Adrian Gaxha në “Eurovizion”

Ka mbaruar finalja e Festivalit të Shkupit dhe trioja Tamara Vrcak dhe Adrian Gaxha janë shpallur fitues të këtij festivali me këngën “Vo ime na Ljubovta”, duke marrë një total prej 24 pikësh. Duket se këtë herë suksesi i ka prirë Tamarës dhe Adrianit, të cilët kanë konkurruar edhe më parë në këtë festival, por kanë arritur të kualifikohen në vend të dytë (Tamara në 2007 dhe Adriani në 2006). adrian gaxhaNdërkohë, Gaxha dhe Vrcak nuk janë të huaj për njëri-tjetrin, pasi një prej hiteve të vitit të shkuar në Maqedoni, “Magjia”, ishte një bashkëpunim i dy artistëve. Fatkeqësisht dhe çuditërisht, një prej pretendentëve kryesorë, Tuna, u rendit në vendin e shtatë, gjë që habiti jo vetëm fansat e këngëtares. Them çuditërisht, sepse në momentin që ajo do të dilte të këndonte, ndodhën disa probleme teknike: iu fik mikrofoni dhe gjatë këngës dukej sikur këngëtarja po stononte, thua dikush po e sabotonte? Do ta mësojmë së shpejti… “Eurovision” duket se do të jetë shumë interesant këtë vit, për faktin që në natën e dytë seleksionuese do të ngjiten në skenë dy shqiptarë: Adrian Gaxha dhe Olta Boka.

2 Responses

  1. sara Says:

    adrian jeni me te miret te uraj shuuum fat ne eurosong sa per olten nuk ban fare

  2. sara Says:

    adrian je me i miri olta boka zban fare bre

Leave a Comment

Please note: Comment moderation is enabled and may delay your comment. There is no need to resubmit your comment.