Çfarë raporti kanë personazhet të famshëm me vetminë?! Flasin Ernis Çili, Eneda Tarifa, Hygerta Sako
“Vetmia rri kaq shumë me mua, sa më është bërë shoqe e pandarë”, kështu nis një këngë e vjetër franceze. Por edhe për disa syresh mund të kthehet në mikeshën besnike që nuk e tradhton kurrë dhe nuk mërzitet prej tradhtive të njeriut, duke u kthyer në shoqen e jetës.
Nga ana tjetër, jo të gjithë e pëlqejnë vetminë. Disa e kanë frikë. Të tjerët e kërkojnë, që të mund të punojnë në artin e tyre. VIP-at shqiptarë rrëfejnë se çfarë ndodh me ta jashtë ekranit. E njëjta dhomë, i njëjti vend ku rri ulur e sheh atë që e njeh shumë mirë edhe me sy mbyllur, raftet, nuancat e perdes, vazon e vjetër në qoshe dhe të gjitha krisjet që duken mbi të. Mund të ekzaltosh resurset e tua, por dhe të trishtohesh pa fund. Kjo s’është gjithmonë një çështje zgjedhjeje.
Të gjithë e njohin vetminë. Kanë me të marrëdhënie të veçanta: ditarin, ndjenja të kundërta ose dhe të njëjta. Po personat e famshëm, ata që është e vështirë të ndodhen jashtë vëmendjes së të tjerëve, çfarë raporti kanë me vetminë? Lidhur me argumentin në fjalë, Ernis Çili ndjen vetmi për hir të muzikës. Dikur një frekuentues i rregullt i mjediseve të zhurmshme, tani një kërkues i palodhur qetësie. Çdo ditë e Ernisit është aktive, më e gjatë se vetja dhe me një kolonë zanore gati të përhershme që ia vendosin angazhimet e tij. Por kushdo që e njeh Ernisin, e di që ai do që t’i respektohet hapësira që i lë vetes: një apo dy orë për t’u çlodhur, për të qëndruar vetëm, për të medituar. Atij i pëlqen vetmia. Është një gjendje që Ernisin besimtar e lë të mendojë për Zotin, Ernisin kantautor e mbush me frymëzim, djalin e qetë e ndihmon të gjejë veten. “Unë jam i lidhur me vetminë, vetëm atëherë mund të krijoj. Çdo këngë e kam realizuar në vetmi dhe kam shumë kujtime të bukura nga ajo”. Vetmia e pastër atë nuk e shqetëson, përkundrazi, do të donte ta kishte më shpesh gjatë ditës, ku pak kohë i ngelet të zgjedhë spontanitetin, sepse dita i organizohet sipas zgjedhjeve që ka bërë më parë. Ndonjëherë ndodh ta trishtojë ajo, kur e ndjen në formën e një mungese, të një pranie që s’e mbush, të njerëzve që e rrethojnë, por që nuk janë ata që ai do të shohë. “Jam duke punuar dhe gjithandej ka njerëz, zëra e muzikë, por unë e kam mendjen diku tjetër, diku ku s’mund të jem, mendoj për dikë që atë çast s’është aty dhe kjo më bën të ndihem vetëm. Nëse ka diçka që s’e dua tek vetmia, është kur e shoh me këtë sy”.
Këngëtarja e njohur e skenës, Eneda Tarifa, thotë se “e shijon vetminë”. Edhe pse mund të ngjasojë me titullin e një kënge, nuk është e tillë. Po s’jemi shumë larg, se janë fjalët e Eneda Tarifës. Stilit të saj elegant që e ka shfaqur në prezantimet në skenë, i shton diçka të re që i zbulon karakterit: raportin e ngushtë me vetminë. Pa stërhollime, thjesht e pëlqen. “Kam shumë gjëra për t’u marrë me veten dhe vetmia ma mundëson”. Duket si një pikë takimi, që bashkon një veçori të përbashkët të karaktereve të ndryshme njerëzore, por në rastin e saj, ashtu si mund t’u ndodhë edhe artistëve të tjerë, kjo vetmi merr një vlerë më tepër, bëhet katalizator i muzave që gëlojnë, sapo fantazia dhe ndjesitë lirohen nga e përditshmja. Megjithëse e pëlqen, nuk e kërkon vetminë, por rastësisë i lë të lirë çdo rrugë, që kur ta gjejë vetminë diku, t’ia sjellë dhe ajo ta shijojë me ëndjen e vet. I ndodh ndonjëherë të ndihet vetëm edhe mes njerëzve, por e quan këtë si diçka të zakonshme që ndodh sa herë “je me ta, por nuk je me ta”. Është gati e vështirë për të, të kujtojë kur vetmia e ka trishtuar, sepse gjithmonë ka diçka për të bërë, që plotëson me kënaqësi atë gjendje që mjaft të tjerë e barazojnë me trishtimin. Këtë s’e bën aspak me mundim, sepse i vjen natyrshëm një shpirti që lidhjen me vetminë s’e ka të panjohur apo të lodhshme, por relaksuese, të lirë e të dashur.
Fanatikët e spektakleve “Miss Albania” duhet të mbajnë mend që, në çastin e parë të fitores së këtij titulli bukurie, kur Hygerta hodhi hapin e parë në rrugën “Njerëz të njohur”, tha mes emocionesh “Uaaa mami!”. Mund të kuptohej që atëherë, se ajo është një vajzë që ka nevojë për njerëz pranë, por duke biseduar me atë, zbulon se kjo nevojë është më tepër se kaq, dhe kjo përbën mënyrën e jetesës që ajo ka pëlqyer gjithmonë: mes njerëzish, mes zhurmës e gjallërisë. Aty ajo ka ndërtuar që fëmijë raporte të mira me veten, për t’i prishur ato, deri në bezdi e inat me vetminë. “Edhe plazhi më pëlqen me njerëz, edhe lokalet më pëlqejnë të mbushur plot, edhe rrugët i dua me njerëz”, flet ajo për mjediset, por duke treguar në fakt veçorinë e personalitetit të saj. Mërzisë nuk ia ka nevojën, as në çaste të vështira, kur ka nevojë të reflektojë, sepse e bën këtë për mrekulli mes zhurmës e njerëzve, rëndësi ka që ajo mos të ngelet vetëm me problemet e saj. Hygerta zgjedh të qëndrojë vetëm, thjesht kur ka nevojë të qetësohet, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e ditës është bërë për të, që ta ndajë me njerëz. “Vetminë nuk e dua as brenda vetes, as përreth meje”. Gati fobike, ajo shmang demonin e vetmisë me dritën e familjes e shoqërisë. Mërzia më e vogël e ditës, është për të arsyeja më e fortë për të folur dhe takuar njerëzit e dashur. Kështu, vetmia dhe bukuroshja shihen rrallë dhe ftohtë, nuk duhen fare!
Marre nga Panorama
Ashtu sic eshte deklaruar ne mediat belge, ka shume gjasa qe Besnik Hasi te behet zv/trajneri i ri i Anderlehtit ne sezonin e ardhshem. Menaxheri i Anderlehtit, Van Holsbek eshte i interesuar per mesfushorin e Serkel Bryxhit, por nuk ka dashur te bisedoje me Hasin. Kete do ta beje vetem pas kesaj fundjave. Nga ana e tij, Herman Van Holsbek nuk kerkon te perhape konfuzion perpara ndeshjes mes dy skuadrave: “Nuk do te flas perpara ndeshjes, por vetem pas saj. Besnik Hasi ka profilin per te qene zevendestrajner i Anderlehtit”. Mos harrojme se Hasi ka nje kontrate deri ne vitin 2009 me Serkelin dhe se eshte cituar te jete zevendes trajneri i De Boek ne sezonin e ardhshem.
Tre milione sterlina, qe te kembyera jane me pak se 4 milione euro, per t’i thene me ne fund “po” te fejuares Kolin MekLauglin. Kjo eshte shifra qe do te derdhe Ujeni Runi pas kater ditesh plot feste ne Jug te Frances, ku, sipas asaj qe thote “The Sun”, do te zhvillohet ceremonia.
Njera italiane dhe tjetra paraguajane. Te perbashket, vec faktit qe jane yll te bukura, kane edhe ceshtjet e zemres. Flasim per Debora Salvalaxho dhe Klaudia Galanti. E para e ka bere Simone Inzagin te humbase koken, e dyta vellait Pipo. Te dyja tregojne per “Chi” detaje te historise se tyre. Dhe dalin disa diferenca. Mes 22-vjecares Salvalaxho dhe Simones historia ka marre fund. “Nuk isha e dashuruar. Ose me mire, nuk ishte nje histori e rendesishme. U ndame perpara se te nisesha per tek “Ishulli i te famshmeve”. Pata thene se ishim te fejuar, por beja blof. Kisha frike se mos dyshohej per nje histori me Francesko Kokon. Simone u kthye tek une, por jo une tek ai. Jam e re, kam deshire te defrehem. Ai eshte me i madh dhe ka nje djale”. Me mire Mateo Ferrari, tregon Debora. “Qe kur u ndame, nuk kam mundur te dashurohem me. Me te kam nje raport te mire. Sigurisht qe Aida Jespika nuk eshte nje mikesha ime”. Me romantike 26-vjecarja Klaudia. “Pipo eshte nje djale i mire dhe di se si joshet nje femer. Kur e kam njohur, nuk e dija se ishte futbollist. E kam takuar ne nje lokal ne Milano dhe ai u afrua me mua. Pushimet e pashkeve bashke? No Comment. Kam qene ne Milano Maritima, por nuk e them se me ke”.
Tani flet babai. Pas lajmit te bujshem se 400 trendafila i jane dhene vajzes se tij nga ana e Antoni Kasanon, e merr fjalen babai i shtatembedhjetevjecares lojtare vaterpoli nga Nervi. Prindi, i shqetesuar per publicitetin qe mund te demtoje vajzen, nderhyn me sparkate dhe pastron zonen nga dyshimet: “Vajza ime (C.M) dhe Kasano jane vetem miq, tregon per “Secoli XIX”, dhe jane njohur pak kohe me pare ne piceri. Edhe une e kam njohur Kasanon. Me duket nje djale shume simpatik. Dua te theksoj se mes tyre nuk ka asgje, njihen dhe frekuentohen. Eshte nje miqesi ashtu sic mund te jete mes dy femijeve te moshes se tyre. Por nga ketu, e deri te sajesat ka shume hendek”. Ne Nervi keto dite flitet per gje tjeter. Ai e josh si nje xhentelmen i koherave te vjetra, eshte galant, i sjellshem, e pret jashte pishines si dhe jashte shkolles (vajza frekuenton shkollen e mesme). Vetem nje miqesi per babane. Dicka me shume per vezhguesit e zones. Kush do te kete te drejte. Pergjigjen do ta marrim ne tufen tjeter te trendafilave…
Dy vajzat bukuroshe, këngëtaret Çiljeta Xhilaga dhe Bleona Qerreti, kohët e fundit janë parë shpeshherë duke vizituar studion tashmë të njohur “Gramafon Entertainment”, e cila menaxhohet nga Genc Prelvukaj, anëtari i grupit të mirënjohur kosovar “Etno Engjujt”. Genci tashmë ka shkruar mbi 500 tekste këngësh që nga viti 2001, për shumë këngëtarë të njohur, ndër të cilët përmendim: Zanfina Ismajlin, Vesa Lumën, Bleona Qerretin, Dafina Zeqirin, Mirsa Kërcelin, Hekuran Krasniqin, Maciato Band, Ramadan Krasniqin e shumë e shumë të tjerë. Por ja që kësaj liste tashmë i bashkohen edhe dy këngëtaret shqiptare, Çiljeta dhe Bleona dhe lajmi tanimë është bërë publik në internet, në adresën www.thashetheme.com Në fakt nuk dihet nëse dy vajzat simpatike do të kenë një bashkëpunim të mundshëm në një të ardhme shumë të afërt me Gencin, por faktet flasin se po. Këtë e tregojnë më së miri edhe vizitat e shpeshta që po i bëjnë studios së tij dy këngëtaret.
Jennifer Lopez ka nisur që tani të mendojë për kilet e tepërta që ka marrë, të cilat menjëherë duhen humbur. Edhe pse dy binjakët e saj duan që të jetë gjatë gjithë kohës me ta dhe e përkushtuar, Lopez gjen kohë për t’u marrë edhe pak me veten, dhe një ndër prioritetet e saj tani për tani është dieta e fortë që po përgatitet të mbajë. Me shtatzëninë, nga ku lindën Mx dhe Emme, u bë që Lopez të shëndoshet me disa kilogramë më tepër, edhe pse shëndeti ishte brenda kufirit të normales. Nuk bëhet ende e ditur dieta që Lopez do të mbajë, ndërsa disa miq të saj shprehen që ajo ka thënë: “Dua të humb të gjitha kilet e marra. Si shumë vajza të tjera që kanë mbetur shtatzënë e më pas kanë lindur, dua t’i kthehem trupit tim të mëparshëm. Shpresoj t’ia arrij.