Apr 26

Ndonëse pop këngëtarja Madonna mohon që lidhja me Guy Ritchie është funksionale, ajo ka blerë një banesë për 1 milion dollarë në New York me mbiemër të vajzërisë. “Është intrigues fakti se ajo ka blerë banesën me mbiemër të vajzërisë, Madonna Ciccone dhe po shkon nga kriza në martesë”, ka shkruar Braden Keil në „New York Magazine”. Megjithëkëtë Madonna është duke u radhitur në majat e toplistave botërore.

 

Madonna

Apr 26

ciljeta,ingrid gjoniDisko “New Calvin” të shtunën e kaluar kishte të ftuara speciale këngëtaret Çiljeta dhe Ingrid Gjoni. Vajzat kanë ekzaltuar diskon me performancat e tyre dhe me veshjet supermini të cilat padyshim që kanë bërë të lumtur klientelën meshkuj. Vajzat kanë kënduar deri në orët e para të mengjesit në një disko të mbushur plot e përlot me njerëz. Nuk diskutorhet që kjo ëhstë një periudhë e artë për Çiljetën edhe Ingridin të cilat mbeten gjithnjë në qendër të vemendjen për jetën e tyre artistike por edhe për atë jashtë këngës. Që të dyja nuk mungojnë në të gjitha kompeticionet artistike, por edhe nëpër koncerte dhe spektakle të ndryshme. Kjo është arsyeja që dy vajzat janë gjithmonë prezente në faqet e gazetës tonë.

 

Marre nga PanoromaPlus

Apr 26

Alberie HadergjonajJanë sërish bashkë. Dhe kjo konfirmohet më së miri nga fotot që ka sjellë paparaci ynë. Në darkën e inaugurimit të një lokali në Tiranë, Albëria është shfaqur në krah së të shoqit, më në formë se kurrë. Duket se vendimi për t’u rikthyer së bashku, ka bërë të lumtur Mentorin dhe Albërien. Dhe në fakt, është e kuptueshme, pasi çifti ka një jetë së bashku. Janë njohur që fëmijë, duke vendosur të lidhin jetën së bashku. Që të dy kanë bërë dy vajza dhe thuhet se, edhe vajzat kanë qenë një shtysë më shumë për t’u ribashkuar. Burgosja e Mentorit e tronditi lumturinë e tyre, por jo martesën. Nuk dimë se çfarë ndodhi, por menjëherë mbas daljes së tij nga burgi, çifti vendosi të ndahet. Këtë lajm na e konfirmon vetë Albëria. Vetëm pak muaj më pas ata vendosin të ribashkohen.

Apr 26

U bënë dy javë, që ajo ka dalë nga shtëpia e “Big brother” megjithatë vazhdon të jetë po aq interesante për mediat. Jo vetëm për marrëdhëniet, që ka ndërtuar me banorët që tashmë janë shtëpisë, por veçanërisht edhe për lidhjen e saj me Polin, banorin, që vazhdon të mbetet në shtëpi. E kemi fjalën për Inën, që tani ka hequr bishtalecat dhe në kokë mban një kapele sportive. E gjejmë zakonisht tek “La voglia”, ku mblidhet shpesh me mikeshat e saj, një prej të cilave është edhe Lusi, ish e dashura e Olsit. Ndërsa ende nuk është kthyer në punë, duket se Ina ka rigjetur normalitetin e jetës, që kishte përpara se të hynte në shtëpi. Me ndryshimin, që tashmë njerëzit kthejnë kokën dhe reagojnë kur e shohin në rrugë.
Sa je rikthyer në normalitetin e jetës, pas daljes nga shtëpia?
Vështirësia e vetme ka qenë në rregullimin e orareve të gjumit. Nga ana tjetër për ditët e mia brenda shtëpisë kam marrë kompensimin më të mirë, që ishte reagimi pozitiv dhe vlerësues i njerëzve kur më shohin në rrugë.
Si mbeten marrëdhëniet me banorët e tjerë, tashmë pas daljes nga shtëpia?
Kam marrëdhënie shumë të mira me Visin dhe Junën me të cilët dalim çdo fundjavë. E sigurisht miqtë e mi mbeten Poli dhe Visi.
Po me Ildën?
Debatet me Ildën i lashë brenda në shtëpi. Ne nuk kemi asgjë të përbashkët për të qenë shoqe ose mikesha jashtë shtëpisë.
Tani, që jeni të dyja jashtë, keni folur rreth Polit?
Kemi qenë në një drekë të organizuar nga “Big brother” para disa ditësh të gjithë banorët, që kemi dalë nga shtëpia. Ildës i thashë se gjithçka mbeti atje dhe nuk do t’i kthehem sërish.
Të merr malli për Polin?
E thashë edhe atë ditë, që do të më marrë malli. E ndiej mungesën e tij. Mes meje dhe Polit kishte një feeling, që nëse do të rrija më gjatë në shtëpi do të kalonte në dashuri.
A ndikoi Ilda në largimin mes teje dhe Polit?
Ilda kishte hyrë aty me një strategji për të më zënë vendin tek Poli dhe Visi, por ishte shumë e vogël për të goditur diçka të madhe. Jashtë Ilda është askushi, ndërsa sjellja e saj në shtëpi ndikoi negativisht tek të gjithë banorët.
Po në marrëdhënien tënde me Visin, ka pasur diçka më shumë se sa shokë?
Visi është një mik shumë i mirë, të cilin e dua shumë, por vetëm kaq.
Po nëse të themi, që Visi ka një foto në të cilën është duke u puthur në buzë me Ildën, do të vinte keq?
Jo, secili ka jetën e vet.
Për Inën mësojmë, që momentalisht nuk ka lidhje, por ka pasur një lidhje me një person publik. Mund ta dimë emrin e tij?
Është i parëndësishëm për mua. Kur diçka mbaron nuk ka asnjë vlerë të përmendet.
Familja jote e ka miratuar qëndrimin tënd në shtëpi?
Ata janë krenarë për sjelljen time, vetëm se janë ndjerë keq kur më shihnin të qaja.

Apr 26

Aha, ju jeni të Panoramës, ju që më nxorët në foto sikur jam lesbike”, - na drejtohet Ilda sapo ne i telefonojmë dhe i kërkojmë disa prononcime për gazetën. Dhe atëherë kur ne mendojmë se ajo do hezitojë të përgjigjet, në fakt gabohemi pasi Ilda me shumë thjeshtësi dhe dashamirësi i përgjigjet pyetjeve tona për të cilat padyshim ka kuriozitet lexuesi, sidomos ata fansa të spektaklit të famshëm “Big Brother”. Kujtojmë që Ilda edhe pse ndenji shumë pak në shtëpi, arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen dhe performacën e saj. Grindja me Mardiolën i kushtoi humbjen e lojës. Por padyshim Ilda nuk është nga ato tipa që mund të kalojë në harresë. Madje për të ka gjithmonë kuriozitet.
Përshëndetje Ilda, si po e kalon tani që u bënë gati dy javë jashtë shtëpisë së “Big Brother”?
Shumë mirë. Tani po jetoj në Tiranë dhe kam mundësi të rri me miqtë që kam këtu.
Atëherë ke vendosur të jetosh këtu dhe të mos largohesh më për në Amerikë?
Nuk e kam vendosur akoma por mendoj se më duhet të shkoj. Nëse vendos që të mos rri për të jetuar, më duhet të paktën të mbaroj shkollën. Unë kam ndërruar disa herë degë dhe tani e kam vendosur përfundimisht që të vazhdoj për shkenca politike mirëpo mendoj se është mirë që atë shkollë ta bëj andej pasi shkollat në Amerikë janë tjetër nivel.
Pra mund të bëhesh politikane nesër?
Unë di që kurrë nuk duhet thënë kurrë, por nuk e besoj sepse nuk më pëlqen. Më shumë më tërheq diplomacia dhe mendoj se nesër do bëhem diplomate.
Tani kalojmë tek pyetja që i kuriozon të gjithë, ç’ne ti me ato foto duke u puthur në buzë me vajza?
Në fakt ato foto janë pjesë e albumit tim të cilat unë vetë i kam hedhur në internet. Edhe pse në Shqipëri ka mentalitet shumë paragjykues, mund t’ju them se nuk jam lesbike. Ato janë foto artistike. Në foton që unë jam duke puthur në buzë një vajzë, ajo është një modele por shqiptare, ndërsa të tjerat janë shoqet e mia. Për pak kohë unë kam studiuar për gazetari dhe fotografi dhe në atë kohë unë eksperimentoja shumë me fotot. Por iu siguroj se vetëm këtu ato foto mund të komentohen si lesbike pasi jashtë shihen si diçka shumë normale.
Ti u mërzite kur dole nga shtëpia e “Big Brother” dhe more vesh për publikimin e këtyre fotove?
Jo, pasi unë nuk i marr asnjëherë seriozisht këto gjëra duke patur parasysh mentalitetin këtu. Thjesht mendova për prindërit dhe njerëzit e mi, doja që ata të mos mërziteshin.
Në fakt si kanë reaguar njerëzit për këto foto?
Ç’të të them, shumë veta e kanë marrë seriozisht dhe në fakt nga njëra anë më keni prishur punë, pasi tani kanë filluar të më ngacmojnë edhe femrat. Por unë jam e vendosur në shijet dhe preferencat e mia drejt meshkujve.
Prandaj puthe gjithë ata djem në pub të shtunën e kaluar (përfshirë edhe Visin) që të na bindje që nuk je lesbike?
Jo, jo, puthjet me djemtë në pub ishin thjesht për gallatë. Visin e kam shumë shok asgjë më shumë.
Armand Peza një nga regjisorët e njohur dhe i ftuar fiks tek spektakli “Big Brother” të ka komentuar si “Olsi versioni femër” ku nënkuptohet se ti kishe hyrë aty për të gjuajtur meshkujt. Në fakt ashtu dukej, ishte një strategji e jotja apo thjesht ajo është një sjellje normale për ty?
Mandi ka mendimin e vet dhe kjo pak më intereson, por e vërteta është se unë nuk e konsideroj veten si Olsi femër në atë shtëpi, as ndonjë strategji nuk kam përdorur. Unë jam natyrë e dashur dhe përderisa kisha hyrë aty për të jetuar me ata njerëz, normalisht që do afrohesha me ta. Pastaj duke qenë e re në atë shtëpi, mua mu sulën çunat.
Një nga banorët e “Big Brother” që ka dalë jashtë tregon se ti ke tentuar t’i futesh Polit në dush, por ai nuk ka dashur. A është e vërtetë?
Nuk e mbaj mend ta kem bërë por di të them se në atë shtëpi ka shumë dyshe që kanë bërë dush bashkë.
Mendon se do të kesh një karrierë në televizion, mbas kësaj eksperience?
Unë ua kam shprehur dëshirën drejtuesve të “Top Channel” që do të më pëlqente të bëja karrierë në televizion, mbase si prezantuese. Nuk di të them diçka konkrete tani. Do presim.

Apr 25

Jennifer LopezKëngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, do të jetë yll i një reality show, ka bërë të ditur rrjeti televiziv TLC. “JLO është një yll bote, që po dominon në muzikë, modë dhe film”, ka dhënë arsyetimin për këtë angazhim Angela Sapiro-Meits, drejtoreshë e TLC-së.

Në këtë emision do të prezantohen edhe pjesë nga jeta private e JLO. Xhirimi i emisionit ka nisur, kanë bërë të ditur drejtues të këtij rrjeti televiziv, ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë të saktë se kur do të transmetohet ky reality show.

Apr 25

Besarta me Julindën janë në kuzhinë, duke pritur të piqet revania. Besa i thotë Julindës se në këtë pikë ajo mendon se stresi i nominimit të parë sidomos, por në përgjithësi, të bën të bësh gjëra, por pa e ditur se do të gjykohesh për to. Besa është e çuditur që Romina dhe Najada s‘e kanë ndryshuar mendimin për të. Ajo thotë se ata i akuzojnë që janë të mbyllura, por nga ana tjetër ajo nuk e sheh Julin gjithë ditën. Ajo thotë se gjithë ditën ajo ka ndenjur me Olsin e me Rominën, dhe prapë ata i thonë se ajo është më e lidhur me Julindën. Besa i thotë se kjo është e vërtetë, por jo që ajo nuk u ka dhënë mundësinë të tjerëve ta njohin. Julinda i thotë se nuk ka asgjë të keqe që ato janë më të lidhura me njëra-tjetrën, pasi të njëjtën gjë bëjnë edhe Olsi, Najada dhe Romina. Julinda i thotë se ka një parandjenjë të keqe për veten. Ajo ka frikë se do të dalë dhe ka frikë gjithashtu se në fund të fazës së eliminimit do të jetë ajo me Besën.
Besa mundohet t‘ia heqë këto dyshime, duke i thënë se ato kanë mbetur katër goca, ndaj kësaj radhe duhet të dalë një djalë.
Ato bëjnë parashikimin se nëse del Julinda, Besa me Arbrin do të dalin në nominim. Besarta kujton edhe një herë atë ditë kur Romina, Najada dhe Olsi iu sulën, duke e akuzuar për shtirje.
Ajo u rikthehet edhe pyetjeve mbi reagimin e saj në lidhje me sherrin e Olës dhe Ildës, dhe çuditet se përse vihet në diskutim reagimi i saj, kur ajo u hutua jashtëzakonisht dhe nuk dinte ç‘të bënte dhe nuk e kishte edhe aq shoqe sa të ndërhynte. Besa i thotë Julindës se ajo i ka bërë gati adresat dhe numrat e telefonit, por Julinda i thotë pastaj se ato do të takohen të shtunave, derisa të mbarojë “Big Brother”, diçka që Besa dhe Julinda e kishin harruar fare. Atyre u duket kjo javë si hera e fundit që po rrinë bashkë. Julinda i thotë se duhet të gjejë diçka që t‘ia japë si kujtim, se nuk i dihet.

Apr 24

Nicole KidmanAktorja Nicole Kidman ka mbajtur fjalim në zyrat qendrore të Kombeve të Bashkuara, ku ka kërkuar nga liderët botërorë dhe njerëzit e thjeshtë që të bashkohen në luftën për të përfunduar dhuna kundër grave.

Kidman, e cila është në muajin e shtatë të shtatzënësisë, ka thënë në një konferencë për media se është shumë e zhgënjyer që njerëzit nuk dinë për dhunën që ndodh në botë ndaj grave. “Një nga tri gratë në botë ballafaqohet me dhunë në ndonjë mënyrë apo formë gjatë jetës së tyre”, ka thënë ajo. Aktorja 40-vjeçare, e cila është ambasadore e vullnetit të mirë për UNIFEM-in, ka filluar në këtë mënyrë fushatën e kësaj organizate, të titulluar: “Thuani jo dhunës ndaj grave”.

Apr 23

MetallicaMë shumë se 400 adhurues kanë kaluar një kamping të improvizuar për tri ditë me radhë, duke pritur që anëtarët e bendit “Metallica” të nënshkruajnë autografe për ta. Rokerët e njohur nga hiti i tyre “Nothing Else Matters” kanë pasur një takim me adhuruesit e tyre në Mountain View në California. Dhe adhuruesit me çdo kusht kanë dashur që personalisht të njohin heronjtë e tyre, prandaj qysh tri ditë përpara kanë improvizuar një kamping afër dyerve ku janë dhënë autografët.

“Metallica” nuk i ka zhgënjyer, duke kaluar gjithsej gjashtë orë maratonë të nënshkrimit të autografeve, fotografimit dhe bisedave me adhurues. Anëtarët themelues të bendit James Hetfield, Lars Ulrich dhe Kirk Hammett kanë qenë që nga fillimi në ngjarje, derisa anëtari i ri, bass kitaristi Robert Trujillo, ka arritur më vonë në ngjarje.

Apr 23

Ndërkohë që të gjithë janë të përqendruar te dreka, Julinda me Olsin bëjnë llogaritë se çfarë ka ndodhur më 22 prill. Julinda thotë se më këtë datë ka dalë Juna nga shtëpia. Ndërkohë, Najada me buzën në gaz i afrohet Olsit me nxitim dhe i thotë që ka edhe diçka tjetër që ka ndodhur më 22 prill. Fillimisht ajo e puth në faqe dhe i thotë që sot ata mbushin një muaj që janë të lidhur bashkë. Olsi me shaka i thotë se nuk do të festojnë sot dhe as këndojnë, por Najada e përqafon dhe është e mendimit të hedhin valle. Olsi i propozon Najadës që datën 22 mars duhet ta mbajnë mend. Olsi thotë se sot ata kanë njëmujorin e lidhjes, ndërsa nesër kanë më datë 23 prill bëhen dy muaj brenda shtëpisë, kështu do të kenë dy ditë për të festuar. Olsi u ka propozuar banorëve të tjerë që ta festonte këtë ditë vetëm me Najadën, ndërsa nesër (sot) do të festojnë të gjithë bashkë. Të gjithë banorët ishin dakord me propozimin e Olsit.
Për t‘u siguruar, Olsi pyet edhe njëherë Julindën nëse ajo i ka bërë mirë llogaritjet, në mënyrë që të mos festojnë kot. Në pamundësi për t‘i bërë dhuratë, Olsi gatuan për Najadën dhe kërkon nga “Big Brother” një këngë nga Leonard Cohen, për ta përshëndetur atë.

Aleancat natën

Olsi me Najadën janë duke folur për faktin që Çimi dje mbrojti Besën, sipas tyre, vetëm për të fituar votat e kosovarëve. Vjen Romina, në mes të bisedës dhe pa prezantime hyn direkt në temë. Ajo thotë tërë rrëmbim se Çimi edhe dy javë ka brenda shtëpisë, se tashmë askush nuk i duron dot më thashethemet dhe fjalët e tij pas krahëve. Romina, e ndërgjegjësuar u thotë të dyve se ka u ardhur fundi atyre situatave, kur Shkëlqimi e përdorte Rominën si mburojë për veten e vet.

Ata kujtojnë javën e parë të Shkëlqimit në shtëpi, kur ai ishte tepër i stresuar nga rrengat që i punonin të tjerët. Ata bëjnë plan që t‘i rikthehen stilit të vjetër, lidhur me Shkëlqimin.

Najada, Olsi dhe Romina nuk e durojnë dot Çimin, Besën dhe Julin që nga ana tjetër, duket se janë në të njëjtën anë.

Njëkohësisht, në sallon gjenden të tjerët, duke lozur lojën e imitimeve. Loja zhvillohet e qetë edhe pa ulërimat e zakonshme, po aq kohë sa tre banorët e mësipërm rrinë në kopsht. Më vonë gjenden të gjithë nëpër dhoma dhe bisedat zhvillohen sipas dinamikave të aleancave të rigjetura.

Besa është më e heshtur se zakonisht dhe rri pak më e veçuar edhe në lidhje me Arbrin dhe Julindën. Më vonë ajo e pyet Shkëlqimin se përse nuk shkon të flejë nga dhoma e tyre dhe Shkëlqimi i përgjigjet se sapo të fikë dritat do të shkojë.

Kundra Çimit

Najada është e shqetësuar për Olsin, pasi për të është hera e parë në nominim dhe nuk e di se çfarë mendohet jashtë për Olsin.

Besa nga ëndrra që ka parë, sikur del Romina, është e bindur për të kundërtën, se asaj kështu i dalin ëndrrat. Najada, bashkë me Arbrin dhe Julin flasin për mundësitë e njërit dhe tjetrit për të dalë të shtunën. Edhe Najada është e bindur që nuk do dalë Romina, sidomos pa dalë Shkëlqimi.

Arbri mendon se Romina ka shpëtuar se është sulmuar kot. Pak a shumë të njëjtën gjë mendon edhe Najada, që Romina është mbajtur brenda për inat të Shkëlqimit. Njëlloj mendon edhe Julinda. Najada dhe Arbri flasin kundra Shkëlqimit, lidhur me faktin që flet pas krahëve, që shkakton sherre dhe që ndërhyn te të tjerët. Ata mendojnë se në momentin që ai do të dali në nominim, Çimi del jashtë menjëherë.

Arbri flet për Shkëlqimin, duke thënë se sipas tij, Çimi ka mentalitetin e më të madhit dhe supozon me veten e vet se mund të luajë me të tjerët. Ai përmend shembullin kur Çimi ka nxitur Julindën për t‘iu kundërvënë atij. Arbri thotë se Çimi s‘e ka guximin t‘i thotë atij të njëjtën gjë për Julindën. Najada thotë se këtë lojë të Çimit e dinte, por kohët e fundit i ka ardhur në majë të hundës. Arbri thotë se Çimi është sjellë keq dje me Astritin dhe thotë se e di shumë mirë se do të justifikohet sikur po bënte shaka. Në të njëjtën mënyrë, ata thonë se Çimi është shprehur edhe për Rominën, duke e sulmuar për tiparet fizike.

Janë një sërë historish dhe detajesh nga e kaluara, që rikthehen në tavolinën e debatit lidhur me Çimin. Tashmë atij po i përgatitet nominimi. Është shumë i ndërgjegjshëm për këtë edhe vetë Shkëlqimi, i cili dje ka qenë shumë i shqetësuar edhe i heshtur.

Ai duket sikur po i rrëshqet toka nga këmbët dhe nuk flet, ngrys vetullat dhe kur harron që po mendon, i bie tavolinës me grusht.

Besa ka frikë nga Big-u

Kjo duhet të jetë një frikë patologjike, pasi Big-u i vogël s‘mund t‘i bëjë keq askujt, por Besa ikën me vrap sikur ai të jetë ndonjë pit-bull.

Të tjerët e kanë shfaqur bezdinë nga ky panik që e kap Besën dhe shpesh mundohen ta qetësojnë, duke i thënë se duhet ta kalojë frikën, por ajo thotë se s‘mundet.

Ajo tregon se nga qentë, sado të vegjël të jenë ka frikë dhe s‘do mundet kurrë ta kalojë këtë. Ajo ka frikë edhe nga macet, por ato arrin t‘i trembë, kurse nga qentë ikën me vrap.

Romi i rrëfehet Titit

Zgjohet Romina pas një gjumi të rëndë dreke dhe rri në kuzhinë me Titin që po lan enët duke përgatitur drekën. Titi i thotë asaj se shpesh sjellja e saj nuk i pëlqen, sepse bëhet agresive. Romina i thotë se me atë s‘ka gjë dhe i tregon se ashpërsia e saj është e drejtuar ndaj Shkëlqimit.

Astriti i thotë se sado që dje u nxeh nga fjalët e Çimit, por kjo s‘do të thotë se nuk do t‘i flasë më.

Romina thotë se tashmë këndvështrimi i saj për banorët e shtëpisë ka ndryshuar krejtësisht. Ajo thotë se ka kuptuar shumë gjëra, sesi disa banorë mundohen të drejtojnë lojën.

Ata të dy nisin një debat mbi familjen dhe rritjen e fëmijës në familjet shqiptare. Sipas Titit, fëmija kërkon pak diktaturë nga prindi, por gjyshërit janë ata që i zbusin këto marrëdhënie.

« Previous Entries