. Sarah deri tashti ka pasur disa oferta për bashkëpunim në fushën e modës. “Asnjëherë nuk kam dëgjuar më parë për “Steve and Barry” dhe as që e kam ditur se ekziston, por më ka pëlqyer ideja dhe është kënaqësi të punosh me njerëz të tillë”, ka deklaruar Sarah.

« Previous Entries